Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur dy aksione në qytete të ndryshme për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Kështu sot ka filluar prishja e pesë ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Velipojës, aty ku edhe qeveria e re po mban takimin e dytë informal.
Objektet sipas IKMT, janë nga 1 deri në tre kate, me konstrukt beton arme.
Ndërkohë në Vlorë, në kuadër të projekteve për rikualifikimin urban përgjatë shëtitores dhe vazhdimin e unazës Vlorë-Uji i Ftohtë, do të nisë prishja e pesë objekteve 1 dhe 2 katësh.
Pronarët e këtyre objekteve janë shpronësuar me VKM.