Ikja e një dinosauri!

12 Shtator 2017, 09:27Blog TEMA

Nga Artan Lame

Ikja e profesor Farudinit është ikja e një prej të fundmëve dinosaurë të mbijetuar nga epoka e shkuar.

Jetoi bajagi gjatë edhe në këtë epokën post, por të cilën as e kuptoi e ndoshta as që u përpoq ta kuptonte.

Nga ata burra, mencuria e të cilëve bën të ndjehet i sigurt cdo shtetar që i mban pranë, qofshin ata të gjysmëshekullit që shkoi, kur shteti ishte gjë serioze, e qoftë këta të cerekshekullit tonë, kur shteti është…

E kam njohur aq sa për t’i lejuar vetes të drejtën të shkruaj për të sot në këtë ditë të mbrame.

Fliste me përgjegjshmëri, si të ishte ende përpara kolegjiumeve të gjithëpushtetshme të kohës së shkuar, pa bërë asnjë përpjekje të kuptonte se po harxhonte kot frymën në Epoken e Re të Parasë.

Aq nuk e kuptonte këtë epokë të ethshme, sa deri në fund i rezistoi me stoicizëm cdo lloj joshjeje për ta kuptuar e për t’u zhytur në dijet e saj (nese mund te quhen dije këto të parasë).

Nga kjo pikëpamje mund të quhet pa drojë një i padijshëm i kohëve të ra.

Lum te padijshmit, se e tyrja do të jetë parajsa – thonë ungjijtë.

Qofsh i lumur profesor në parajsën e të padijshmëve të gjithëditur!

4 komente në “Ikja e një dinosauri!”

  1. zana says:

    Respekte per dinjitetin Tuaj Profesor. E megjithate ju i late nje emer te mire familjes dhe femijeve tuaj.
    Respekte dhe per ju Artan qe me mjeshtri e vizatoni figuren e Profesorit. Ishlla e lexojne te gjitheditshmit e kohes se sotme.
    I lehte dheu per ju profesor.

  2. Dashamiri says:

    Nje koment shum i bukur dhe shume real per Profesorin e nderuar. Respekt zoti Artan

  3. Demi says:

    Po si ta kuptonte Profesori epoken kur shtetin, e drejtojne tipa si puna jote. Tek Aluizni te grijne nga leket ata te cilet i ke vene ti Lame, dhe gruaja jote.
    Lerini pordhet dhe demagogjite, me qitje per ti bere qefin te bijes se Profesorit..
    Dhe nuk i ke bere aspak nder duke e quajtur dinosaur, duke pretenduar se eshte nje gjetje per shkak te madhesise se kafshes, se ciles jo vetem qe i mungon intelekti por eshte edhe nje kafshe grabitqare prehistorike, krahasimet dhe imazhet e se ciles perdoren vetem per te ngacmuar fantazine e femijeve, aty ku ka mbetur akoma nje pjese e jotja, sigurisht i ndikuar edhe nga Misses Doubtfire, dhe Robin Williams

  4. sadna babul ka bidai says:

    po me vjen shum keq pse ka ik ,me vjen shume mire qe ka ik sepse nje profesor i zgjuar merr levdatat dhe te shkelqyer dhe te papelqyer ,ben tolerante me kapacitet ,te ndryshme ne fushen etij provesionale burra si ai mos u ardhshin kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje