KULISAT/ Marrëveshja e fshehtë me Thaçin që ktheu Pacollin në qeveri: Takimi në bregdetin shqiptar që vendosi fatin e koalicionit të ri

8 Shtator 2017, 17:10Rajoni TEMA

Tashmë është e konfirmuar: Poitikani milioner Bexhet Pacolli, ish presidenti pakditor i Kosovës i shkarkuar nga gjykata kushteuese, njeriu që për tre vite e pak i mungoi parlamentit sepse partia e tij nuk e kaloi pragun e 5%, jo vetëm do të rikthehet në politikën parlamentare, por do të jetë edhe numri 2 i qeverisë Haredinaj. Për të arritur deri këtu, atij iu desh të bënte një kapërcim të paparë ylberi: Tradhëtoi koalicionin me LDK, e Isa Mustafës nga i cili pat deklaraur se nuk do të ndahej kurrë, dhe priti një kohë të gjatë me snsin e tij të theksuar të biznesmenit për të rritur ndjeshëm pazarin. Sot Paria e tij AKR, me vetëm 3 deputetë të artë ( të mjaftueshëm për të bërë një shumicë me 62 -63) vota do të marrë 4 ministri. të jashtmen, të brendëshmen, të ekonomisë dhe të mjedisit.

Vetë, njeriu që u pasurua në oborrin e Jelcinit duke rikonstruktuar Kremlinin do të jetë zv kryeministër dhe shefi i diplomacisë kosovare. Në fakt zëra të besuershën në Prishtinë, bëjnë me dije se e gjithë kriza kosovarë është zgjidhur përmes marëdhënies së ngushtë të Presidentit Thaçi me Pacollin gjatë një takimi të tyre të fshehtë në bregdetin e Shqipërisë. Kjo marrëveshje që i ka siguruar Pacollit, të cilin analisti Enver Robelli e konsideron si një lojtar rezervë në shërbim të PDK-së, 4 ministri me vetëm tre deputetë, e zgjidhi përfundimish krizën kosovar që vazhdon që prej zgjedhjeve të qershorit.  “Kosova arriti të shmangte një krizë që po përsëritej dhe që nuk zgjidhej as me zgjedhje të parakohshme, sepse nuk do të prodhohej asgjë e ndryshme. Një parti mund të rritej, por në kushtet e peshës së partive të tjera, askush nuk mund të bënte qeveri i vetëm. Distanca mes palëve është e madhe. Dhe kriza që do zgjatej pikërisht kur Perëndimi pret që Kosova të bëjë mirë, sepse Serbia po bën mirë, kur pritet një fazë e re në bisedimet shqiptaro-serbe…” ka shkruar në Konica.al, Mentor Nazarko, një gazetar shumë pranë milionerit kosovar.

Dhe kjo ide është hapur gjërësisht. Njerëzit e Pacollit thonë se shefi i tyre e bëri kapërcimin nga një koalicion tek tjetri për hir të interesave të Kosovës.

Por paralel me këtë ekziston edhe një version i dytë. Sipas tij në thelb të zgjedhjes së AKR-së, partisë së Pacollit që është ngritur vetëm për t’i shërbyer një njeriu, është sensi i biznesit i presidentit të saj. Duke përmendur faktin se Behgjet Pacolli është sjellë gjithmonë si tregtar, madje edhe atëherë kur mori avionin nga Moska, për të negociuar me shqiptarët që të pengohej bombardimi i Millosheviçit, Mero Baze ka këtë këndvështrim:”Pacolli nuk ka dëshirë të jetë shqiptar i keq, por ka dëshirë të jetë i pasur, dhe si i tillë është bërë në Lindjen e korruptuar. Korrupsioni të mban peng dhe të mban peng dhe kur ke të bësh me çështje më të mëdha se paraja, siç është fjala vjen, qëndrimi ndaj kombit tënd. Ai nuk do kishte ardhur me qejf me avion nga Moska në Kosovë, sikur të mos ishin në mes paratë e Kremlinit dhe tenderi i tij problematik me vajzën e Jelcinit. Ai po ashtu nuk do ishte kaq pro oriental dhe pro liderëve të korruptuar të ish- republikave të Kaukazit, sidomos asaj të Kazakistanit, sikur dhe aty të mos ishte përdorur si biznesmen oborri. Dhe në këtë rast, ai ka vepruar si tregtar. Kur e pa që dy blloqet politike, nuk po mundnin të formonin dot qeverinë, ai bëri pazar, shiti aleatët e tij dhe shkoi “dhëndër” tek pala tjetër, duke marrë paraprakisht një pajë të majme…”

Ndërsa gazetari Enver Robelli në faqen e tij Dialogplus.ch komenton se Pacolli po rikthehet në vendin e tij të zv kryeministrit të Kosovës, si shpëtimtar i ish -komandantëve të luftës. Por duke parë gjithnjë interesin e tij…

“Deri më sot marrëveshjet politike që i ka bërë Pacolli kanë qenë në dobi të tij dhe në dëm të Kosovës. Në fund të viteve ‘90 tentoi të bëjë shumë dëm, duke pranuar rolin e emisarit të regjimit të Boris Jelcinit në «zgjidhjen e koniktit të Kosovës». Në këtë mision u pengua sidomos nga Fehmi Agani, atëherë nënkryetar i LDK-së. Pas luftës Pacollit filluan t’ia ledhatojnë egon komandantët e shndërruar në politikanë dhe ia hapën rrugën për të hyrë në politikë me një qëllim: shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës….A do të vazhdojë Pacolli «lobimin» për Kosovën aty ku e la kur ishte zëvendëskryeministër? Me nënshkrime kontratash me rma të dyshimta në Afrikë, duke ngatërruar rolin e tij. Me «dhurata» (kompjuterë dhe kolltukë) për sundimtarët në Mali. Me sigurimin e njohjeve, të cilat pastaj rezultonin të jenë të pasigurta apo të pavërteta. Duket se të gjitha këto nuk do të luajnë rol në politikën e Kosovës, me rëndësi që Pacolli të kryejë punën e patericës politike”.

A është në fakt Behgjet Pacolli një milioner që përpiqet të mbarojë punët e veta duke i shërbyer si paterisë interesave të Hashim Thaçit? Ky është një obsion që po përhapet gjërësisht. Sipas Mero Bazes “Korrupsioni duket i vetmi motiv që mund ta shtyjë para këtë shumicë të re, por mund të kthejë mbrapa Kosovën”. Sepse sipas tij patitë që përbëjnë mazhorancën e sotme kuk i bashkojnë as programet dhe as qëllimet politike.

Prandaj bëhet edhe më i fortë dyshimi se kjo është një shumicë interesash nga njëra anë e ish komandantëve të luftës që duan të kenë rrole dominuese në qeverisje përpara fillimit të punës së gjykatës speciale dhe nga ana tjetër e Behgjet pacollit që nuk di ti ndajë kurrë interesat e tij private nga ato politike. Mbi këtë bazë është arritur edhe kompromisi i fshehtë mes ish “kundërshtarit” Pacolli dhe presidentit Thaçi në bregdetin shqiptar. Ajo që ndodhi më pas ishte vetëm një shfaqe. Mbledhja e lidërve politikë, në vilën e Pacollit në hajvali, për të nënshkruar koalicionin ishte maja e sipërme e ajsbergut. Gjithshka ishte dizajnuar më parë në fshehtësi mes presidentit aktual dhe atij të cilit i është premtuar se do ta pasojë në këtë post. (Lapsi.al)

16 komente në “KULISAT/ Marrëveshja e fshehtë me Thaçin që ktheu Pacollin në qeveri: Takimi në bregdetin shqiptar që vendosi fatin e koalicionit të ri”

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    perse i duhen arabet lexuesit shqiptar…….!!!!???

  2. fieraku4u says:

    MOSSSS SI JAN RADHITUR NE ATE FOTO POSTUAR, SIKUR PO VENDOSIN SE KUSH DO SHPERTHEJ I PARI.

    1. .. says:

      Jane radhitur si prostituta …. per Krishlindje e Pashket bejne Katolikun dhe per Ramazon e Bajrom zhvishen me bythen perpjet.
      Shikojeni mire foton dhe mendoni qe keta jane Veteranet “patriot” dhe “nderi” i Atdheut.

  3. Glauk says:

    Cka ka te boje foto me lajmin, Gjithashtu kjo eshte foto-montazhe

    1. Fitore says:

      Nuk eshte fotomontazh.

    2. .. says:

      Po te jene te verteta o “Antik Travesti” c’fare do te thuashe me pase.
      Mos u shokoni ky eshte realiteti Arnaut…..”fajin” e kane asfalia Greke dhe Janullatos qe publikojne foto te tilla.
      Hahahaaaaa

  4. Beni says:

    Kta po…jane turq te shartuar me serb…Hajt tju rroje Kosova,!!!

  5. a.f. says:

    Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare,
    Njerin e kesh nip e tjetrin e kesh djale..
    Si Kosova dhe Shqiperia,
    Ne pushtet eshte hajnija..

  6. xhelo says:

    Ai qe e ka bere kete shkrim vetem shan Pacollin por nuk na thote asnje rruge per te nxjerre Kosoven nga kriza,sic duket nuk do qe te kete shtet.Nje paqe sa do e keqe qe te jete eshte shume here me e mire se nje lufte e mire.Kudo ne bote lobet financiare bejne politiken,gjikandet e naftes si BP,Shell,Texako etj as qe pjerdhin per shtetin kudo qe te jene ..u derdh nafta lume ne gjirin re Meksikes ne mes te detit dhe Obama mbante fjalime per gjobat ndaj BP,cfare u be ,asgje ,qete dhe hic.Pse prisni qe Pacolli te ndaje parate me pjate ne dore per kedo,lerini inatet dhe qelbesirellekun qe keni brenda.Eshte ne nderin e Kosoves qe ka nje njeri si Pacolli(ne e duam qe kur ka lindur e deri tani te jete rritur ne pyll me manaferra dhe te shikoje qorrin Robell),ne nje menyre ose tjeter parate nuk behen kollaj,as me gazetare dhe as me sharlatane.Ai qe nderton shtepia nuk i shkon mendja se si ta prishim shtepine.I lumte Pacollit qe i dha shtet Kosoves,se sa per ju karnavale te shtypit ,Kosova nuk te behej .

