Vidhet kasaforta e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalëzit. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 03:00 të një ditë më parë.
Në një kompleks turistik janë vjedhur 1.000.000 lekë të reja, prerje në lekë dhe euro. Vjedhja e kasafortës ëhstë bërë me thyerje.
Menjëherë janë kryer veprimet e para hetimore në drejtim të identifikimit dhe kapjen e autorit të dyshuar. Policia ka arrestuar shtetasin Denis Myrteza 23 vjeç, banues në Tiranë, si i dyshuar për grabitjen.
“Mesnatën e datës 05.09.2017 është arrestuar shtetasi i mësipërm, si autor i dyshuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në Tiranë i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e vlerave monetare te vjedhura, 10 000 000 lekë” informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.
Amani,more burra! Mos ka qene kasaforta e Ilitrit apo Saliut e ngelen pa kafshaten e gojes? Bo ,mo mos qofte thene te jete e tyre!
hetoni dhe personin qe i jane vjedhur parate. aty ne gjirn e lalezit jane strehuar hajdutet e LSI te cilet kane ndertuar vila super-luksoze me te ardhurat nga paga ne shtet. ky qe i jane vjedhur eshte nje nga ata ndaj eshte rasti te hetohet nese i ka te deklaruara pao jo dhe burimin e tyre.