Ndërsa Ambasada amerikane e ka bërë të qartë se mbështesin marrëveshjen për demarkimin e kufirit të arritur mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, në vitin 2015, e cila, sipas tyre, rezultoi me mos humbje të territorit nga këto dy shtete, kryeministri Ramush Haradinaj beson se amerikanët do përkrahin çdo vendim që sjellë qeveria e re.
Haradinaj nuk ishte i gatshëm që të flas për punën e komisionit të ri, duke i këshilluar mediat që të jenë më të vëmendshëm në atë që lexojnë dhe shkruajnë.
Kujtojmë se kreu i ekzekutivit në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit shtetëror Murat Mehën,dhe në vend të tij emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e gjeografisë, Shpejtim Bulliqin.
Thua te katandiset deri ne kete derexhe Amerika ?!Te degjoj Hajri mafiozin.kom ngel pa fjal.