Partia Socialiste do të mbledhë nesër në orën 09:00 të mëngjesit në seli, Kryesinë e kësaj force politike.
Burime pranë PS-së i thanë TemA-s se mbledhja do të drejtohet nga kryetari dhe kryeministri Edi Rama.
Pasi miratoi qeverinë, Rama duket se i ka kthyer sytë edhe nga grupi parlamentar.
Kjo, pasi në rendin e ditës, është miratimi i kandidaturave për deputetët që do të drejtojnë Komisionet parlamentare.
Mbledhja e fundit e Kryesisë ishte para zgjedhjeve të 25 Qershorit, ku PS-së mori e vetme 74 mandate, pra shumicën qeverisëse.