Bukëpjekësit e akademisë

12 Shtator 2017, 12:40Blog TEMA

Nga Ledi Shamku

Akademikët vijojnë të zgjedhin e të zgjidhen nëpër komisione reformash. Ndonëse nuk kam shpresë se do ta gjejnë rrugën e duhur drejt konceptit të shkencës koherente dhe funksionale, prapë shpresoj te shpresa që vdes e fundit.

Një komision i tillë reforme u zgjodh edhe sot. Kryetarin e tij e dëgjova të deklaronte për mediat se (dhe po e citoj): “Nuk ka vend për alarmizëm. Qeveria nuk mund të na kërkojë 20 kg bukë kur na jep vetëm 1 kg miell”.

Pyes veten deri kur do të vijojë kjo mendësi kaq komuniste mbi shkencën dhe netëorkun shkencor?! Sipas përfytyrimit të reformatorit të sapozgjedhur, qeveria duhet t’i shkojë, përvecse me rroga po se po se ato ua jep, po duhet t’i trokasë vetë në derë Akademisë, me një torbë të mirë me pare të thata, t’ia vendosë vetë mbi tryezat e heshtura, dhe t’u thotë: miellin (lekët) ua solla. Ujë po keni se keni. Tani bëni bukët që mendoni ju, sipas shijes suaj, c’rëndësi ka çfarë shijeje, vetëm piqini ca!

Të dashur “reformatorë” të pjekjes së bukëve, po mirë, a nuk e keni menduar se qeveria (e madje taksapaguesit më saktë) u kanë dhënë shumë pare për shkencë së paku qysh nga vitin 2014, kur nënshkruam me Europën programin Horizon 2020, për të cilin shteti ynë pagoi një mal me lekë madje me euro si kuotë për të marrë pjesë? Dhe se shteti dhe nënshtetasit, ne të gjithë, presim që ky mal me euro të na i kthehet gurë-gurë buxhetit tonë, përmes financimeve europiane mbi projekte të kërkimit shkencor?

Eurot janë aty. Po projektet tuaja ku janë?! Sa konsorciume me Akademitë e tjera, apo qendrat kerkimore europiane a së paku ballkanike keni ngritur në këto vite, të dashur bukëpjekës? Sa?!

Se sigurisht nocioni që bota ka për shkencën është ai i integruari rajonal, me dobi e funksion për vendin tonë si pjesë e një treve europiane. Bota nuk e di se ju mendoni e punoni ende si në rrethim, pra doni miellin tuaj “kesh” në dorë për të gatuar bukën e midesë suaj.

Shkoni e merrini ato euro! Keni miell (financim) aty jo për 20 bukë po për 2 milion bukë po deshët e po qetë të zotë, shkencëtarë konkurrues, europianisht bashkëpunues.

E bëni dot? Shkoni e aplikoni! Përndryshe të dashur Akademikë, ju nuk po kërkoni financime për shkencë, por paluze për stomakë të lodhur që nuk bluajnë dot ushqim si gjithë të tjerët.

3 komente në “Bukëpjekësit e akademisë”

  1. analisti says:

    nuk eshte mire te permed emra akademikesh qe ne fakt as emrin bukepjekes nuk e meritojne se dhe bukepjekesi ne fund te fundit eshte nje pune e nderuar. petagoget e fakulteteve te ndryshme shkembejne qoka titujsh me njeri-tjetrin sa arrihet deri aty ku nje petagog 30 vjec ka titullin profesor. jane pikerisht keta qe i moren shpejt e shpejt titujt te cilet ja u dhane koleget qe i kishin udheheqesh plagjaturash qe sot i kemi anetare te Akademise. asnje kontribut nuk kane pervec titullit “profesor” qe ata e dine si e kane marre.

  2. safo says:

