Pas Ramës shpërthen Nikolla: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj

5 Shtator 2017, 13:40Kronika TEMA

E propozuara nga Kryeministri për Ministre Arsimini në qeverinë “Rama2”, Lindita Nikolla ka reaguar pas vendimit  të Ramës, i cili tha se me farsën e zgjedhjeve Akademia e Shkencave duhet të gjejë vetë fondet, pasi shteti nuk do ta financojë.

Përmes një statusi në Facebook Nikolla shprehet se…”financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj”.

Postimi i plotë i Lindita Nikollës

Kush e komenton mbrapsht politikisht, mediatikisht apo inatçorisht deklaratën e djeshme të Kryeministrit mbi Akademinë e Shkencave, si një reagim momental, është në rastin më të mirë i painformuar.

Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe ka kërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.

Sidoqoftë, ne kemi vijuar punen tonë ne tri drejtime:

Shkrimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Tekonologjisë dhe të Inovacionit, për vitet 2017-2022;

Përgatitjen e Dokumentit Politik për Reformimin Institucional të Kërkimit Shkencor;

Përgatitjen e Draft-Ligjit të ri per Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin.

Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeministrit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi.

Të njëjtën bindje me kryeministrin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.

Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj.

3 komente në “Pas Ramës shpërthen Nikolla: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj”

  1. artiles says:

    Jam dakord znj. Ministre, po natyrshem me libd pyetja perse ke arritur ne kete konkluzion pikerisht tani qe Kryeministri u shpreh kaq hapur dhe pa dorreza, siç e ka ai stilin?! A keni diskutuar ndonjehere ju me Ajademine e Shkencave domosdoshmerine e reformimit dhe ata nuk ju jane pergjigjur? Personalisht mendoj qe ASH duhet te shkrihet, por nuk ka perse behet reformimi gjithnje sips stilit RAMA: “denigro, shkel me kembe qe te justifikosh REFORMIMIN”. Reformimi duhet te jete nje proces normal, qe zakonisht vjen si rezultat ose nga nxitja dhe presionet e brendshme (qe nuk kane ekzistuar) ose nga nxitja dhe presioni (por jo perdhosje) nga jashte (i qeverise ne kete rast), si dhe duke shprehur vleresimin apo mirenjohjen per aq sa eshte kontribuar.

  2. Drenica says:

    Ne veren e vitit 2014 rastsisht takohem me nje nga akademiket e Malit te zi.
    Une bisedoja ne gjuhen finlandeze me bashkshorten time per mos tna kuptuar malazezet qe jemi ballkanas por ajo zonj mbi 70 vjeqare me ofrohet dhe me pyt çfar gjuhe folni ju i them qe flasim edhe shqip kur duam .
    Me thot mos ke frik nga malazezet sepse ne jemi si ju shqiptaret .
    Ne ate koh ne Gazimestan festonin serbet betejen e humbur ne Fushkosove me thot turp per dy akademi shkencash si ne Prishtin ashtu edhe ne Tiran jane akademi koti dhe thot si ka mundsi qe nuk dalin me libra shkencore per ti tregu botes qe Milos Kopiliqi eshte shqiptar e jo serb dhe vazhdon si ka mundsi qe Sulltan Murati trajtohet si hero nga ju shqiptaret kur ai ka qen vrasesi me i madh i shqiptarve…..

  3. Konti Sbalta says:

    Nderprerja e fondevet nuk eshte zgjidhja dhe nuk duhet te ndodhe. Por ministrja duhet te na bejne te qarte cilat kane qene shkeljet gjate zgjedhjeve te kryera ne akademi , a jane zbatuar te gjitha ato pika te rregullores , ne qofte se ka nji te tille akademija apo ato qe parashikon ligji per akademine ?Ne qofte se ata qe nuk muaren pjese ne votim dhe dalin e flasin e shkruajne tashti , besoj qe nuk kane te drejte se u kane lene dore te lire atyre qe mbeten te bejne si deshen ; dhe ata qe mbeten kembyen vemdet !Kur kjo akademi nuk ka njerez te afte per ta drejtuar si do te bindemi ne se studimet e tyre do te jene te thella , shteruse , shkencore , per te bindur edhe boten ne vertetesine e tyre 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje