Sikur Azemi të dëgjonte Bashën?!

14 Shtator 2017, 19:40Blog TEMA

Nga Anri Bala

Si një gënjeshtar i pandreqshëm, që nuk e ka për gjë ta përdori atë vend e pa vend, edhe kur ajo nuk i vjen në ndihmë për asgjë, “biri i gënjeshtrës”, kryetari i PD-së, nuk të lë asnjë mundësi për t’ia hequr titullin.

Në ditën përkujtimore të vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, Lulzim Basha, pasi recitoi këngën si një papagall i trullosur nga dallgët, shkoi për të bërë homazhe me suitën e tij parlamentare. Natyrisht, që Azem Hajdari po të ishte gjallë, do i kishte coptuar me thonj “demokratët e pispillosur me Versace, taka dhe tanga”,  por edhe i vdekur, ndoshta i’u a ka hedhur pështymën në fytyrë.

Dikush, edhe mund të jetë skuqur e turpëruar, se përse ishte aty?! Dikush ka pyetur veten, se ku dhe kur i kishte shërbyer demokracisë së këtij vendi!? Por, i vetmi që nuk i ka bërë asnjë pyetje vetes dhe i’u ka dukur vetja i barabartë me të, ishte Lulzim Basha.

Lulzim Basha, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, në rolin e kryetarit të Partisë Demokratike të shkatërruar. A e imagjinoni dot, se ku do të ishte Lulzim Basha nëse Azem Hajdari do të jetonte ende?! A e imagjinoni dot, se çfarë mund t’i ndodhte Lulzim Bashës pas pesë disfatash, nëse do vazhdonte akoma të ishte kryetar “de jure” i PD-ës, edhe pse me përkrahjen e Berishës?!

Ndaj fjalimet e tij para memorialit, më tepër shprehin gëzimin e fshehur deri në kënaqësi të Bashës, që ai, Azem Hajdari prehet i vdekur. Duke “e fyer” kështu me respektin e shtirur, që gjoja ndien për të.

Fjalët, se do luftojmë për lirinë e mohuar dhe demokracinë e marrë peng, janë aq qesharake dhe të pakuptimta në një vend të tillë, sa edhe ai vet habitet dhe nuk e beson, se është kaq trim, sa nuk i “dridhet” qerpiku, për ta tallur dhe gënjyer edhe kolosin e vdekur.

Heroi, do ishte çuar nga varri vetë për të parë, se kush e ka pushtuar dhe marrë peng lirinë e demokracinë, por edhe aty nën “dhe” e di se është ai, gënjeshtari i pandreqshëm, që llomotit, por që e ka vrarë përsëdyti, duke i vrarë ëndrrën e prerë të lënë si amanet.

Të jeni të sigurtë, se po të mundte, do të thërriste me dhimbje çdo 12 shtator: “Ndalojani gramafonin këtij të poshtri!”, që të mos e bëj t’i hajë pllakat!

Por fatkeqësisht, tashmë ai nuk flet dot, por edhe nëse do mundte, nuk e dëgjon askush, sepse edhe ata që e dëgjonin janë shurdhuar dhe “pastruar”, ndaj gënjeshtari do të vazhdoi të përsërisë refrenin çdo 12 shtator, deri sa t’ia thyejnë pllakën e gramafonit!

12 komente në “Sikur Azemi të dëgjonte Bashën?!”

  1. Jugu says:

    Me fal o gazetar por po shkruan si nje trap I vertet. Azemi “Hero”????? Sa Rama e permendi ne Parlament per mire, ju dolet dhe po shkruani ne mbeshtetje te tij???
    Turp. Ju meritoni vetem te jeni gazetar te Zerit te Popullit.