    Ka nje keqkuptim ne detyrat e mundesite qe nje grup njerezish te profesioneve te ndryshme jane nominuar ne nje organ qe quhet Akademia e shkencave. Sipas organizimit i bie te gjesh ne te nje fizikan, nje matematicien, nje biolog, nje filozof, nje muzikant, nje shkrimtar etj. A mund te krijojne ata nje entitet kerkimor? Aspak!
    Sipas te dhenave ne Internet, detyrat e Akademise jane 1. Te bashkepunoje me qendra studimore brenda e jashte vendit 2. Te propozoje fusha te reja studimi ne vend 3. Tu ofroje konsulence dhe ekspertize shkencore organeve shteterore 4. Boton organe periodike dhe vepra te tjera me karakter shkencor 5. Organizon Konferenca Kombetare e nderkombetare 6. Shpall konkurse dhe dhenie cmimesh.
    Prandaj vleresimi i Akademise duhet te behen a i kane plotesuar parametrat e kuadrit ligjor te permendur. Kjo do te presupozonte qe secili akademik ne fushen e vet te jete person me krebilitet dhe kariere shkencore. Vetem psh nje Floran Vila ne fushen e fizikes nuk mund te aplikoje per asnje projekt, nqs nuk eshte i lidhur me institucionet kerkuese qe zoterojne bazen laboratorike dhe kryejne kerkime shkencore. Mbase keta akademike do te duhej te bashkepunojne dhe me studjuesit shqiptare jashte vendit (ne shkencat ekzakte) te cilet jane te afirmuar, por mund te mos njihen fare nga akademiket shqiptare.
    Duke i hedhur nje sy konferencave te 2016 organizuar nga Akademia (rreth 14), konstaton se shumica e tyre jane rreth letersise dhe shkencave shoqerore. Shume pak jane ato ne fushen e shkencave natyrore dhe ekzakte. Ja lista:
    1. Forumin publik Karta e Gjelbër – rimodelimi i zhvillimit ekonomik dhe kontekstet lokale
    2. Konferenca ndërkombëtare shkencore me temë “Këshillimi Shkencor” dhe mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Botëror të Akademive të Shkencave (InterAcademy Partnership, IAP)
    3. Konferenca shkencore ndërkombëtare Shekulli i Kadaresë
    4. Konferenca jubilare Dritëro
    5. Konferenca shkencore ndërkombëtare 1000-vjetori i Shën Gjon Vladimirit
    6. Konferenca Ndre Mjeda – në 150 vjetorin e lindjes
    7. Konferenca shkencore 100-vjet nga vetëqeverimi i Korçës
    8. Konferenca jubilare Adem Demaçi dhe letërsitë shqipe
    9. Tribunë muzikologjike kushtuar jetës dhe krijimtarisë së kompozitorit Zeqirja Ballata
    10. Konferencën Tish Daija – në 90-vjetorin e lindjes
    11. Konferencën Kombëtare “Siguria e digave dhe menaxhimi i tyre”
    12. Konferencën Shkencore “Putting Farmers First”
    13. Konferencën shkencore nderkombëtare mbi Frutikulturën alternative
    14. Konferencën e VII-të Ndërkombëtare “Information Systems and Technology Innovations: the New Paradigm for a Smarter Economy”
    Por kur kerkon te njihesh me materialet e konferencave, ato nuk jane aspak disponible ne sitin e akademise, e kjo dmth se 1 kg me miell qe disponon akademia (dmth shume modeste per mbeshtetjen e aktivitetit publicistik), doemos nuk behet 22 kg buke sic pretendon Ledi Shamku.
    Nqs qeveria ne projektet e saj nuk kerkon konsulence nga akademiket kjo dmth ose qeveria nuk di cdomethene akademike, ose Akademiket nuk ja kane haber asaj pune. Por fare mire Ledi Shamku mund te na thote psh se qeveria i kerkoi Akademise konulence per projektet minerare, por ajo nuk kishte kapacitet per te dhene mendim. Por nqs ti si qeveri as qe merr mundimin te bashkepunosh me te, atehere pse e paguan?
    Pa baze laboratorike, shkencat e sakta nuk mund te ecin. Ledi Shamku mund te rrije ne shtepine saj dhe po te kete akses ne internet mund te shkruaje nje studim per gjuhen, por nje fizikan eksperimental nuk e ka kete komoditet. Vete Akademia sic eshte strukturuar e konceptuar nuk mund te aplikoje per projekte te Horizon 2014-2020 sic kujton Ledi Shamku. Pse? Sepse, psh ne se marrim prape z. Floran Vila (fizikan), fusha e tij e kerkimeve nuk eshte doemos ne fushat qe mbeshtet Horizon 2020, dhe sepse nuk ka baze laboratorike ta beje nje gje te tille, prandaj ashtu sic eshte konceptuar kjo akademi sot eshte e atrofizuar.
    Beni reformen dhe rilidhni akademite me qendrat kerkimore. Psh te kete nje harmonizim te projekteve te qendrave kerkimore me Akademine, roli i Akademise te jete me shume rol udheheqes se sa direkt kerkimor.

  3. Asus says:

    Akademi leshi. Gje e vjetruar. Ka plot djem e vajza ekselent qe kane studjuar e punojne ne institucione shkencore te botes se zhvilluar. Vetem ata kane koncepte dhe mundesi reale te bejne shkencen e diteve te sotme. Akademiket tane nxiri ne pension, te luajne domino e ti tregojne perralla njeri tjetrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje