Një ngjarje e "çuditshme" me ish-presidentin e Gjeorgjisë, nuk i lejohet udhëtimi në Ukrainë

10 Shtator 2017, 19:16Bota TEMA

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili më vonë u bë edhe guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, po përpiqet të kthehet në Ukrainë për ta kundërshtuar vendimin për tërheqjen e shtetësisë së tij ukrainase.

Pas disa orëve të pritjes në një tren nga Polonia për në Ukrainë, Saakashvili vendosi të largohej nga treni dhe të provonte që në Ukrainë të shkonte me autobus.

Udhëtarëve të trenit, ku ishte edhe Mikheil Saakashvili, u ishte thënë sot se ata mund të udhëtojnë me autobusë specialë, nga Polonia për në Ukrainë, meqë policia e Ukrainës i kishte informuar autoritetet e e shërbimeve hekurudhore në Poloni, se “një person pa leje për të hyrë në Ukrainë, ishte në tren”.

Ish-presidenti i Gjeorgjisë tha se aksionet e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, kundër tij, nënkuptojnë se ai “ndjen kërcënim ekzistencial” nga Saakashvili.

1 komente në “Një ngjarje e “çuditshme” me ish-presidentin e Gjeorgjisë, nuk i lejohet udhëtimi në Ukrainë”

  1. Baliu says:

    Qka i duhet Ukraines ky liderri qe ne vitin 2008 e kafshonte kravaten e vet mbas nderhyrjes ruse ne Abhazi te Gjeorgjise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje