Kur bosi i Olimpiakosit të Pireut, miliarderi Vangjelis Marinaqis, vendosi të sillte në kryer të rekormendëve grekë shqiptarin Besnik Hasi, emërimi i tij përvçse u konsiderua si një nga suprizat më të mëdha, prodhoi edhe shumë polemika në ambientin futbollistik helen.
Por, tekniku kosovar me punën e tij të madhe dhe heshtjen e tij hodhi poshtë hap pas hapi, të gjitha dyshimet rreth aftësive të tij.
Gjatë një interviste për mediet greke, Besnik Hasi, tregoi se çfarë priste bosi i klubit prej tij.
“Çfarë dëshiron ai? Qëllimi im është t’i tregoi dhe ta bëj atë fuqishëm, që unë mund të jem një ‘top coach’. Motoja ime: ‘Lëni gjithçka mënjanë dhe punoni si një ushtar. Kjo është e vërtetë e Olimpiakosit. Ju duhet të jeni si një ushtar. Të bëheni ushtar”, – citohet Hasi nga Gazzetta.gr.
Starti i Olimpikut gjatë këtij sezoni është i mrekullueshëm, përfshirë dhe kualifimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Unë jam i lumtur, por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë bëra atë që të gjithë prisnin prej meje, por unë nuk e di se çfarë mundë të ndodhë brenda dy javëve të ardhshme. Puna e trajnerit është e tillë. Unë jam vetëm në fillim dhe ne kemi shumë për të bërrë. Unë nuk dëshiroj të bëj të njëjtat gabime që unë bëra te Legia e Varshavës, kur familja më ndoqi dhe më pas u larguam”, – theksoi Hasi, trajneri i parë shqiptar i gjigantëve grekë.