Ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar në Report Tv sulmin me armë ndaj institucioneve në 14 shtator të 1998-ës, gjatë ceremonisë së varrimit të Azem Hajdarit.
I ftuar në “45 minuta” me gazetarin Denis Minga, Klosi u shpreh se SHIK kishte informacion se në Shkodër po përgatitej një sulm ndaj shtetit, ndërsa për vënien në jetë të këtij plani u shfrytëzua vrasja e Hajdarit.
Klosi thotë gjithashtu se figura të PD madje edhe vetë ish-kryetari i saj, Sali Berisha ishte në dijeni për atentatin ndaj Azem Hajdarit dhe sipas tij e nxorën po ata nga selia çka më pas solli edhe ekzekutimin e tij.
Shkak i vrasjes, sipas tij, ishte përplasja mes grupeve rivale në Tropojë dhe jo motivet politike.
Në 14 shtator të vitit 1998 përpara kryeministrisë shtetit pothuajse ra. Z.Klosi, atë kohë keni qenë ish-kryetar i SHIK, çfarë ndodhi atë ditë?
Atë ditë duhet të varroseshin Azem Hajdari dhe truproja e tij. Situata ishte e përgatitur prej kohësh. Ne e dinim prej kohësh, 3-4 muaj më parë se në rrethinat e Shkodrës po përgatitej një grup i armatosur. E dinim që nga fundi i shtatorit do hidheshin në veprim duke sulmuar fillimisht Shkodrën dhe më pas do zbrisnin. Ajo që ndodhi në 97 tronditi qeverinë dhe ata që ishin në pushtet, por u bënë zgjedhje dhe PS erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve. Kështu që s’kishte asnjë shans, dhe kjo revoltë nuk u bë për zgjedhje të reja, sepse zgjedhjet sapo ishin bërë. Nuk e di pse e bënë në këtë formë për të rrëzuar qeverinë.
Por e rrëzuan…
Qeveria nuk rrëzohet kur i merr zyrat, kur ka grusht shteti atë e bëjnë gjeneralët dhe jo injorantët e rrugës që shtijnë me kallashnikov drejt dritareve. Procesin e varrimit e kaluan nga kryeministria dhe atëherë e harruan varrimin.
Thatë që ishte e përgatitur. A mund të parandalohej? Diheshin organizatorët?
Ne dinim sa njerëz ishin, buka që u çohej atje lart. Në fillim të 98-ës pati përpjekje për ta ndarë Shkodrën nga Shqipëria. Militantët e PD bënë dy herë veprime që e quajtën Shkodrën të rënë dhe të vinin më pas në Tiranë. Dështuan dhe erdhën në Tiranë më të përgatitur. Dihej që në vjeshtë do ndodhte një gjë, por nuk dinim datën, por kur të piqeshin kushtet. U shfrytëzua vrasja e Azem Hajdarit.
U shfrytëzua apo u inskenua?
Vrasjen e dinin. Berisha e dinte. E dinin se kush do ta bënte, kur do e bënin, kush e nxori nga selia. Berisha doli në konferencë për shtyp 20 minuta pas vrasjes dhe deklaroi se kush e bëri, kur policia nuk dinte asgjë. Azemi mbrohej vetë. Njerëz brenda PD e dinin. Ai nuk mund t’u besonte atyre në PD, s’mund t’u besonte atyre shokëve që do ta vrisnin. Për mua ishte një gjë e përgatitur për ata që e vranë, por këta kishin dijeni. Fakti që më vonë të gjithë ata u zhdukën, përveç njërit që është në burgim të përjetshëm. Ishin dy palët në Tropojë, miqtë dhe kundërshtarët e Azemit në konflikt dhe vrasjet pasuan për 3-4 vjet.
Ju thoni se kjo ngjarje do ndodhte edhe pa vrasjen e Azemit?
Po, vrasja e Azemit u shfrytëzua për atë që ndodhi në 14 shtator. Nuk i luftoi njeri që u larguan nga institucionet, ikën me bisht ndër shalë. Dolën në Tv dhe thanë fituam. Morën Radio Televizionin, hynë në Kryeministri, por s’hynë në institucionet e tjera sepse i quajtën të parëndësishme. Një gafë e madhe e atyre që e kanë drejtuar, për mua është përgjegjësi e Berishës. Kur e lanë këtë punë, iu drejtuan dyqaneve në qendër të Tiranës.
A ka përgjegjësi qeveria e asaj kohe?
Sigurisht, ka përgjegjësi për çdo gjë që ndodh. U tregua e pa zonja. Por në Shqipëri, sidomos pas ngjarjeve të marsit të 97, policia s’ka qenë kurrë e gatshme të përballet me armë me popullin. Berisha bëri një provë force në bulevard dhe vrau 4 njerëz, pa asnjë arsye. Policia i shmanget përplasjeve me popullin. Kishte mënyra të tjera për ta zgjidhur problemin.
Nano u largua nga zyra. Kishit informacion që do largohej?
Jo, nuk dinim gjë. E morëm vesh kur u kthye në kufi në datën 15. Dhe pas dy javësh dha dorëheqjen, u tregua i dobët.
Faktori ndërkombëtar si reagoi?
E quajti të pazoti, i tha s’je i zoti ta bësh këtë punë. Nuk i thanë ik dhe bëj zgjedhje të parakohshme, por largohu dhe jepja një tjetri, se e kanë me ty.
A ka pasur komunikim mes jush dhe z.Berisha?
Asnjëherë. S’ka pasur gjë me mua, por me pozicionin tim. Unë mbeta vrasës, trafikant, në komisionin parlamentar Berisha doli dhe foli tre orë kundër meje dhe mua s’më lanë në sallë. Më lanë në sallë më pas, por nuk më lejuan t’i drejtohen me pyetje Berishës. Sipas tij isha trafikanti i armëve, njerëzve, prostitutave, drogës.
Po cPyet , mish per top , kjo tregon se e kishin si zagar , per te sulmuar dhe dhunuar kedo qe qe ne kundershtim me interesat e pd-se, qe ti themi gjerat ashtu sic jane , ishin interesat e Saliut . Dhe Azemi yxhym se u be qameti , Sala e pa se cqe , dhe crol luante dhe e dergoi te shikoje plepat seprapthi .Dava kamora , mjere ata qe besonin se nje grup kriminelesh ordinere , hajdutesh dhe njerez te pabese do sillnin demokracine e shumreklamuar ne Shqiperi . Populli yn per kete rast ka nje fjale te urte : si ke koken te vene dhe festen ………….
Cfar ben drejtsia
Ky di shum gjera, pse prokuroria fle nuk e mer ne pyetje
Kur do gjykosh kete njeri te inkriminuar
POPULLI DO JU GJYKOI
po mire; fjalet e ketij, do meren ndonjehere parasysh ? te flas ky, per krime dhe te hesht shteti ? po kur akuzon ndonje qytetar i thjesht ? t’i thuhet ;e ç’na çan b,,yhen ? a ka shtet, apo ky ja fut kot ? por dhe ne ja fut kot, ligji duhet te heshte ? ky shtet do reagoje, kur ka akuza, apo eshte nje shtet’ totalisht anormallllll ??????
O Fatos , ke kaq e kaq kohë , që , si , për shumë probleme , kur je pyetur , ke dhënë përgjigje e sqarime , që nuk e nxjerrin asnjëherë thelbin dhe kokën e problemit . Shkodranët kanë një shprehje ” A je i marrë , a shtihesh ” . Edhe puna jote , nuk mund të përkufizohet ndryshe , kur mendon dhe trumbetohet se pyetesh si personi më i informuar , më kompetenti dhe me përgjegjësinë maksimale shtetërore për këto ngjarje e probleme . Shefi SHIK-ut të gjithë Shqipërisë . Si thonte Bep Shiroka i famshëm tek Çifti i lumtur : Çi bie rrotull ky more shokëëë .
Fatos djali , çuni i Qemolit dhe i Bedros , në natyrën e punën T’uaj , ka qenë A-ja , dhe postulat , shprehja : Kush është ai që kishte interes dhe do përfitonte nga 12 dhe 14 Shtatori ? Abati Faria , me 10 pyetje , për 5 minuta , me këtë metodë absolute , ja zbërtheu Edmond
Dantesit , interesin dhe intrigat e Danglarit , Mondegos dhe Vilëforit , që nuk i njihte fare . Azemi ishte sebepi , që nevoitej për zjarrin e përgatitur , por thuaje troç , se kush kishte interes dhe kush ishte mbas gjithë atyre pregatitjeve për marrjen e pushtetit domosdoshmërisht nga ana e Sali Berishës , në atë moment dramatik ku luheshin fatet e kombit tonë shqiptar në Kosovë . Ishte interesi i armiqve të kombit nga brenda apo jasht ? Me të gjitha ato që ke ditur atëhere dhe më pastaj , o nxirre tamam , e bjeri troç , ose mos fol mo ma mirë , se , gjithnjë e më shumë po dukesh , se del me e mbulu se sa , me e nxjerr të vërtetën . Nga kush ke frikë o mallakastriot . Po pate gëlltit edhe ti ndonjë lugë çorbë të prishur , ose ke hallin e ndonjë interesi apo biznesi , që për ty janë mbi atdheun e kombin , Sali Berisha , jo vetëm të ven përpara e të degradon , por mirë ta bon , prandaj mos fol mo , me asnjë vend e televizion . Njerëzit flasin e hamendësojnë ,sepse e ndienin që kazani po vlonte , dhe nuk kaluan as 6 muaj kur pritën në vatrat e tyre kombin e shpërngulur me dhunë nga trojet e veta prej makinerisë së egër e gjakatare serbe . Në këtë rast , fjala jote , në pozicionin që kishe , e sqaron dhe e vulos të vërtetën me peshën dhe tagrin e institucionit më suprem më të specializuar për këtë problem . Prandaj , mos fol mo , ose dil tamam.
Cfar ben drejtsia
Ky di shum gjera, pse prokuroria fle nuk e mer ne pyetje
Kur do gjykosh kete njeri te inkriminuar
POPULLI DO JU GJYKOI
Te gjith te gjith te varet te aksidentuarit
Berisha I do shum pas vdekjes
O e mjera shqipëri !!!
O e mjera shqipëri !!!
O Spartak.Po edhe ti qe ke shkruar nje ligjerate sa intrrvista e Fatosit nuk po na thua gje se.Tjer llafe pa fund kot e me kot.
Azemi ka qene nje mushke qe e kann shfytezuar per ngarkese aq sa iu eshte dashur !