  7. Lili says:

    A keni pa hajr nga nje tradhetar-
    As syte njenji tjetrit nuk duan me ia pa e lere me me bashkqeverise. Vetem kane nda ´tepsiné keta… edhe ma gryk madh na dell Pacolli,i martuar me ruse.

  8. muco agai says:

    Domethene, udheheqesit e Kosoves jane ata qe vajten te Ura e Qabese, hodhen nje peshqir ne kurriz, erdhen rrotull si kali ne leme, dhe gjuajten shejtanin me gur. Ata qe drejtonin shtetin tim, Shqiperine, para 30 vjetesh ishin njerez me shkolle ne France, Itali dhe Rusi, ku mesohej shkenca. Te dashur vellezer kosovare, harrojeni bashkimin me shqiperine, se ne te shqiperise kemi bere ne shkolle ajnshtajnin dhe darvinin, kurse ju o vellezer e motra te ish-jugosllavise jeni me kuranin. Toka eshte e sheshte, diellli rrotullohet rreth tokes, kushurinjte e pare le te martohen se keshtu tha Muhamet pedofili. Ju rrofte republika e pavarur me paret e arabise o vellezer qe mos ju pacao zot. Bashkim me ju nuk ka se jeni te prapambetur. Hani mut.

  9. muco agai says:

    Domethene, udheheqesit e Kosoves jane ata qe vajten te Ura e Qabese, hodhen nje peshqir ne kurriz, erdhen rrotull si kali ne leme, dhe gjuajten shejtanin me gur. Ata qe drejtonin shtetin tim, Shqiperine, para 30 vjetesh ishin njerez me shkolle ne France, Itali dhe Rusi, ku mesohej shkenca. Te dashur vellezer kosovare, harrojeni bashkimin me shqiperine, se ne te shqiperise kemi bere ne shkolle ajnshtajnin dhe darvinin, kurse ju o vellezer e motra te ish-jugosllavise jeni me kuranin. Toka eshte e sheshte, diellli rrotullohet rreth tokes, kushurinjte e pare le te martohen se keshtu tha Muhamet pedofili. Ju rrofte republika e pavarur me paret e arabise o vellezer qe mos ju paca o zot. Bashkim me ju nuk ka se jeni te prapambetur. Hani mut.

    1. Glauk says:

      Muco aga. Ata qe drejtonin shqiperin para 30,vite studionin ne shkollat italiane dhe franceze literatur te ajnshtainit darvinit, por kjo ishte nje kaste shum e vogel e klikes komuniste, Nderkohe qe ajnshtajni dhe darvini ishin te ndaluar ne shqiperin komuniste. Per 50,vite ashtu si gjithe literatura perndimore. Ndersa ne ne kosove e mesonim ne shkollen fillore ajnshtajnin dhe darvinin. Dhe gjithe literaturen perendimore, Te ne nuk ishte asgje e ndaluar ne jugosllavin socaliste. Ne vizitonim romen parisin dhe londren nderkohe ju e kishit te ndaluar ta shikoni edhe ne tv.

      Nuk mbulohet djelli me shosh, mos t’ju hym ketyre muhabeteve se nuk ndryshohet histori sipas qefit, Kosova ka problem me islamistat aqe sa shqiperi por shoqeri kosovare eshte me e madhe se nje grushte islamistesh. Kosova ka nje shoqeri te civilizuar emancipuar perparimtare demokratike dhe properndimore e cila e dominon kosoven, islamistet jan nje grushte i pa rendesishem ne shoqerin kosovare.

  10. kush bene roje tek lemi? spata qeni dhe kasemi. says:

    skandal……larg nga shqiperia , sma merte mendja qe islamizmi u eshte futur thelle nga mbrapa.

  11. Arber Iliri says:

    Pacolli e beri mire dhe ka per t’u bere edhe me mire per Kosoven.Ata koke shkembinj qe nuk e njohin negocimin duhet te shkojne atje ku e kane vendin.I uroj qeverise se re te Kosoves suksese dhe pune te mbare ne sherbim te popullit te kosoves.

  12. Bardhyli.fr says:

    Derisa shqiptaret luftojne per poste shtetrore,pa zgjedhur forma dhe menyra,armiqte tane greke dhe sllave ideojne pune antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje