Më vjen mirë të them në fillim të këtij sesioni të ri parlamentar se:
25 Qershori ishte një ngjarje që ndryshoi jo vetëm fatin e pushtetit, por edhe të opozitës.
Ne, shumica, dhe opozita, këtë rradhë, kemi një fat të përbashkët.
Për shkak të vendimit të sovranit, ne nuk e kemi betejën me njëri tjetrin, por me veten.
E kemi ne me veten se shqiptarët na “kanë dënuar” të qeverisim në këtë mandat me duar të lira, ose të dështojmë. E keni dhe ju me veten, pasi shqiptarët u kanë dënuar ose të ndryshoni ose dështoni.
Edhe pse duket i tepëruar dhe shpesh pa përmbatje, debati brenda opozitës, është produkt i 25 Qershorit, dhe duhet t’ia dini për nder shqiptarëve.
Duhet t’ia dini për nder, pasi nuk besuat për katër vjetë ata që ishin me shpirt e zemër me ju dhe që u thoshin ndryshoni, por besuat në instiktin e pushtetit, se duke rezistuar në emër të pushtetit të vjetër, mund të vinte sërisht dita juaj. Besuat atë që nuk besojnë shqiptarët dhe kjo ka një çmim.
Për fat të keq opozita ende nuk ka mbaruar betejen me vete, që të nisë betejën për Shqipërinë. Nëse ndryshoni mendje, e vendosni ti shërbeni Shqipërisë. Ne këtu jemi. Sa më shpejt aq më mirë për ju.
Kryeministri në emër të shumicës qeverisëse, ju shprehu të gjithëve ju opozitarë tanë historikë por edhe opozitarëve rishtarë të LSi, gatishmërinë tonë, që të ulemi në një tryezë të hapur për gjërat e mëdha.
Në mungesë te një përgjigjeje për këtë ftesë, duhet te kuptoni se ju gënjen mendja se mund të bëheni heronj të shqiptarëve me gjuhën që përdori sot Lulzim Basha. Jo! Shqiptarët duan njerëz që bëjnë beteja për Shqipërinë. Kuptoje. Në Shqipëri nuk fiton kush i frun zjarrit të konfliktit. Zoti Basha, po fjalose edhe herë të tjera si në këtë seancë, ishe më mirë kur nuk ishe.
Mos tu gënjejë mendja se shpikni histori me blerje votash dhe manipulime dhe u besojnë shqiptarët.
Jo shqiptarët e dinë vetë për kë kanë votuar!
Mos tu gënjejë mendja se zëvendësuat një gardë politikanësh rivalë, me një grup të zgjedhurish rishtazi, dhe mendoni se tani ju besojnë shqiptarët.
Jo ata duan të shikojnë ata që besojnë në krye të tyre. Dhe lereni këtë debatin për votat e Gramoz Ruçit se nuk është as në nderin tuaj, as të Kuvendit.
Gramoz Ruçi ka në këtë Kuvend vota më shumë se çka pasur ndonjë kryetar kuvendi më parë, dhe për hirë të së vërtetës nuk i ka për shkak se është socialist, por se është Gramoz Ruçi.
Nëse do ishte ndonjë socialist tjetër, do kishte më pak. Dhe lereni këtë debatin për votat e Gramoz Ruçit se nuk është as në nderin tuaj, as të Kuvendit.
Gramoz Ruçi ka në këtë Kuvend vota më shumë se çka pasur ndonjë kryetar kuvendi më pare.
Për hirë të së vërtetës nuk i ka për shkak se është socialist, por se është Gramoz Ruçi. Nëse do ishte ndonjë socialist tjetër, do kishte më pak.
Sa për antikomunizmin tuaj dhe merakun për të po u them diçka. Ky Kuvend nuk bëhet më pak antikomunist se është Gramozi në krye. Gramozi ka qenë një ish komunst i viteve tetëdhjet, kurse ne këtu kemi dhe ish komunist të viteve 60 si Berisha.
Pra nuk e ka ky rekordin e komunistit më të vjetër në Kuvend e ka Saliu.
Ky Kuvend mund të jetë më pak antikomunst se të tjerët, por jo për faj të socialistëve. Ne këta kemi qenë këtu dhe mandatin e shkuar.
Të vetmit antikomunistë që ishin këtu, nuk i zbuam ne, i zboi Luli natyrisht dhe Saliu.
Që të jem i drejtë me ju, edhe ata nuk i hoqët si antikomunistë, por se si rrezik për karrierën tuaj. Puna juaj, nuk dua tu ndërhyj.
Por mos u ankoni për mungesë antikomunistash në Kuvend, kur hiqni nga Kuvendin Patozin si Student Dhjetori dhe Topallin si familje antikomuniste.
Kur thashë që në fillim se ashtu si opozita edhe ne socialistët e kemi betejën me vete,
kam parasysh betejën që na pret për ti çliruar shqiptarët nga makthi i stërkëmbshave politike për interesa personale, kundër interesit të Shqipërisë.
Me mundësinë që më jep fjala në emër të Grupit, do të doja të nënvizoja cilësitë themelore që do të përbëjnë edhe shtyllat kryesore të sjelljes sonë, si qeveri, si grup parlamentar, edhe si parti socialiste në cdo cep të Shqipërisë.
Më 25 qershor 2017 shqiptarët folën qartë.
“Shqipëria që ata Duam”, është një Shqipëri europiane, me shtet ligjor, ekonomi të zhvilluar, punësim dhe mirëqenie për çdo qytetar shqiptar.
Kjo është beteja jonë, suksesi ose dështimi ynë.
Dua t’i them sot çdo njeriu të zakonshëm dhe çdo familje të zakonshme të këtij vendi, se ne nuk do t atradhëtojmë besimin e tyre.
Ne do të përpiqemi ti japim Shqipërinë një emër të mirë, një pamje të mirë, dhe mbi të gjitha një vend më të sigurt.
Nuk e kam fjalën vetëm për ndryshimet në infrastukturë, në mbarimin e rrugëve dhe autostradave kryesore dhe rrugëve rurale në fshtara, apo në ndryshimin e qyteteve, por dhe në inevstime që nxisin zhvillimin, rrisin punësimin dhe japin shpresë se këtu mund të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë.
Vetëm kështu mund ti mbajmë të rinjtë shqiptarë që janë në dilemën për ta lidhur jetën me këtë vend apo emigracionin.
Imazhi i Shqipërisë nuk është çështje propogande, por çështje zhvillimi.
Thirrja ime për opozitën të mbajë dorën në të sharat për Shqipërinë dhe imazhin e saj.
*Shqipëria ka nevojë për reforma dhe reformat kanë dhimbjen dhe koston e tyre.
Të jeni të sigurt se ne do të qeverisim me kurajë, me ritëm të lartë, me vendosmëri të madhe përballë çdo kundërshtie apo rezistence për ruajtjen e status quo-së ku jemi.
Dhe në këtë pikë ne duam që këtu në Kuvend, ligjet për reformat e rëndësishme, t’i bëjmë së bashku. Se ligjet nuk i duam për vete pëor për Shqipërinë dhe cdo opozitë e juaja në përbmajten e tyre do të vlej.
E vetmja gjë që nuk vlen është bojkoti dhe mospjesmarrja në këto debate. Ato jo vetëm që nuk na përmirësojnë, por dhe mund të na lënë të gabojmë pa pjesmarrjen tuaj. Ju folët këtu për reformën zgjedhore. Po sigurisht. Ne i qëndrojmë domosdoshmërisë për reformë zgjedhore, e cila duhet të ketë në themel votën e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
Të jeni të sigurtë që në këtë mandatit të ri nuk do t’ju mungojë gatishmëria jonë vazhdueshme për dialog me ju.
Hajdeni pra. Të mos humbasim më kohë, por të ulemi dhe ta bëjmë së bashku realitet votimin e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ne duam të adaptojmë një sjellje proaktive ndaj jush, që keni detyrën po aq të rëndësishme, në shërbim të interesave të Shqipërisë.
Më duhet ta ripërsëris, Ju, me cfarë fjalosët edhe në këto seancë të parë, nuk duket se e keni kuptuar votën e 25 qershorit.
Por për ne është detyrim i mandatit dhe i përbërjes së atyre që na votuan në këto zgjedhje që na kërkojnë bashkëpunimin me, jo sipas traditës së vjetër.
Por, ama nuk do të qëndrojmë në vend asnjëherë duke ju pritur ju, kur është koha për të vazhduar përpara me detyrat tona ekzekutive.
Po të kishim pritur ju, Shqipëria nuk do të kish hedhur hapin e madh drejt familjes Europiane, me reformën në drejtësi.
Është në interes të Shqipërisë ndërmarrja e një reforme të thellë problemeve të trashëguara të organizmit shtetëror që pengojnë shtetbërjen dhe rritjen ekonomike.
Ka shumë sektorë në Shqipëri që duhen reformuar në sistem, të tjerëve u duhen ristrukturuar mekanizmat mbikqyrës, dhe cfarë duhet bërë urgjentësisht është rivlerësim total i burimeve njerëzore.
Është në interes të Shqipërisë suksesi në luftën për zhvillimin ekonomik dhe kundër korrupsionit. E për këto qëllime.
Ne si Kuven, presim që:
Programi“ 1 miliardë për Rindërtim” të vijë më së voni, në fundvjeshtë këtu për miratim.
Më në fund pas 25 vitesh, ne do të kemi një qasje krejt të re buxhetore në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujit, shkollat dhe spitalet.
Ne nuk mund të vazhdojmë më të presim vite e vite për të mbaruar një rrugë, sepse kaq lekë kemi.
Duhet të ndërhyjmë menjëherë, qysh në buxhetin e vitit 2018, në shkollat ku dje mësimi folloi në kushte të papranueshme.
Dëgjova opozitarë të rinj e të vjetër të shprehen kundër shkrirjeve të plota të disa hallkave të kalbura strukture shtetërore.
Miqësisht do t’i kishit mbrojtur më mirë po të mos kishit folur.
Është në interes të shqiptarëve, që drejtoritë e ashtuquajtura të bujqësisë, bordet e famshme të kullimit, ose e famshmja “policia gri”, të shkrihen që nesër në mbledhjen e parë të qeverisë, sepse këto kështu si kanë qenë deri më sot, nuk i duhen njerëzve të thjeshtë.
Ne duhet ta ulim peshën e administratës në jetën e përditshme të qytetarëve dhe të kompanive dhe të bizneseve.
Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, aseteve kriminale apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar përbëjnë një tjetër prioritet për ne.
I japim gjithë mbështetjen e Qeverisë së re për të kthyer në një realitet të konsoliduar atë çfarë arritëm qysh këtë vit – heqjen e vendit tonë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit.
Në kuadër të këtij procesi të hetohet çdo pasuri, të luajtshme dhe të paluajtshme që është krijuar nga të ardhura të pajustifikuara dhe më së shumti të rrjedhura nga trafiku i drogës.
Në zbatim të planit kombëtar të veprimit kundër kultivimit të kanabisit, Qeveria të krijojë një sistem efiçent mbështetjeje për zhvillimin e ekonomisë bujqësore në territoret e prekura nga kjo dukuri.
Të nderuar deputetë.
Për herë të parë Shqipëria po nis një sesion të ri parlamentar me një garë të madhe të shumicës me veten për të hedhur hapin e madh të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropain dhe për të shtruar rrugën përfundimtare drejt anëtarsimit në Bashkimin Evropian.
Një Shqipëri evropiane kërkon, jo vetëm një qeveri evropiane, por dhe një opozitë të tillë.
Mos humbisni kohë me debate të kota, mos anatemoni marrëveshjet dhe komproimset, pasi ato e bëjën më evropiane këtë vend. Anatemoni ndasitë dhe llogjikën e agjentëve dhe armikut të brendshëm e të jashtëm.
Është shansi që na jep 25 Qershori për të kuptuar të gjithë se pavarësisht çfarë i themi njëri tjetrit këtu, pavarësisht se më çfarë më thotë mua Berisha dhe unë atij, shqiptarët dinë ta bëjnë diferencën dhe e bënë më 25 Qershor.
Merreni seriozisht atë mesazh, që tu marr serizoisht dhe populli.
Faleminderit.
Bravo Taulant! I ke vene pikat tek I-ja.
pra nga Taulant je bere Taulanti
Bravo Taulant Balla
Nje mazhorc e zgjuar
Nje opozit per te ardhur keq
Luli adoleshent me gjith shok
O Taulanti xhaxhit!
Po ku i njeh komunistet ti o kolopuci i xhaxhit?
Sali Berisha me ato qe ka bere keto 27 vjet eshte nje agjent i UDB-se dhe armiku me i madh i Shqiperise!
Pra eshte fashist e nazist bashke!
Sa per komunistet mesoje,meqenese nuk ditke gje:
Komunistet ne krye te popullit cliruan Shqiperine nga pushtuesit qe ti sot po e gezon!
Ne se komunistet me Enver Hoxhen ne krye nuk dop te organizonin dhe udhehiqnin popullin ne luften clirimtare,sot ti dhe shoket e tu do flisnit o serbisht,o greqisht dhe shqipja do ishte gjuhe e ndaluar!
Vetem per kaq e meritojne tempullin e nderit te kombit te gjithe komunistet!
Ndersa ju e moret Shqiperine si molle e kuqe dhe e cuat ne gremine!
Shqiptaret cdo dite mendojne te arratisen nga Shqiperia,sepse modeli juaj kapitalist,jo vetem deshtoi,por i keni humbur shpresat te gjithe shqiptareve!
Se kush eshte Shqiperia,qe ju doni ta reklamoni se po e zbukuroni,hajde ne Yzberisht,atje ku banoj une qe te shohesh nje geto te Bombejit ku lal Eri nuk ka investuar asnje qindarke per rruget,kopshet e cerdhet,lulishtet,kendet e lojrave etj!
Eshe nje here bravo.
Bravo Taulant , futi edhe nje kenge per Gramozin ne parlament dhe do sigurosh edhe njezet vjet te tjere deputet !
Po, edhe mbasi ky komunisti qeverisi me ndihmen tuaj edhe e shkateroj shqiperine, gjithnje me ndihmen tuaj, tash po ju kujtojet me treguar se eshte njeri i juaj?
Dihet qe Gramozi kur ishte eprori i ketij Berishes me plot dijeni e dergoj ne krye te PDse me urdher te Ramiz Alise, sikur vepruate ne krye te cdo parti, qe pluralizmi te jete nje farse…
Po kjo nuk e shfajson as berishen, as Rucin, as juve per kriminalitetin tuaj!
Mjaft me me “duroni korruptionin e krimet tona se tjetri eshte ma zi” qe na servireni cdo here si ju si ato te kampit tjeter!
kuptoni qe jeni te votuar nga nje minorance e popullit, si ju si PDja, edhe kuptoni qe mazhoranca e popullit shqiptar nuk ju do as juve as Berishen!
Ο shoku shpati hahahahahahaha o shoku kam qesh me lot , po cpyet bythlepiresa esapi …….. nejse mbesena del per mire e qeshura?
Ja çfare do te thote degjenerim i kuvendit nga njerez te degjeneruar (Taulant Balla). Asnje fjale se çfare i bene Ben Blushit, Koço Kokedhimes e shume e shume te tjere qe i perzune se kishin aftesine te konkuronin Lideshipin. Moral felliqesirash. Intrigante Komuniste. Krahason Berishen Doktorr me Ruçin Sigurims!??
Bravo shoku Tualet. Kështu të do partia. Vigjilent sypatrembur revolucionar. Si të kanë dalë analizat shoku Tualet. Partia është e shqetesuar. Nuk mund të humbim një shok si ty. Kemi besim tek vendosmeria jote o shoku Tualet që mgjs i shkurter tek cdo pjese fizike te kalosh pengesat imperialiste revizioniste qe vijne nga pallimi pa kontraceptive
Rrofte KQ iPartise
Balla ,
Unë nuk hap televizor nga neveria që kam për Parlamentin . Këtu lexova fjalën tënde dhe u kënaqa .
Qënke djalë me tru në kokë dhe me karakter burri .
Urimet më të mira , lart e më lart , për të mirën e Shqipërisë !
Dale , se për pak harrova :
Nëse Saliu , në këtë mandant , nuk gjykohet për krimet e tij , do të thotë se jini të gjithë mashtruesë .
Thuaji Edi Ramës ti lerë mënjanë sofizmat alla Nano !
o tyt, boll e perdoret fjalen komunist vend e pa vend, keta birbot qe bene palle ne monizem quheshin anetar partie sepse komunistet e vertet ishin ata mavrite qe e gdhinin turni 3, hapnin kanale, merrnin plumbin se hidheshin te paret ne beteje etj,. prandaj mos i fyeni keta njerez te mire qe nuk fituan por dhane plot, duke i futur ne nje thes me berishen me shoke.
Po per reformen ste tha gje adidasi
Taulant! Te lumt goja.Je i zoti.Fjalim brilant.