“Si i shpërbleu Basha ‘kolaboracionistët’, i shkreti Berisha si …”

9 Shtator 2017, 19:32Politika TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Qysh kur PD hyri në skenën e politikës shqiptare atij dhjetori të vitit 1990 plot shpresa e iluzione, kurrë nuk ka pasur një grup parlamentar kaq të dobët, kaq pak përfaqësues, kaq të diskretituar në imazh.

Disa thonë është produkt i përbashkët i Berishës dhe Bashës. Këtij të fundit kjo tezë i shërben shumë për ta justifikuar përballë militancës së kësaj force. Të tjerë e gjykojnë si maksimum i shijes dhe intelektualiteti të Bashës, i cili ka alergji ndaj personaliteteve të forta. Kjo parti në gati 25 vjet ka qarkulluar brenda saj një pjesë të rëndësishme të elitës së vendit. Tani ajo e ka braktisur këtë traditë. As qe i intereson.

Basha dje me pak përjashtime, qe nuk i shmangte dot nga trashëgimia e pa shkatërruar ende e PD-së, shpërbleu disa personazhe, sa periferike, aq te diskretituar deri në kufijtë e komizmit të qeverisë Berisha në postet parlamentare.

Kjo ishte forma e tij për t’i shpërblyer ata për zellin që treguan me “kolaboracionizmin” e tyre gjatë “grushtit të shtetit” në PD.

Basha hodhi kockën në korridoret e PD-së. Disa u turren dhe e lëpinë me dalldi, rrezik t’i linte fryma nga tahmahi. Paçka se bënë një fushate elektorale dizastroze, duke humbur në çdo qark, ata u promovuan duke ndjekur akademinë sovjetike të Shkencave të Tiranës në rrokadën e posteve.

Ata mbështetën Bashën kundër personazheve me peshë, në atë formacion dhe tani Basha i mbështet ata kundër opinionit publik, që i përbuz.

Natyrisht kjo është zgjedhje e menduar mirë në rrugën drejt privatizimit të PD-së nga një person dhe një familje. Banaliteti dhe nënmedikroteti i saj natyrisht nuk janë shqetësimi i Liderit të shkrirë, përkundrazi, gëzimi dhe triumfi i tij.

Mesazhi është i qartë. Ne PD nuk vlen CV-ja…kontributi…historia familjare.. opozitarizmi ndaj të majtës.

Hiç asgje. Ato janë dokrra hinit. Mjafton të takosh njeriun e duhur, në mënyrën e duhur dhe Basha ta hap derën. Nuk ka rëndësi në je idiot, përkundrazi ajo është cilësi që çmohet shumë në PD.

Shikoni postet e reja që shpërndau Basha për t’u bindur për këtë. Natyrisht Lulzim Basha, i shkolluar jo keq si profesionist vite më parë, ka 12 vjet që përdor vetëm 120 fjalë si fjalor kulturor e politik.

Ata qe tejkëlojnë këtë shifër s’kane sy për qabe. Nuk e kishim vënë re edhe nga dëshira për ta mbyllur një sy kur zullumet e qeverisë socialiste s’kishin të sosur.

Tani na takon t’i hapim sytë se populli foli. Një tjetër gjë që ra në sy dje gjate emërimeve të Bashës ishte shpërfillja ndaj Halim Kosovë, një personalitet ky i mirënjohur i mjekësisë shqiptare, i cili ju bashkua PD-së gjatë “mbytjes” së saj, e për më tepër u ofrua për të bërë betejën e pamundur për Tiranën në verën e vitit 2015.

Basha me mirënjohjen që e karakterizon nuk e gjykoi të denjë për një post në komisionet e Kuvendit. Po ashtu dy profesorë, që vijnë nga mësimëdhënia, të vetmit që kuptojnë diçka aty nga arsimi dhe kultura nuk u përfshinë askund.

Një kumt i qartë si drita e diellit që vjen nga PD e re. I shkreti Sali Berisha. Si do i mbijetojë idiotësisë nëse nuk e ka ndjellur vetë???

Gramoz Ruçi një nga politikanët me seriozë të PS-së votohet per kryetar parlamenti. Personalisht ndiej keqardhje sesi një ish-minister i diktaturës ngjitet përsëri në kupolën e shtetit demokratik, ndërsa themeluesit e PD-së, këta burra “të këqij” enden rrugëve të mundur nga koha dhe Luli.

Propoganda e PD në këtë rast është farsë kur ajo i ka dëbuar ish-të persekutuarit politikë. Në atë grup parlamentar mbi 30 prej tyre mund të ishin rehat edhe tek PPSH.

Basha ka nevoje për zhurmë. Ajo është aleati i tij i vetëm, pa harruar “kolaboracionistet” në këto ditë, ku ai paturpësisht po sillet sikur nuk e rrënoi PD-në.(Panorama)

12 komente në ““Si i shpërbleu Basha ‘kolaboracionistët’, i shkreti Berisha si …””

  1. Koba says:

    Mire qe po e pranon Z.Gjekmarkaj.PD ka marre FUND bashke me LulHajdutin dhe ty vete.Ne Tullum.

  2. Loqizmi says:

    Dhe si gjithmone, malokut i dul gjumi i fundit. “U ftillù” edhe Gjonamarkaj qe ky ishte film antikamunist me kamunista.

  3. a says:

    ALPINI.
    Gjonmarkaj me u marre me ty eshte si te vrasesh kohen me pushke.Me dukesh vetem nje qenie biologjike .ose e thene ndryshe si molus.Qe do te thote nje njeri pa shtylle kurrizore.Mjafton te flasesh keq dhe e ke ktyer detyren tende.

  4. shushica says:

    D.M.Th.sipas Gjekmarkajt….ne PD duhet te vlejne C.V.kontributi ,historia familjare,opozitarizmi ndaj te majtes….dhe perfundon se 30 deputete te PD mund te ishin deputete te PPSH….Ne se Gjekmarkaj eshte pedagog ,kjo eshte nje fatkeqesi…Sepse sipas kesaj llogjike gjenetiste partite jane çeshtje lloji ,subjekt i studimeve darviniste…Akoma ,mbas afro 30 viteve te vendosjes se pluralizmit ,pra te konkurences se ideve,programeve ,te sundimit te merkatos ,ne PD ,si ata qe jane ..ne tepsine e Berishes dhe Bashes ,si ata qe vijne rrotull ,si ky Gjekmarkaj nuk kane kuptuar gjene themelore …demokracine ,kapitalizmin ,shtetin ,institucionet …Keta jetojne me idete e para 44,es…sipas tyre Merkel …me qe vjen nga te rinjte e DDR…duhet te jete komuniste ,Gjekmarkaj dhe te pakenaqurit e PD ..ne vend qe te kuptojne thelbin e katastrofes se PD ,qe jane ,,idete anarkofashiste primitive te Berishes..kerkojne ta korigjojne PD….duke kerkuar nje rikthim ne ide ,ne program ,ne praktike akoma me prapa …ne ishet….e te gjitha ngjyrave ,nga bashkepuntoret e fashizmit ne pronaret e medhenj turkoshake apo bajraktaret mesjetare…Mjere ju ..nuk keni kuptuar akoma as leksionin e pare te te djathtes moderne europiane ,qe eshte liberale,sociale,antifashiste ,tolerante,laike …Sa mbrapa botes moderne kane mbetur ata qe e quajne behten te djathte shqiptare…

  5. I Duruari says:

    O njerëz ! Nuk është “Gjonmarkaj” por “Gjekmarkaj”.

  6. Elio Gora says:

    Ore vellezer!A e vini re ngjashmerine e shkrimeve te Tak Ngjeles dhe Gon Gjonmarkajt?Kthejuni e shihni diskutimet e Gjonmarkajt neper sttudiot televizive dhe ne gazeta,para se te shpallej lista e kandidateve per deputete.Goni sigurisht i kishte bere hyzmetin per te hyre ne ate liste,por kur nuk e pa emrin e tij ju sul Bashes ashtu si askush.Si mundet ta dredhe njeriu ne kete fare feje?Kurse sperdredhja e Ngjeles eshte e njohur.Shpresoi per nje cike minister drejtesie a prokuror te pergjithshem kur ishte nen sqetullen e Berishes,por kur nuk ja ariti qellimit,ja ktheu nga “myka” Berishes.Lufte ndaj tij dhe qeverise se djadhte.Po keshtu u zhgenjye edhe kur kerkonte te njejtat poste edhe pas fitores se te majtes ne 2013.Kur kuptoi se nje rikthim tek Berisha nuk mund te pinte uje,shpresoi perseri tek Rama se me fillimin e implementimit te Vetingut te famshem do ta gjente veten ne nje poste te rendesishem.Dhe ndodhi ajo qe pritej tashme.Shikoni cdo dite shkrimet e tij aq te hidhura kunder Edi Rames.Dhe populli e ka te lehte te shprehet:”O opozitare te perhershem a e dini se dijet,kultura dhe elokuenca juaj shumezohen me zero,pas ketyre sperdredhjeve qesharake qe ju aplikoni?

  7. Bozen says:

    Gjekmarkaj ka dash me thone se: Si i shperbleu Basha ” Kolaboracionistet “, i shkreti Berisha, si muti ne shi rri “.Kjo eshte nje e vertete reale.

  8. Stela says:

    Partita democratike ka marre fund duhet nje Force e re ne shqipri duhet moviment i ri tip 5 yje qe ti zhduki te gjithe deputet e korruptuar demokratet socialistet dhe lsi

  9. Mentari says:

    Gjkemarkaj kur kritikon Bashen se pse ai nuk ka future njerezit me experience dhe akademike neper komisione ai me duket ka harruar “Pa dashje” Majlinda Bregun se cfar I beri ajo gjemen PD duke bahkepunuar me Ramen kunder PD.Pd nuk ka nevoj per akademiste se ajo eshte e tera akademike me pervoje etj por ajo ka me hum nevoj te largoj nga gjiri I saj Tradhtaret ,Sabatatoret e kauzes dhe Agjentes se PD ne sherbim te popullit shqiptar.Basha eshte e ardhmja e sotme dhe e neserme e shqiperise ,kurse ata te sotmit ose PS jane te paaftit,mahtrueit dhe njerezit e reformave antidemokratike,prandaj shqiperia eshte aty ku eshte nje vend I varfer dhe nje stan me Hajdute e Kriminele dhe kultura Enverite e PS eshte kulture primitive,regresive ,injorante e idiote.Kete vend vetem Lulzim Basha e shepeton dhe asnje njeri tjeter I gjalle nuk ka aftesi ta e bej.

  10. Luli i vocer says:

    O Gjekmarkaj , po pse ke keqardhje per Gramozin ??? Po per Zozin ??? Harbuten , nuk paske ??? Ajo qe turpi i parlamentit , po te perfaqesoje nje komb te ter Sala ,si kryeministri me negativ a nuk eshte keqardhje ?? Po te zgjidhet president Jaro Nishani me 76 vota a nuk eshte per te ardhur keq , dhe e fundit nuk pame zotrote te beje nje shkrim per zgjedhjen e Ilir Metes kryehajdutit , si president i republikes , e shikon ore lamash , para gramozit ka te tjere , qe duhen futur brenda , te paska ardhur keq , ik ore plere , bythelepires

  11. Opa says:

    Po haje Mut para zgjedhjeve?

  12. ta says:

    i shkreti ti per berishen,te vjem me shume keq per berishen se sa per femijet e tu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje