Tentuan të trafikojnë për prostitucion një 23 vjeçare italiane, policia prangos tutorin në Tiranë

5 Shtator 2017, 16:22Kronika TEMA

Një 46 vjeçar është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të trafikojnë një shtetase italiane me qëllim shfrytësimin e saj për prostitucion.

23 vjeçarja ka bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës ku më pas efektivët janë vendosur në lëvizje për të arrestuar personat përgjegjës.

Njoftimi i plotë:

Trafikojnë drejt Shqipërisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion shtetasen e huaj 23 vjeçe, me banim në Itali.

Policia ndalon një shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë.

Më datë 04.2017 specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë D.V.P. Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :

– Bardhok Prenga, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor shtetasit :

– M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë.

– M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi shtetasia e huaj, 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e D.V.P. Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga, 46 vjeç,  M.B., 31 vjeç dhe M.Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për  veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje