Turizmi përmes kroçerave, Shqipëria afirmohet si destinacion i ri i prefereueshëm në Mesdhe

13 Shtator 2017, 09:06Turizëm TEMA

Shqipëria duket se ka hyrë tanimë në vëmendjen e operatorëve turistikë ndërkombëtarë si një ndër destinacionet e reja të preferuara të Mesdheut.

Përtej retorikës së qeverisë, publicitetit emocional në rrjetet sociale që duan të shmangin problemet, vendi ynë, posaçërisht Saranda me mundësitë penetruese që ofron për turistët, është në axhendën e operatorëve.

Kjo konfirmohet edhe nga interesi i kompanive që kryejnë aktivitet në tregun e turizmit me anije shëtitëse – korçera.

Në aktivitetin e Seatrade Europë, organizimi kryesor në këtë sektor në Europë, mbajtur më 8 shtator 2017(https://www.seatrade-europe.com/press-service/press-releases/press-text/article/closing-report-seatrade-europe-2017/), Shqipëria është diskutuar gjerësisht dhe për vendin tonë janë thënë fjalë të mira nga shumë drejtues kompanish.

Seatrade Cruise Neës, media që raporton për aktivitete që lidhen me kroçerat dhe turizmin e tyre, shkruante më 7 shtator një shkrim përmbledhës vetëm për Shqipërinë.

Ajo citon CEO-t e kompanive duke vlerësuar se interesi për vendin tonë është rritur edhe për shkak të shqetësimeve për sigurinë në Turqi dhe trazirave në Afrikën Veriore.

CEO- e MSC Cruises, Celestyal Cruises, Costa Crociere, TUI Cruises, Grupo Pullmantur krahas operatorëve që tanimë e kanë përfshirë Shqipërinë si destinacion kanë shprehur interes. CEO i Pullmantur e ka krahasuar Shqipërinë me Malin e Zi, dikur një destinacion shumë ekzotik, por tashmë shumë i populluar.
http://www.seatrade-cruise.com/news/news-headlines/albania-seen-as-a-fan…

Duket se barriera e imazhit është thyer disi, aq më tepër që thuajse të gjithë drejtuesit kanë raportuar përshtypje shumë të mira të klientëve të tyre që kanë qenë në vendin tonë.

Kjo do të thotë se për vitin 2017 fluksi potencial i turistëve që do të vijnë në Shqipëëri priret të jetë edhe më i madh dhe në këtë kuadër qeverisë i lind detyrimi të ndërmarrë angazhime serioze me mjedisin, infrastrukturën, sigurinë dhe shërbimet.

Është e vërtetë se pika e vetme mbetet Saranda, por vendi ynë nuk është ende gati që të presë fluks më të madh në pika të tjera me cilësi shërbimi të kënaqshëm.

Turistët e kroçerave zbresin për pak kohë dhe shohin vitrinën e një vendi, që mund të jetë e bukur, ndërkohë që manipulimi që ndodh brenda është krejt i panevojshëm dhe joproduktiv.

5 komente në “Turizmi përmes kroçerave, Shqipëria afirmohet si destinacion i ri i prefereueshëm në Mesdhe”

  1. Alban Hamzai says:

    Nuk gjeni dot nje fjale shqip (ose te pakten nje grup fjalesh)qe te zevendesoje fjalen “krocere” ? Nuk e di por perdorimi gjithmone I kesaj fjale te huaj(si dhe shume te tjera qe vitet e fundit jane shtuar jashtezakonisht shume) do te thote qe ose gjuha shqipe eshte e varfer,ose ju qe perdorni keto fjale dhe ata qe ju mbajne ison doni ti beni gropen gjuhes shqipe .Ju lutem botoni komentin tim!

  2. Rama says:

    Po cfarë është kjo Kroçera apo Cruisera ,shkruani more Shqip anije pasagjeresh ose anije me turiste ose diçka Shqip.

  3. Abc says:

    Shqip do i binte te ishte kryqezore ose kryqanije

  4. Thanas Mustaqi says:

    Jeni plotësisht gabim kur thoni se Saranda qenka pika e vetme për këto lloj anijesh turistike. Në Durrës ka 5 vjet që bregëzohen këto mjete lundruese. Për më tepër, Durrësi është bërë destinacioni më i njohur ndërkombëtarisht për anijet turistike, pasi në këtë port, sipas statistikave të drejtorisë ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës kanë mbërritur mbi 20 anije turistike amerikane, finlandeze, gjermane etj.
    Më 29 shtator njofton mbërritjen “Prisendam”.
    Vetëm për muajin tetor 2017 në Durrës mbërrijnë edhe 4 anije të tipit “cruiser”.

    Raporti ditor për Anijet Krocere
    Ocean Majesty 13/10/2017 ora 07:00
    Voyager 04/10/2017 ora 07:00
    Serenissima 13/10/2017 ora 07:00
    Ocean Majesty 28/10/2017 ora 08:00
    Prisendam 27/09/2017 ora 07:30

  5. Erlinda says:

    Jo faleminderit nuk i duam. Kryqezoret ( faleminderit ABC) vijne vetem te na dhj.sin bregdetin duke hedhur mbetje, pasi ne vend Europiane gjobiten dhe i hiqet licenca. Kurse ketu jashte BE-se bene si i do qejfi e pervecse na prish gjakun ne, nuk merr asnje gjobe. Jo faleminderit sinqerisht nuk i duam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje