Timoni i Ramës, apo tepsia (bosh)e Bashës. Duket se shqiptarët edhe kësaj here peshuan më shumë nga timoni, se nga tepsia, e cila ka nisur të bëhet si shosha e vjetër. Në politikë fiton gjithmonë ai që detyron kundërshtarin të luajë me rregulla në fushën e tij, pra në rastin tonë timoni plot e ka mundur tepsinë e mbetur bosh, pavarsisht se shoferi rri i veshur me atlete, pavarsisht se u jep ultimatum drejtorëve, duke evidentuar në fakt problemet reale që ka vendi.
Qeveria e cila do të marrë detyrën në ditët që vijnë, ka përpara saj sfida jetike për të ardhmen e vendit, dhe mbi të gjitha gëzon numrat e duhur për të drejtuar e vetme. Dëshira për të bindur për të marrë pëlqimin, edhe pasi je votuar 2 muaj më parë si timonier i vetëm, ka një specifikë të veçantë, pasi në fazën e ndërtimit të konsensusit, ajo është e kujdesshme ndaj krijimit të propozimeve konstruktive për të qeverisur.
Nga ana tjetër unë nuk e di, çfarë do të bëjë Basha në 2021, do të japë dorëheqjen e pakthyeshme dhe do të largohet nga politika, apo sërish do të vetëngrijë duke mos e dorëzuar sërish zyrën. Por një gjë është e sigurt, në korrik 2021, PD do të jetë më e vogël, më e dobët, me kriza të shumta brënda saj. Këtë gjë e di edhe Basha, e dinë edhe anëtarët dhe votuesit e shumtë të PD-së të mbetur të zhgënjyer, pasi megjithëse u bë kryetar partie dhe i mbështetur pothuaj nga “të gjithë”, për fat të keq dhe për zhgënjim të gjithë demokratëve, ai nuk ka arritur të bëhet lider i provuar.
Kryetari i partisë është një post administrativ brenda partisë, kurse lideri është diçka krejt tjetër, pasi ky i fundit frymëzon, kurse kryetari partisë jep urdhëra që ato të zbatohen, që militantët dhe jo vetëm ata të binden, për shkak se ai është i pari partisë. Kjo ndodh prej 4 vitesh, dhe do të ndodhë edhe 4 vite të tjera në PD. Lideri nuk pranon të japë urdhra, pasi njerëzit e ndjekin atë kudo. Lideri jep urdhra vetëm në ngjarje të veçanta politike, apo në situata serioze. Tek ne modeli i liderit i përket shoqërive totalitare, por gjithsesi në demokraci ka të bëjë me politikën, duke krijuar një marrëdhënie ndryshe dhe votuesit. Në shumë vende demokratike perëndimore, Presidenti, zgjidhet nga populli, dhe kandidati fitues është një lider popullor.
Gjatë periudhës së cadres së “lirisë”, Basha tentoi të bëhej lider, tentoi edhe të ishte imponues, dhe deri diku e besuan njerëzit, por ai e kishte kuptuar gabim të qënit “lider”. Ai përpiqej të krijonte imazhin e liderit duke trashur zërin, duke imituar tjetër njeri, duke bërë gjeste, kërcënime, ultimatum, pra të krijonte mendimin se gjithçka kishte lidhje me “guximin dhe natyrën e tij prej lideri”. Partia Demokratike, aktualisht është duke kaluar krizën më të madhe që prej themelimit të saj. Rezultati traumatik i 25 qershorit (dhe farsa e 22 korrikut) e ka gjetur PD në momente të vështira. Ndërkohë rreziku tjetër vjen nga rrudhja, e cila ka gjasa ta zvogëlojë shumë atë si forcë politike pretenduese për të qeverisur. Kriza aktuale e PD nuk krahasohet as me vitin ’97, dhe as krahasohet me rezultatin e 2013.
Problemet dhe kriza aktuale, mund ta çojë Partinë Demokratike në rrugë pa krye, pasi kriza po thellohet, duke rrezikuar ta nxjerrë atë fare nga skena politike. Kriza është politike edhe sepse në 4 vite të drejtimit të PD-së në opozitë, ishte evidente mungesa e frymës së fitores.
Ajo që mungonte dukshëm gjatë 4 viteve të kaluara ishte edhe mungesa e motivimit të militantëve se “PD meriton të fitojë besimin e qytetarëve pa patur nevojë për lugë të tjera në tepsi”, si në rastin me LSI. Bindja e krijuar se “Basha e ka seriozisht”, u shua menjëherë pas një marrëveshjeje dypalëshe, në thelbin e së cilës ishin disa ministra teknikë dhe disa drejtori koti, të cilët do të shërbenin si garanci e pjesëmarrjes së PD në zgjedhje. Kjo solli një tjetër krizë tek PD, e cila rrezikon të shuajë edhe identitetin e saj moral dhe politik. Përfundimisht shqiptarët gjenden sot të ndarë jo në të majtë dhe të djathtë, jo në socialistë dhe demokratë, por në shumicë që kanë vendosur të ndjekin timonierin, përballë një tepsie bosh, e cila pas 4 vitesh do të jetë kthyer në garushde e vogël, e cila do të shërbejë vetëm për të mbushur pjesët e shqyera të saj.
tepsia bosh nuk meriton te shahet sepse vlen me shume ,se timoni qe mesojne te tjeret sepse nganjehere kundershtari del bllok nga timoni megjithate jeni lider te brezit te ardhshme per shqiptaret
Besojm dhe shpresojm qe neser me dat 9. 9. 17. parlamenti i ri dote miratoi qevrin e re, kryetarin e parlamentit, zotin Gramoz Ruci, personin me ta aft e te zot per te drejtuar kater vitet e arcme, kete parlament.
Me kenaqesi shikojm qe kryeministri Rama, duke nxjer mesime gabimet dhe mosralizimet e kater vitet e shkuara, po konsultohet me qyteteret per te par nga afer nevojat imedjate qe dote ndikojn ne forcimin e shtetit ligjor, ritjen e ekonomis dhe permiresimin e jetes te qytetareve.
Dote deshironim qe pjes e keti programi, te bashkohet edhe LSI, si parti e krahut te majt qe deri sot esht ne qeveri. SHpresojm te mos kethehet ne parti destruktive sikurse esht PD, por se bashku me PS, te miratojn rreforma e ligje qe e cojn perpara demokracin shtetin ligjor dhe ritjen ekonomike, cdo qendrim tjeter destruktiv, dota coj ne humbje te madhe LSI.
Suksese parlamentit te ri, me zotin Ruci ne krye, suksese kryeministrit Rama dhe qeveris per te ralizuar te gjitha objektivat qe po ndermeren ne interes te SHqiperis dhe shqiptareve