    1. KASTRIOTET e ARBERISE says:

      Po qe se shqiptaret do te duhej te zgjidhnin ndermjet Lulit dhe Azemit pa as me te voglin dyshim qe Lulzim Basha do te ishte ne vend te pare dhe me i preferuar,sepse
      Azemi ishte nje KATUNAR ,njesoj si SALIU qe erdhi ne qytet por i mungonte BAZE E EDUKATES .
      Azemi ishte nje KRIMINEL qe per te arritur qellimet e tij perdorte intrigat dhe fuqine e trupit por jo te mendjes.
      Azemi ishte nje KAFSHE ,malesh qe e kishte te veshtir te jetonte ne nje fushe
      Azemi ishte nje KAMELEON qe dinte ta dridhte ne situata te ndryshme.
      Azemi ishte nje KOMPLET ORGAN GJENETAL QE U perdor nga Berisha dhe Biberaj per te shkatrru SHQYPNIN.
      Un kam rezervat e mia per Lulushin,por ta krahasosh ate me Azemin eshte njesoj si te krahasosh Lepurin e bute me Derrin e eger.
      Ju kerkoj falje per krahsimin por doja tjua beja te qarte dhe sa me te thjeshte per ta kuptu ndryshimin mes nje Djali te bukur dhe te eduku ne Perendim dhe nje Monstre qe gjeti shesh dhe beni pershesh.
      Busti i Azemit eshte nje njolle e zeze ne Qytetin Studenti,ku endrrat e dhjetorit 91 u degjeneruan dhe rezultai dihet.
      Kemi nje Shqiperi te traumatizuar,qe ka bo shum REGRES.

  2. na ruajte zoti nga heronjte says:

    Me fal zoti Bala, ate fjalen “heroi” per Hajdarin e perdor me te vertete apo me ironi? Mos ke dashur te thuash “trafikanti”? Po se kush ia vuri zjarrin katandise se varfer qe i kishte mbetur ketij vendi me 1991 e ke harruar apo ke qene i vogel atehere?
    Jo se une i kujotja per ekzagjerime ato filmat me diversante e kriminele te kohes se Dulles, po kur pashe “heroin” tend me shoket e vet u binda qe ishin te vertete

  3. Geri NYC says:

    Vetem nje vend muti si ky mund ti ngreje permendore nje tradhetari si Zogu dhe nje trafikanti rrugac e te dhunshem si Azem Hajdari!

  4. Gjini says:

    Ke gjetur krahasim të bësh! T’i vësh përballë ndonjë Olldash, hajde, po jo një karagjoz po aq të dëmshëm për Demokracinë (jo për PD-në) në Shqipëri, si heroi yt, lere se e kënaqe. Aty – aty janë, bir Selman i nënës, kë të qaj më parë!

  5. Drini says:

    Heroin e pulave haha haha ty qift dteqi o koqe gazetar. Nxire o mero vrima

  6. Jimi says:

    Jo Bala! Nuk eshte e ndersme qe nje njeri si A Hadari te trajtohet si hero. Ai nuk ishte gje tjeter vec se nje birbo, nje trafikant nje qelbanik qe dhunshem u konvertua ne politikan. Basha nuk beri gje tjeter vese sic ndodh rendom , vrasesi i beri homazh vrasesit.

  7. shqip says:

    Njerez qe vriten mes tyre si rrugaçe . Ky Hajdari bashke me Berishen , futen rrugen ne zyrat e shtetit . Imagjinoni , leviznin me banda te armatosur me kallashe . Ky ” heroi ” ishte ortak ne trafiqet qe bente republika e Lazaratit . Po ç’na ngeli mendja te ky . Ne pd Jane te gjithe te hurit e te litarit .

  8. Beluli says:

    Azem Hajdari ka qene nja vagabond rrugesh,trafikant dhe i cthurur.me falni qe i them keto tani kur ai nuk eshte me,por ai ka qene shembulli me i keq i nje njeriu dhe aq me keq i nje politikani.Eshte e vertete se ai ,me karakterin impulsiv te tij mori pjese ne irritimin me tej te studenteve dhe te njerezve ne ate kohe,qe kishin pakenaqesi ndaj sistemit ne fuqi dhe luajti ne kete drejtim nje rol te rendesishem.Me pas,me themelimin e PD-se dhe me pas , roli i tij ka qene katalizator dhe perfaqesues per te shkuar gjerat keq e me keq ne kete vend te varfer.Cilesite e tija te keqija u shfrytezuan dhe nxiten nje sere njerezish me probleme ne karakter te veprojne per te shkaterruar gjithcka te mbetur.Kurse ne Tropoje etj nxiti vrasjet dhe eleminimin e personave kundershtare me ate vete si person dhe me PD-ne.Ai pati dhe kundershtime me padrinon,i cili here e mbeshteste dhe here e sulmonte dhe hidhte gjithe PD-ne kunder tij,derisa ujdisi si vrasjen e tij ashtu dhe eleminimin njeri poas tjetrit te te gjithe atyre qe kishin dore e dijeni per vrasjen e tij.Dhe te gjitha keto per realizimin e skenarit te mbijeteses dhe sigurimin e fuqizimin e padiskutueshem te pushtetit te vetem te mafiozit Sali Serb Berishes.Te gjitha keto dihen tashme boterisht.Cudia e mesme eshte qe e bija,megjithese i di keto,sic i dime dhe ne te tjeret dhe sic i di dhe e shoqja e tij etj etj i bejne fresk Berishes,vrasesit te tij dhe bandes politike te PD-se.A eshte normale nje gje e tille? per mua dhe per nje njeri normal dhe me nje nivel mesatar shkollimi e kulture Jo! Por sic thote dhe populli “Dardha nen dardhe do bjere”.Turp per te dhe per te jemen!Sic duket, e verteta per ta s’ka rendesi,rendesi per ta ka P A R A J A, perfitimet dhe pushteti qe ata,duke shfrytezuar emrin e tij arrijne te kene.Pa se tall bythen Lulushi dhe aq me teper Berisha me kujtimin e tij pak rendesi ka.Ai stan ate bulmet ka.

