Prezantohet kampioni i botës, Demi: Do jetë një bashkëpunim serioz. Bebeto: Do ndërtojmë një ekip të madh

6 Shtator 2017, 12:10Sport TEMA

Partizani ka prezantuar diten e sotme perpara mediave nje kampion bote si brazliani Bebeto.

Ai mberriti diten e djeshme ne Shqiperi ku u takua me presidentin e Partizanit, Gaz Demi.

Tek Partizani, Bebeto do te jete perfaqesuesi i 15 here kampioneve te vendit per Ameriken Latine.

Roli i Bebetos do te jete i ngjashem me ate qe ka Luaçiano Moxhi ne Europe.

“Përveç futbollit Bebeto është një nga politikanët e rëndësishëm në Brazil. Midis nesh ka një miqësi dhe kemi një bashkëpunim pune që mendoj se do të jetë shumë serioz, qoftë për ekipin e parë apo edhe për akademinë.

Është një eksperiencë e re, pasi në të kaluarën nuk kemi pasur lidhje me Amerikën Latine. Shpresoj që nëpërmjet miqësisë tonë të bëhet një bashkëpunim serioz në të ardhmen. Qe tani zotëria na ka sjellë një lojtar që për pak kohë do e shikoni në fushë.

Për disa arsye teknike nuk do jetë ndoshta në ditët e para. Mendoj që është një talent. Do jetë diçka serioze, jo si menaxherët e tjerë që flasin shumë dhe bëjnë pak”, tha Gaz Demi

Ndersa, Bebeto u shpreh se ai do te jete keshilltari i presidentit Demi dhe synimi do te jete ndertimi i nje akademie moderne.

“Tashme jam nje lojtar i ri i Partizanit. Akademia e klubit do te jete nje investim i rendesishem per te ardhmen. Une do te jem ne rolin e keshilltarit te Klubit.

Si lojtar hyra ne fushe per te fituar dhe te njejten gje do te beje edhe tani dhe premtoj, pasion, dedikim dhe shume pune.

Kam sjell nje lojtar, Uarli, eshte nje talent por aktualisht nuk eshte ne forme te mire. Me kalimin e kohes do te tregoj talentin e tij”, tha Bebeto.

1 komente në “Prezantohet kampioni i botës, Demi: Do jetë një bashkëpunim serioz. Bebeto: Do ndërtojmë një ekip të madh”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje