Nga Indro Montanelli
Nga nesër lexuesit do të mbeten pa “Zë” (Gazeta e themeluar nga Montanelli, La Voce) Rihapja e saj është shtyrë, siç mund të thuhet, në kohë pa kohë. Në ditët e fundit ka pasur shumë zëra rreth “Zërit”. U fol deri dhe për një grusht shteti. Doja të qëndroja krejtësisht i papërfshirë, biles u largova për të lënë redaksinë të lirë të vendosë fatin e saj. Ekipi redaksional preferoi harakirin se sa përmbysjen e Gazetës. Unë e dija dhe nënshkruaj. Por në dhënien e llogarive duhet të njohim që kjo traumë ishte jo shkaku, por efekti i një krizë që shkon më lart. Për këtë krizë unë mund të jap shpjegime të ndryshme, si për të thënë, konjukturalë, rënia e frikshme e reklamave, prej konkurencës shkatërruese nga Televizioni, rritja e kostove ( cmimi i letrës u dyfishua në pak muaj), deformimi i tregut nga të përditshmet e mëdha me një nxitim të shfrenuar drejt suplementeve, shtojcave, dhuratat promocionale të cdo lloji, të mira dhe të këqia, të cilave nuk u bënim dot ballë. Gjithëcka e vërtetë. Por gjithëcka në plan të dytë krahasuar me mangësinë e thelbësore. Ne donim të bënim, si njerëz të së djathtës, të përditshmen e një të Djathtë realisht liberale, të ankoruar në vlerat e saj historike: shpirtin e shërbimit (ai i vërteti, i heshturi dhe kryesues), kuptimin e Shtetit, kodin rigoroz të sjelljes që ishte dhunti e e kampionëve të mëdhenj nga Giolitti tek Einaudi deri tek De Gasperi. Me pak fjalë, instirucioni i një të djathte që sot ndjehet e shkelur nga abuzimi që po i bëjnë falsifikatorët e tanishëm. Kjo e djathtë besnike ndaj vetvetes në Itali është. Por është një elitë shumë e limituar për të ushqyer një të përditshme. Ja mangësia themelore që bëri gazetën “La Voce” – sic ka shkruajtur Michele Serra – një gazetë të gabuar, biles, një gazetë “të huaj”. Djemtë e mi (redaktorët) që për ta mbrojtur hoqën dorë dhe nga gjysma e rrogës dhe përfitimet e tjera, tani po përpiqen të krijojnë një shoqatë të miqve të “La Voce” ku unë do jem presidenti. Tjetër skam c’tju jap. Jam lodhur duke gërmuar në llumin ku ka përfunduar jeta publike italiane, ku nuk mund të lëvizësh një hap pa u ngjyer më baltë. Dhe pastaj, unë mendoj që pjesën time e kam bërë. Për të mbajtur dhe mbrojtur pozicionin tim, më është dashur këto vitet e fundit, të themeloj dy gazeta “kundër”: kundër të majtës, kur ishte e majta ajo që i kërcënonte: dhe tani kundër parodisë aktuale të së djathtës që është rrezikshmërisht duke e diskretituar akoma dhe më shumë. Dy luftra, dy humbje, për të cilat jam njësoj krenar, por që kanë lënë mbi mua – në moral dhe në fizik, – shumë shënja. i kërkoj lexuesve të më njohin të drejtën të tërhiqem. Do më mungojnë lexuesit, ata lexues. Do më mungojnë tmerrësisht. Shpresoj tju mungoj dhe unë pak atyre. Por shpresoj akoma më shumë që “La Voce” e djemve të mi, mos më bëj të kem këqardhje për timen.
Shënim i përkthyeses :
La Voce ishte një gazetë e themeluar dhe drejtuar nga Indro Montaneli,që pa dritën e botimit nga 22 marsi 1994 deri në 12 prill 1995, kjo gazetë lindi mbas largimit të Montanelit nga Il Giornale. Ikja e tij e bujshme nga Il Giornale që po ai vetë themeloi, ka të bëjë me përplasjen dhe kontraditat që pati Montaneli me Berluskonin kur ky i fundit mori vendimin që do hynte në politikë, dhe si aksioner Il Giornale donte të ndërhynte në politikën dhe orientimin e gazetës, Montaneli dhe redaktorët e tjerë krijuan këtë gazetë të re La Voce.
Në foto është ballina e numrit të fundit të gazetës La Voce , me titullin “ Dita e cakejve” dhe editoriali i Montanelit i shqipëruar më lart ku ju thoshte lamtumirë lexuesve me titullin “Një i huaj në Itali”.
Shqipëroi Brizida Gjikondi.
Une e adhuroj Montanelin. Por nuk e gjej dot lidhjen mes ketyre artikujve te Indros se madh, te perkthyer per ibret nga Gjikondi dhe aktualitetin shqiptar. Ma sqaroni pse keni zgjedhur kete artikull sot, apo Brizida ka nevoje per honorare? E peshkuat me sy mbyllur nga thesi? Po pastaj çfare do vini? Gjithe historine e Italise se Montanelit, keshtu qe Gjikondi e ka te sigurte pagesen deri ne pension?
Mua mu duk shune i qarte dhe mesazhlenes….lexo me shume se jam e bindur do e kuptosh me mire autorin….
VARFERI E PLOTE MENDIMI, SA KEQ ……
A sikur te ekzistonte nje Montanel(i) ne shqiperi !!!
Mbetet aktuale edhe pse kohet kalojne politika kudo qe kerkon te nderhyj sjell pasoja…po pati intelektuale te vertete sigurisht….brava Gjikondi qe na shkund ndonjehere…na kthen ne vetedije…..
Shkrim domethenes,,,sigurisht aty ku perpiqet te hyje politika nuk ka profesionalizem dhe gazetari te vertete… njesoj si dje dhe sot….Montaneli si gjithnje percjell deshperim… rrofsh Gjikondi qe na e kujton ndonjehere se ka gjithmone nje rrugezgjidhje….mbetesh origjinale.
E di qe po tregoheni katunare ju?Na e cpifetr me kete Montanellin
Tamam verferi mendimi Abc levizni nga e keqja qe ju ka pushtuar shpirtin, ashtu siç politika gazetarine……
Sigurisht aty ky hyn politika, intelektualet e vertete dalin jashte,,,mese koherente…s’do shume mend per t’u kuptuar
Autoren e ndjek perpiqet gjithnje te dergoje mesazhe ..po kush ta kuptoje …te mjeret?