Koreja e Jugut po përgatit një njësi speciale për të vrarë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Kështu shkruan prestigjiozja “New York Times” në një artikull të publikuar sot.
Sipas gazetës amerikane, kjo njësi speciale për eliminimin e Kim Jong do të jetë gati në fund të vitit.
Në fakt, para disa ditësh kur shteti komunist bëri testin e gjashtë bërthamor, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, u tha deputetëve se po përgatitet një njësi speciale.
“New York Times” ka mësuar se kjo njësi do të përbëhet nga 1500-3000 ushtarë të trajnuar dhe të gatshëm për të vepruar fundit të vitit 2017.
Vite më parë, kur Koreja e Jugut po përpiqej të vriste udhëheqësin e Koresë së Veriut në vitin 1960, gjithçka shkoi keq.
Tani, kur Kim Jong Un po teston ndërtimin e një bombe me hidrogjen, Seuli po përpiqet sërish që të eliminojë liderin e koreano-veriorëve, gjithmonë sipas “New York Times”.
Megjithatë, shumë vetë dyshojnë se ky plan do të funksionojë.