Ditën e djeshme në Seancën e parë Plenare në Kuvend për sezonin e ri, kryetar i Kuvendit është votuar Gramoz Ruçi.
3 votat e dhëna nga Partia Demokratike pro Ruçit si kryetar Kuvendi kanë ndezur debatin brenda strukturave të PD. Pas kësaj ngjarje të ditës së djeshme në rradhët e PD kanë ardhur reagime të ashpra kundrejt Bashës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Ditën e sotme është lajmëruar një mbledhje urgjente e PD me Grupin Parlamentar në orën 12:00. Mësohet se gjatë mbledhjes do të kërkohet llogari për votat e dhëna pro Ruçit. Mbledhja do të nisë për disa minuta por ende nuk dihet kush janë deputetët që japin llogari për 3 votat.
Shume e qarte!
Ruci me siguri qe eshte bombola jeshile. Si Tepelenas i takon te vishet me kete ngjyre. Me siguri qe Basha eshte bombola ballore veshur me blu. Tre “tradhetaret” jane ato tre bombolat, nje blu e dy gri (keto dy grite jane nen influencen e Patozit), kurse ato bombolat portokalli jane deputete te LESh-it, duken nga pozicjoni qe kane abstenuar. Bukur!