    1. Dielli mbi Korab says:

      Keni shume te drejte,ka shume fakte dhe deshmitar te gjalle qe tregojne se
      Azem Hajdari ishte
      KRIMINEL,
      VAGABOND,
      HAJDUT dhe duhet pranuar se busti i tij ne Qytetin Studenti eshte njoll turpi. per idealet e dhjetorit qe e degjeneroi Shqiperine tone ne nje Republik bananesh.

  9. fariu says:

    Mos i perdhosni njerzit e vdekur,se per se gjalli,perdhosen veten,po clidhje kishte ai me heroin

  10. Fatosi-kosove says:

    Pa dashur te analizoi figuren e hajdarit dhe vlerat e tij ne demokraci,mendoi se shkuarja e sali berishes dhe lul bashes tek varri i tij eshte nje vrasje per se dyti siq thot populli,eshte edhe nje poshterim i familjes e sidomos ish gruas se tij e vajzes,pasi djemt ate kohe ishin te vegjel,i dyti bile skidhte lindur akoma,por gruaja e tij qe duhet te dije ato qe ndodhen me azemin para vrasjes dhe ne diten kritike,si ka mundesi qe eshte nenshtruar e tera ndaj sali berishes e lul bashes,kur duhet ta dije se kur azemi kerkoi shkarkimin e ish kryeministrit meksi nga qeveria,sali berisha si president mblodhi kuvendin dhe prejashtoi nga grupi parlamentar azemin dhe vetem pak kohe me vone kur sali berisha ishte duke numeruar minutat e fundit per ta marre arratine ju nenshtrua azemit qe i doli ne mbrojtje dhe e shpetoi edhe nga renja e pushtetit,e rikrheu ne grup parlamentar me turpin me te madh,dhe nuk shkoi shum kohe edhe e vrau,e nxori para vrasesve kinse dikush po kerkon ta takoi,pra thuhej se sali berisha kishte dijen se kush ishte dhe per çfar,dhe tash 19 vjet pas luli shkon dhe zgerdhihet aty sepse e di fare mire se sikur te ishte gjalle azemi sot luli do te detyrohej ta hante ate qadren e lirise qe u be turpi i PD-s,por edhe listen e deputeteve qe tash edhe berisha thot se eshte e lulit,pra shqiptaret e dijne tash se sali berisha e lul basha jane si nje bajge e ndare ne dysh dhe si te tille e bija e saj jo vetem duhet te turperohet qe eshte krah tyre dhe duhet qe nese eshte ebija etij te kerkoi pse u vra babai i saj,dhe ense e do kete vend ateher te kerkoi edhe pse u shua fisi Haklaj,nese nena e saj ndane drejtesine duhet te kerkoi rigjykim per azemin e saj e jo te merr poza ne diten e perkujtimit sikur eshte bere gati te shkoi ne diskoteke,tek shqipatret dita e perkujtimit gjithmone ka qene dite merzie dhe heshtje e jo veshur e deshur si per bordello,mjer azemi ke paska lane pas dhe i lumi ai qe nuk jeton sot e te shef se si sali berisha e lul basha keshillohen nga serbi fazlliq per qeshtje kombetare dhe e bija e saj eshte pjese e tyre,qe duhet te zbatoi keshillat e fazlliqit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje