Të kesh mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri nuk do të thotë të jesh i privilegjuar për të gjetur punë, në krahasim me ato që kanë mbaruar të mesmen.
Ndërsa Juridiku dhe Ekonomiku mbeten zgjedhjet më të preferuara, kërkesat nga tregu nuk duket se përputhen.
Krejt e kundërta ndodh me ata që kanë mbaruar të mesmen, që e kanë më të lehtë të sigurojnë të ardhura.
Të dhënat e Eurostat, që i referohen vitit 2015, tregojnë se Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ku papunësia tek ata me arsim të lartë është më e madhe sesa tek ata me arsim të mesëm.
Sipas Eurostat, 15% e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri janë të papunë, në paradoks me ata që kanë mbaruar arsimin e mesëm, ndër të cilët papunësia është 12%, duke treguar një lidhje të zhdrejtë mes të diplomuarve me arsim të lartë dhe kërkesave të tregut të punës.
Zhvillime krejt të kundërta janë në Europë dhe në rajon.
Në vendet e BE-së, papunësia e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë është vetëm 5%, ndërsa me arsimin e mesëm është 15%.
Në Bosnjë, të papunët me arsim të lartë janë më pak se ata me arsim të mesëm. Papunësia e të arsimuarve me universitet në Bosnjë është 15%, teksa në arsimin e mesëm është 27%.
Raporte të ngjashme janë edhe në vende të tjera.
Në Maqedoni, 17% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsimin e mesëm, kjo plagë është edhe më e thellë, në rreth 30%.
Në Malin e Zi, rreth 9% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsim e mesëm, papunësia është 27%.
Ndërsa Serbia dhe Turqia nuk kanë shumë diferencë në përqindjet e punësimit sipas nivelit të arsimit në Shqipëri.
Në vitin 2015, vetëm dy të tretat (65.6%) të njerëzve të moshës 15-64 vjeç në BE-28 ishin të punësuar, ndërsa kjo peshë u rrit në 70.0% në mesin e njerëzve të moshës 20-64 vjeçare.
Keto paradokse ndodhin vetem ne “Fake Albania”.
ka hyr rrjeti gjysme mesme po pse ta lodhin trurin ,i mer gati nga ty qe je i larte respekt
Hahahahahaha,…gjithmon u kam then injoranteve qe jeni pa-shkolle po nuk me kan besuar.
Udheheqsi juaj eshte fruti i nje populli.
Arsimi juaj pasqyra e ekonomis Shqiptare.
Cdo debat tjeter eshte konsum i kot ndaj fakteve
ALPINI.
Nuk e di se ke quani ju me arsim te larte.apo ato qe kane marre diplomat ne univesitetet private ku mbena dites merrej diploma.ky eshte nje tregues i ketij disniveli.E dyta eshte klientelizmi i shume studentevete cilet edhe pa meritokraci gjente pune.duke ardhur edhe nga universitetet e shkalles se dyte.E treta gjithe keto universitete me gjithe keto kuadro ecnin pa ndonje planifikin.Se si shteti edhe privati kerkojve zanatci.meritokraci .Me e i gjete punes ustain.Se nuk ecet sic e thote populli Une aga ti aga po gomarin kiush e mban.Keto mundet ti quash me arsim te larte por zanatcij jo.
Ndërsa ti ALPINI shko mbaro filloren!!
kjo analize eshte e percipte e ka mundesi te jete i ndonje grupi politik .ata me shkolle te mesme e para mund te jene te kualifikuar per pune te ndryshme e dyta bejne pune qe ata me arsm te larte i refuzojne, e treta ka jashte mundesive te tregut shqipetar te diplomuar me universitet e katerta fryrja e disa degeve te universitetit si juriste sociologe apo lendeve te tjera shoqerore shikoni vene pak per bujqesine,fiziken kimine apo biologjine dmth shkencat ekzakte e ne kete periudhe tregu kekon njerez me kulifikim te larte sidomos ne shkencat ekzakte .e fundit ne shqiperi shteti akoma eshte i dobet,e administrata eshte me shume penguese qe humbet kohen te gjithe qytetareve.arsimi kerkon akoma te reformohet te disiplinohet .te pasurohet me dije te reja sidomos nga fillorja deri ne shkolle te mesme ,ngritja e shkalles se pregatitjes te mesuesve e kujdesi i shtetit per ta
Ata me shkolle te larte, nuk e bejne dot punen qe bejne ata me shkolle te mesme !? Beni shume gabim qe e dekurajoni rinine te arsimohet, me keto brockulla
kjoka ndodhur per faktin se ata me aresim te larte kishin mbaruar vegem 8 vjecaren dhe jo aresimin e mesem; Shkollat shqiptare prodhojne vetem injorance dhe idiotizem dhe asnje gje tjeter positive.doni fakte; shkojeni se si I keni institucionet e shtetit shqiptar,qeverine shqiptare ,parlamentin rrugacerie shqiptare ,mjeksine shqiptare dhe of course policine mafioze shiptare. shteti dhe institucionet shqiptare nuk mund te funksionojne nga injorantet e idiotet,diplloma I digjni dhe shkoni perseri ne shkollen 8 vjecare qe te edukoheni .
Papunesia vjen si rezultat i mungesave te vendeve te punes.Ata qe mbarojne shkollen e larte,detyrimisht e kane mbaruar te mesmen.Nuk ka pune,ndonese rinia po e kerkon ate.