Myslimanët në Shqipëri nuk janë shumicë; por edhe sikur të ishin….

7 Shtator 2017, 10:22Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Një nga shkrimet më të komentuara në rrjetet sociale gjatë ditëve të debatit të nxehtë mbi “monumentin e Skënderbeut të fshehur në shesh” ka qenë i nënshkruar nga Taulant Kopliku. Ky i fundit mbronte idenë se marrëdhëniet mes myslimanëve e të krishterëve janë idilike, dhe këtë e ilustronte me përvoja e dëshmi personale mbi martesa e miqësira të përziera, e me një klimë harmonie mes shkodranëve me fe të ndryshme. Dy gjëra më bënë përshtypje në atë shkrim. Një: Harmonia për të cilën flet Kopliku lidhet me një wishful thinking të tijin; gjërat në praktikë nuk janë kaq të hareshme. Dhe dy: Ai bënte një ngatërresë, merrte për myslimanë/të krishterë ata që vijnë prej një tradite myslimane/të krishterë. E kështu edhe veten e llogariste si mysliman, ndonëse, me çfarë dilte prej shkrimit, nuk është i tillë. Nuk mund të jetë mysliman një njeri si ai që, siç thoshte, pi birra e raki kur është mes miqsh. Të gjitha shkollat e mendimit islam e të interpretimit kuranik janë në një mendje në këtë pikë: alkoli është haram.

Këtë ngatërresën e Koplikut e bëjnë shumë njerëz. Marrin, fare pa të keq, për identitet fetar atë që përbën thjesht traditën fetare të familjes. Këtë kish bërë edhe Olsi Jazexhiu në një shkrim të tijin konfuz e të kreshpëruar, të publikuar dje në dritare.net. Ai thoshte se “shqiptarët, [që] nga Kosova [e deri] në Konispol, janë dërrmueshëm myslimanë”. Me fjalë të tjera, ai quan myslimanë të gjithë ata që vijnë nga një traditë myslimane, përfshirë edhe njerëz si puna ime, që me Islamin nuk i lidh asgjë veç emrit e traditës. Na lodhën me këtë konfondim të traditës me identitetin fetar. Duke huazuar stilin patetik të Moikom Zeqos, do doja t’u thoja: “Mjaft tani, mjaft, me këtë spekullim!” Sepse myslimanë janë vetëm ata që kanë bërë shahada-në (aktin e konvertimit), ata që falen çdo ditë, ata që agjërojnë kur duhet agjëruar, ata që bëjnë haxhiun kur munden, ata që nuk ia lejojnë vetes të pijnë alkol, të luajnë bixhoz, të marrin e japin fajde në bankë a diku tjetër, ata që hanë vetëm ushqime hallall, që besimin e vënë para kombit e që Muhametin e vënë para Skënderbeut, që Islamin e shohin si të vetmen fe të vërtetë, që Islamin duan ta shohin si një fe të përbotshme, etj, etj. Dhe me këtë, të kuptohemi, jemi ende te një version minimalist besimi, jemi te myslimani bazik. Poshtë këtij niveli nuk ka mysliman. Sipër këtij niveli, po, ka sa të duash. Ka nga ata që gratë e tyre i mbajnë të mbuluara, që marrëdhëniet seksuale para martesës i konsiderojnë tabú, që marrëdhëniet e partneritetit (miqësitë, ortakëritë, martesat, fqinjët, etj) me të krishterë e jo fetarë i quajnë të pamendueshme. Ka myslimanë të tjerë edhe më rigorozë që duan sheriatin në vend të ligjeve shekullare, që kombin dhe heronjtë kombëtarë i shohin me përbuzje apo neveri, që gratë, të gjitha gratë, po sidomos të tyret, duan t’i kyçin në shtëpi, ku edhe mund t’i rrahin, nëse “ato e kanë hak”, që qafirat (jo myslimanët) i konsiderojnë qënie të urrejtshme, që për apostatët (ata që e lënë Islamin) mendojnë se duhen qëlluar me gurë deri në vdekje, që statujat, pikturat, muzikën i konsiderojnë shpikje të shejtanit, e kështu me radhë. E në fund – ky është versioni esktrem – janë ata që shkojnë të luftojnë për ISIS-in apo që hidhen në erë me fjalët “Allahu akbar”, duke çuar dhjetra të pafajshëm në varr dhe veten … në xhehnet, ku duart do t’u kapin medemek vetëm cica të mëdha virgjëreshash. Siç shihet, myslimanët janë një komunitet shumë laraman. Si zor të gjendet në këtë botë një komunitet më laraman se umeti islam. Dy myslimanë njësoj nuk i gjen dot. Si e interpreton Islamin njëri, nuk e interpreton tjetri. Dhe të gjithë i referohen të njëjtit libër, Kuranit. Të gjithë adhurojnë të njëjtin Zot, Allahun. Duke mos harruar të shtojnë: Alhamdulillah!

Sa është numri i këtyre myslimanëve shqiptarë, nga versioni minimalist te ai maksimalist? Ne nuk e dimë me saktësi. Nuk kemi se si ta dimë. Nga regjistrimi i popullsisë që u bë së fundmi (viti 2011) doli se myslimanët janë 57% e popullsisë, por kjo shifër është e trukuar nga e njëjta ngatërresë, për të cilën sapo fola. Në një numër të madh rastesh, agjentët e INSTAT-it që kanë bërë punën në terren atëmot as që i kanë pyetur qytetarët mbi identitetin fetar. U kanë mjaftuar mbiemrat e llojit Islami, Paloka, Hoxha, Anastasi, Shehu, apo emrat e llojit Myrteza, Gjon, Mustafa, Jorgo, Hasan për të patur një ide të vetën për fenë e të intervistuarëve. Por edhe kur këtë pyetje e kanë bërë, nuk janë ndeshur me surpriza. Të intervistuarit u kanë dhënë për fe të tyre atë që ka qenë feja e të parëve. Prindërit e mij – këtë e di mirë – kanë deklaruar se janë bektashinj, mirëpo e vërteta është që – edhe këtë e di mirë – ata janë de facto ateistë.

Sikur të isha në krye të punëve të këtij vendi, do organizoja një regjistrim ad hoc të popullsisë, ku njerëzve t’u kërkohej të jepnin identitetin fetar të tyre, dhe jo origjinën apo traditën. Dhe nëse njerëzit nuk do ta kishin të qartë se ç’do të thotë “identitet fetar”, se ç’do të thotë të jesh mysliman, katolik, ortodoks, apo bektashi (janë të shumtë ata që nuk e kanë të qartë), do t’u shpjegohej. Regjistrimin do ta bëja me ndihmën e grupeve të nëpunësve të shpërndara në terren, të cilat do kishin në përbërje edhe përfaqësues të vetë feve. Dhe ky regjistrim do ndante shapin nga sheqeri njëherë e mirë, e me gjasë do nxirrte në shesh se asnjëra prej feve nuk është shumicë në këtë vend. As Islami. E ky fakt do t’u ulte pendët të gjithë besimtarëve. Ky vend nuk është i njerëzve që falen nëpër rrugë apo nëpë faltore, apo i atyre që shajnë e fyejnë në emër të feve nëpër rrjetet sociale. Ky vend është shumë më tepër se ata. Edhe sikur fetë, apo ndonjëra prej feve, të ishte shumicë, prapëseprapë ky vend nuk do kish arsye pse të quhej i tyre. Do ishte i të gjithëve. Sado që të jenë myslimanët e të krishterët, dhe sido që të jenë, me Skënderbeun apo kundër Skënderbeut, patriotë apo anti patriotë, ata janë këtu, janë si ne e si njëri-tjetri, janë shqiptarë me titull të plotë, janë me të njëjtat të drejta që kanë të gjithë shtetasit e kësaj republike, dhe me detyrimin që besimin e tyre ta mbajnë për vete, ta përjetojnë si një gjë intime, ta përjetojnë në mënyrë të qetë e të shtruar, për të mirën e tyre, e jo për inatin e të tjerëve (e di që kjo e fundit bie ndesh me udhëzimet kuranike, por në të njëjtën kohë është kusht i paqes publike e kombëtare; myslimanët shqiptarë duhet të zgjedhin: duan që ky komb të jetojë në paqe, apo duan që ky komb të islamizohet i tëri?). Janë njësoj që nga myslimani nominal Taulant Kopliku që dëndet me birrë e deri te myslimani militant Olsi Jazexhi që ah, sa do ta donte ta rrëkëllente një gotë të ftohtë birre, por ja që ka zgjedhur ta thajë gurmazin për ta mbajtur mirë me Allahun.

E në këtë kuptim, nuk merret vesh mirë kjo loja me shumicën që bëjnë myslimanët. Veç shejtani e di se pse u pëlqen kjo lojë. “Jemi shumicë”, të thonë. Në mënyrën më brutale të përfytyrueshme e ka thënë këtë gjë myftiu i Shkodrës Muhamet Sytari, në korrik të vitit 2016, me rastin e Fiter Bajramit, duke iu drejtuar besimtarëve myslimanë në shesh (myslimanët i kanë shumë qejf sheshet): “Ecni përpara me krenari në fenë tuaj, se ne nuk jemi pakicë në këtë qytet, se ne nuk jemi pakicë kombëtare në këtë vend, ne jemi myslimanët, ne jemi pasuesit e Allahut e të Muhametit”.

Le të jemi të sinqertë me veten. Kjo nuk është një frazë drejtuar besimtarëve. Ky është një ligjërim politik. Kjo është një thirrje luftarake. Kjo është e frikshme. Dhe ta dini, është më e frikshme në rastin që Sytari e do kombin, sesa në rastin që kombit nuk do t’ia shohë bojën.

45 komente në “Myslimanët në Shqipëri nuk janë shumicë; por edhe sikur të ishin….”

  1. Argita_B says:

    O mustafa, o koker idioti qe na mbushet Tironen me fshatar si puna jote dhe po doni dhe te na jepni mendt!!
    Musliman lind, nga prinder musliman. Ka musliman praktikant dhe jo praktikant. Ky personi ne fjale qe ti na permend, kopliku, perfaqoson mendimin apo modelin e tij sigurisht, po ndryshe nga çpo do te na e prezantosh ti more Mustafa, ai nuk perfaqeson jo vetem mendimin e tij, jo vetem minoritetin, po nje mazhoritet shqiptaresh.
    Familjet shqiptare rralle ven kriterin e fese ne martesa, shme rralle biles! Personalisht nuk njoh asnje rast nga familja, shoqeria, komshijte e mi qe te kene perdorur kriter fetar per per tu martuar, ASNJE!! Dhe kur te flas per rreth, flas per qindra njerez se rrethi ka qn teper i zgjeruar Mustafa se nuk vij nga fshati si ty.
    Atehere ne cilen brime ke jetuar ti Mustafa qe prétendon se ke monopolin e te vertetes duke kririkuar dike qe shpreh mendimin e tij?!! Nuk mbushen faqet e gazetave me polemika o fshatar i kulturuar nga televizori, shko studjo dhe me pas mundohu te kuptosh, boll na ndotet hapsirat mediatike me mediokritet.

    1. Rreth e rrotull says:

      Une di shume njerez qe vejne fene kusht per martesen…

      1. i cudituri says:

        Une asnje deri me sot!

    2. tfgs1 says:

      o Mucoooooooooooooooooooooo,muslimoni eshte NJE dhe i patjetrsuehem sado epitete apo ”bazike” qe ti ngjitesh ti apo ndonje tjeter si ty,pi apo nuk pi raki,birra,ha apo nuk ha mish ,ok! Musliman do te thote ADN,PSIKOLOGJI,KULTURE[nese mund te quhet kesthtu,ERE ARAPI tj,etj……
      dhe tjetra;nuk ka muslimon shqiptar!!!flitet per turk shqipfoles kjo pasi shqiptari ka qene,eshte e do te jete perjete KRISTIAN…………..

      1. kuc he dreq says:

        Janullatosi dhe Papa i Romes na qenkan shqiptare ? ? ?
        Ti PISOGLENDI je njesoj si keta islamiket, thjesht je ana tjeter e medaljes. Nje IDIOT I LINDUR, qe i ka ngelur ora ne shek XIV-te ?

        1. tfgs1 says:

          reeee ouuuuuuussssssssssstttttttttttt,palioarapi tou kerrata…………………
          s’arxidia mas se c’thoni a mendoni ju zhulsat e sulltan Muratit,ju vertetuat theniet e mia por edhe shume te tjereve se nuk jeni shqiptare por TURQ,shume apo pak kjo pak rendesi ka sidomos per ne qe i kemi bere mutin ne koke vatanit.

          1. kuc he dreq says:

            Une jam bjond me sy bojqielli mo RROT CARI ? ? ? U bere ti katunar, lekurkuq i Bregut! Yyyyyyyyyyyyyyt qenie me komplekse inferioriteti! Te shkerdhefsha Muhamutin dhe Jezuicken bashke.
            PISOGLENDI MOU ESY ? ? ?

      2. Dardan Opojari says:

        Shqiperia esht shtet kombetar i Kombit Shqipëtar dhe në aspektin fetar si shtet Laik. Sa i përket asaj se Shqipëria esht kristiane nuk qendron, Në strukturen Kombëtare Shqipëtare përqindja e krishtër ësht minoranc, në krahasim me pjesën tjetër Islame . Disa përsona të pa cipë dhe të pa arsimuar nuk jan nl gjenfje të dallojnë kom in dhe fen. Mund të jesh i krishter Italian, Grek, Sllavë po edhe Shqipëtar. Por edhe Mysliman mund të jet nje Arab, Sirian, Turkë, Boshnjak po edhe Shqipëtar .

    3. Grigor says:

      Feja eshte zgjedhje e lire, jo trashegimi genetike. Njerezit e lire me vullnet te lire bejne zgjedhje personale. Feja eshte botekuptim yt. Me fal te pyes, babane e kam ortodoks mamane bektashie, nqs feja eshte e trasheguar, atehere c’fare feje kam une?!

      1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

        BASTARD!hahahahaha………
        nejse,sorry per me lart[ta thashe per humor] por ka nje gje qe ju nuk kuptoni ose nuk doni ta kuptoni,ose vertet nuk ”mbushni mire” pra e nxirrni ”pa djegur”[me shqip]……………ashtu sic thote edhe ajo paliokounistra [e para ne komente] nje femije lind dhe trashegon fene e prinderve,gjysherve apo stergjysherve pasi besimi fetar eshte ADN,GEN,GJAK,IDENTITET,KULTURE,KOMBESI etj,etj.Nuk mund te lind nje kristian nga prinder muslimone apo bektashiane dhe anasjelltas si nuk mund te lind nje gyzel sunit nga prinder kristiane,ok.Dallimi,ose perqindia e nje ”vero” besimtari”[cilido qofte ai] mvaret deri ne diten qe ai vaptiset[pagzohet] si kristian apo behet lanet[synet] si muslimon.
        I pagzuari kristian apo syneti[lanet] muslimon me rritjen ne moshe ne jeten e tij thjesht zgjedh pozicionin ose deshiren e tij[pra besimtar praktikant ose jo] por ne asnje menyre nuk mund te nderroi apo me keq te mohoj origjinen e besimit te tij[cilido qofte ai] pasi shkencerisht flitet per ADN qe ndryshojne si nata me diten mes nje kristiani paqsor dhe nje suniti or shiiti gjaxor.Do te thote dikush se jo te gjithe muslims jane kriminele,por ne u kujtojme atyre se gjithe kriminelet jane muslims……………
        Pra,sado mos te besoi dikush apo praktikoi[eshte e drejta e tij] besimin e paraardhesve te vet ne asnje menyre nuk ka forcen qe ta MOHOI.
        Nga nje prind apo te dy muslimon lind vec nje muslimon ,po keshtu edhe per kristianet.
        Kjo vlen edhe per te tredhurit[atheoi] te cilet fakeqsisht jane shume shqipfoles,por ne pergjithesi dominuar prej muslimon brothers per arsye qe tashme dihen,INFERIORITETI!

        1. u dhim tu qesh says:

          Ti ke nevoje per psikolog o derdimen inferior! Ke ik per lesh ? ? ?
          Feja nuk ka lidhje fare me origjinen e njeriut dhe natyrisht qe mund te nderrohet pa piken e problemit. Sa per info (qe e di edhe femija e kopshtit) edhe katragjyshi yt para se te behej kristian ishte pagan, pra kishte nje fe tjeter!
          Te fala sat’eme dhe thuaji te te gjeje nje psikanalist se ndonje dite do perfundosh duke luftuar ate kundershtarin qe sheh ne pasqyre!
          Ke shku per lesh o DEBIL!!!!

    4. Alblondon says:

      Argita_B Nuk e kuptoj pse e quan Mustafa Nanon idiot vetem se tha nje te vertete. Sipas taje ka mislimane qe e praktikojne dhe ato qe nuk e praktikojne. Epo sipas teorise islame dhe jo te timen ai qe nuk e praktikon nuk mund te quhet musliman sepse musliman quhet vetem ai qe i zbaton rregullat e islamit. Ai qe i thyen keto rregulla duhet te denohet po sipas ligjeve te islamit. Pra se meson pak me shume dhe nga Mustafa Nano nuk u be gjameti. Lezo me mire Librat e islamit qe te kuptosh ate fe muti. Kur them librat e islamit kam parasysh kuranin the 4 volumet e Salih al bukhari qe quhen sunnah.

  2. Erenik Doli says:

    Mustafa, nga sot nuk te marr me seriozisht, qenke debil komplet, booo si i njifke ti gjerat. Je femije qe vuan tendencen per te qene ne gojen e te tjereve. Ke per te perfunduar keq. Te garantoj, edhepse nuk do jesh me qe te ta them se te thash. Do vrasesh veten Mustafa.

  3. Hajde shajm Muçin says:

    Po pse o Muç bën kot lojën sikur je i trashë. Nuk të shkon o burrë i dheut. Je më i lezetshëm kur bën letërkëmbime me Beogradin. Aty e godet vërtet ekstremizmin, por me këto shkrime i bën autogol vetes. Lëri këto budallalleqe se sado mbështetje të marrësh prej tyre, kur të thuash të drejtën, aq më fort do tët quajnë tradhëtarë, aq më shumë pështymë do tët hedhin këto ideologji neandërtale që mbron. Njs, po të dalësh nga muhabetet e barit, do e kuptosh që nuk ekziston asnjë lloj konflikti apo komploti islam. është e gjitha në mendjen tënde që kërkon mbështetje me çdo kusht.

  4. Lili says:

    Sikur te mendoni edhe francezet si ky,franca do na dillte vend mysliman,mbasi as 5per qind te francezeve nuk jane pratikuese te fejes kristiane,po jane vetem te tradites kristiane sipas ketij….kurse shumica e myslimaneve te frances,ku islami eshte feja e dyte jane pratikuese…
    Idiotsite e shqiptareve nga Albanistani nuk kane fund: cdo dite te dell nje qe tregon se nuk kishte fund ignoranca e ´intelektualevé shqiptare.

  5. Marin says:

    Rreziku islam Eshte i madh se po hedhin balte mbi figurat e kombit ca pret ti qe nje dite te zgjohesh e te shofesh mullah Omar te sheshi skenderbej pergjigju

  6. Sorkadhja says:

    Eh more vllezër! Ka ardhur epoka e injorancës ku i padituri bëhet i ditur dhe i dituri tkurret nga marshimi i pakicave që kanë uzurpuar mediat, pushtetet, janë kamur me pasuri të të gjitha llojeve. Para 90-tës u shemb morali komunist, veç të tjerash edhe nga se fëmijët e byroistave, të bllokut dhe të.staneve politike njëpartiake në rrethe, të përkëdhelur nga “baballarët e rangjeve të larta”, lejoheshin të kapërcenin “izolimim” moral, kulturor dhe arritën të përvehtësonin kulturën perëndimore, por sigurisht gjysmake. Pas 90-tës, ata fëmijë me përgaditje gjysmake uzurpuan drejtimin e shoqërisë, bënë dhe vazhdojnë të na bëjnë gjëmën. Sorollopë të pjellave injorante edhe sot duan të na dalin me teorira marrëzisht dhe seriozisht të rezikshme duke futur hundët në.pellgje të mbushur me urinë e fekale. Të gjithë e vëmë re se, se po thuaj nja dhjete analistë, apo qejfllinj intervistash i kanë hypur gomarit dhe po pëllasin mbi samar fjalime të gatshme që u a servirin antishqiptarët, që nuk janë të pakët. Mos u merrni me këta tipa, sepse vlera e mendimeve të tyre është e ngrirë në.minus qindra gradë celsius. Sorkadhja

  7. fazlliçi says:

    Thartuan buzët pordho-myslimsat, sepse nuk ju pëlqejnë të vërtetat që (ka guximin të) thotë Mustafa Nano, por janë rritur me “përralla të bukura” , fjalë bombastike boshe dhe gënjeshtra që u pëlqejnë…!

  8. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria says:

    Ke te drejte zoti Nano! Edhe une rrjedh nga familje ortodokse, martuar ne familje katolike, por jo vetem qe nuk Jam praktikante, por jam ateiste. Edhe femijet Po i edukoj Me frymen e dijes dhe logjikes e jo ate te fese. Per mua nuk ka zot tjeter perveç shtetit dhe sherbimet sociale jane profetet e toj. Perparimi dhe zhvillimi jane shenjtoret e mi. Me vjen keq qe ne Shqiperi nuk ka si ne Itali dhe vende te tjera, mundesi te çregjistrohesh nga defteret e Kishave.

    1. tfgs1 says:

      nuk mjaftojne arapet e shkretetires afghane [muslims] por nuk na len rehat edhe te tredhurit[atheoi] ………..ptuuuu bastarde,si mund te rrisesh ti femije te Zotit kur ti beson thjesht te ”dollari” dhe [email protected]!!!!!!???

      1. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria says:

        Mua me merr pleshtat se jetoj ne mes te Evropes qe po behet gjithmone e me shume ateiste. Ata greket e tu qe vetem 79 perqind jane besimtare, nuk te kane thene o hajvan i njorant qe edhe Sokratin e denuan me vdekje ata palo fanatikesh greke per u mesonte studenteve qe nuk ekzistonin perendite e asnje forme hyjnore. E na çan menderen ti analfabet duke derdellit per kulture. Shko mo pirdhu varfanjak mjeran pa identitet.

        1. tfgs1 says:

          Ruajna o Zot nga te tredhurit[atheoi],jo ne mes te Evropit te jetosh ti por dhe ne maje te [email protected],nje plehre mbetet plehre ku do qe te ndodhet,as dollari,as parfumi apo mercedesi nuk te ben evropian ti thjesht mbetesh nje shqipfolese e palare ……….ade gamisou paliokounistra!

          1. ay qy says:

            Thuaji zotit te te sjelle nje POUTSO te madh sa shpata e Skenderbeut, qe te besh klizem ne KOLLON tende fshatareske ? ? ?

          2. Tfgs123 says:

            Ti Tfgs1 qenke kokrra e gomarit qe shkruan greqisht, ik pirdhu ne Greqi dhe mos na caj trapin ne shqiptareve ok… Po na tregoke dhe [email protected] copa e injorantit.. ne te gjithe komentet qe ben tregon injorancen tende dhe inferioritet… plehre je ti qe komenton ne greqisht… ne shqip Po ta them ik shko q!u andej nga greqia jote dhe mos na caj trapin ne ketu…

        2. perivolo says:

          Dy gjera me bejne pershtypje ne kete pergjigje,niveli i larte kulturor dhe drejtshkrimi thellesisht i shtremberuar!
          Te pakten nga mesi i Evropes presim dicka me dinjitoze…
          Nje pyetje pa lidhje,ne shekullin e Arte bashkeqytetaret e Sokratit ishin greke palo fanatike?

          1. tralala zura nje gale says:

            Derdimen! Ketu njerezit vijne per gallate dhe me kalu kohen. Ku kujton se je , ne Akademine e shkencave!? IDIOT “i kulturuar”, Clirohu pak, behu me i cliret dhe i shpenguar,se te ben mire per shendetin (jo vetem mendor) ? ? ?
            (Sa per info, ne cdo kohe dhe ne cdo vend ka patur dhe ka palo fanatike)

    2. Dardania says:

      Po keta njerz paguhen me para si ne shqiperi
      Ashtu edhe në kosov ka te till dhe ka pas sa te duash Lecka hesapi

  9. SHQIPE says:

    Ja na doli Ky Mbetja ISLAMIKE, dhe po na Bene “Historjanin” dhe “Studjusin” e Famshem…ik mor Moter..Q…ir….TI JE PER NE LITARE..Turke i Ndyre se bashku me Imamet dhe Hoxhallaret qe paguhen nga Islami-Turko-Aziatik…
    Turqite jane Aziatike dhe si te tille do te mbeten , Shqipetaret nuk kane asgje te perbashket me Turqit..lol

  10. SHQIPTAR 100% i pafe says:

    o Mustafa al beduini,
    qe une te tregoj numrin e sakte te Muslimaneve ne Shqiperi.

    943 faltore Islamike ne te cilat ne baza ditore ka nga 40 Musliman, dhe i bjen qe ne Shqiperi jane 37, 700 Musliman maksimalisht, sespe ne 200 faltore nuk jane me shume se nga 7 deri 8 musliman.
    37 , 700 Musliman ne teresine e numrit te banoreve te Shqiperise qe eshte afersisht 3,5 milion, I bjen qe ne Shqiperi jane 1,2% Musliman dhe asnje me shume…….kurrr mos iu beso rrenave te Muslimaneve te cilet genjejne gjithmone per numrin e tyre.

    Ne Kosove jane 32 mije Musliman, ndersa ne Maqedoni jane 27 Mije Musliman me prejardhje SHQIPTARE,

    Ose je Shqiptar ose Musliman…………………..sepse Islami ndalon kombe.

  11. krasta says:

    Muci
    Nga ky shkrimi YT meqe
    Prinderit tuaj Jane bektashjane nga tradita
    Po’ vete Jane ateiste
    I bie qe e ki prejardhje prej
    Majmunit
    E ti dukesh tamam si nji majmun qe kacaviresh
    A te ka shkrujte ai “miku serb ”
    Apo s’ eshte AQ budalla sa ti kaurri.

  12. po flase ne menyre banale: sikur europa te kerkoj me ngulm, denimin e islamit ne shqiperi, a do kete ndonje “ndyresire” interneti, pale me publike, te mbroi islamin????? kush thot po, do i prezantohem, t’me beje copa .

  13. Belgu says:

    Ky burri qe shkruan , eshte mysliman por bektashi . Nuk besoj se mer vesh nga feja myslimane ise krishtere. Eshte tape fare, por kjo nuk e justifikon injorancen e tij percarse ne Shqiperi, Mjaft po mundohen keq dashsit e huaj, mos ju bashkangjitni dhe ju shqiptaret(keq dashes ose te keq informusr nga mungesa e kultures fetare) kessj farse sado qe te pagueni

  14. evgjitngrenesi says:

    m. nanua është një ata që ushqyen fanatizmin fetar. duke sulmuar përkatesinë kombëtare dhe vet skënderbeun në shkrimet e tij,u shtroi rrugën islamistëve. të dy palët ,edhe muçua,edhe islam-janullatistët kanë armik të përpashkët kombin. i zhveshe shqiptaret nga përkatesia kombëtare dhe ua bëre dhuratë imamëve dhe mitropolëve! ti je më i rrezikshëm për shqiptaret ! fara jote e keqe antishqiptare dhe greko-arabët duhen vënë nën kontroll. po do ta bëjë është pyetja???

  15. niko says:

    bravo mustafa hera e pare qe shkruan nje gje te sakte

  16. nord.al says:

    Mustafa, feja eshte qytetrim. Kristianet i perkasin qytetrimit kristian, muslimanet i perkasin qytetrimit islam. Rrjedhimisht, ai qe jeton si kristian i perket kristianizmit dhe e tille eshte shumica e popullsise ne Shqiperi. Asgje nuk eshte e gabuar ne arsyetimin tend.

  17. Genci1 says:

    Jam i coroditur nga injoranca ne mase tek pjesa me e madhe e komentuesve… qe ta dini mire perkatesia fetare NUK ESHTE E LINDUR APO E TRASHEGUAR… o njerez cdonjeri eshte i lire te deklaroje fene e tij (pra aty ku ai beson personalisht)… pra dikush qe mund te kete lindur ne familje myslymane apo katolike por beson ne fene orthodokse apo edhe ne keto fete e reja qe jane perhapur shume ne Shqiperi, nuk mund te thote qe jam myslyman se prinderit jane myslyman… Kombesia eshte e trasheguar nga prinderit jo feja pasi feja hyn tek te drejtat dhe lirite e njeriut… pra ai mund te zgjedhe te jete cfare te doje… Se dyti; si mund te flitet per nje trashegimi familjare ku prinderit nuk kane patur asnje informacion mbi fene per shkak te komunizmit… Patetike!!!

  18. Ky zotrija qe shkruen ka nji filozifi te njohjes se te vertetes..Problemi qendron te e verteta dhe njohja e kultures fetare te cilen e praktikon . Islami si ideologji po e trishton boten ,sidomos ne keto vitet e fundit. Prandaj edhe shesh po reflektohet nji paknaqesi nga opinjoni njerzorë. Nuk jane fajtorë ata qe kritikojnë.Faktet tregojn se te gjitha vendet qe praktikojn e islamin jane vendet ma te mbrapametura ne botë sikur jemi ne shqiptaret ne evropë.Jo fort moti ka dal ne shitje nji liber ,,Islami religjion agresiv,, nga Ibrahim Kelmendi , deri tani nuk pash as nji reagim ne mediumet tona . Mendoi se libri meriton te lexohet dhe te komentohet sepse religjionet kane burim toksore , jane ideologji te krijuara na vete njeriu.Prandaj edhe nuk jane te pa prekshme .Ma ne fund ne shqiptaret duhet te mesohemi te i pranojme mendimet ndryshe nga ajo qe ne mendojmë e jo te krijojmë armiqesi dhe kercnime ndaj dikuj qe mendon ndryshe .Me pas dasht Perendija edhe logjiken na kishte kriju te njejte .Kjo eshte ne kundershtim me logjiken e atyre qe besojnë .Besoi edhe une Zotin por ne formen time ma konstruktive .

  19. Shqipshqipshqip says:

    Ne Shqiperi jane 31 mije musliman qe praktikojne islamin ne faltore islamike.

    1%

    Darwin u Kry, ………….

  20. saliu says:

    Z. Mustafa Nano! Ke shume padije ne cilesimin e muslimanit. Musliman eshte ai qe beson ne 3 kolonat e muslimanizmit qe jane;
    – Zoti eshte nje dhe i plotfuqishem.
    – Muhamedi eshte i derguari i Zotit ne toke
    – Te besoje ne boten e pertejme.
    Musliman quhet ai fetar qe di ta thote kuranin me goje the ta besoje me shpirt
    Sa per te tjerat qe rreshton ti ne artikull jane interpretime.
    Eshte mire qe perpara se te shkruash te lexosh nje cike me teper sepse pa dashur futesh ne interpretime qe i bejne vetem injorantet.
    Nje gje me pelqen ne artikullin tend qe, shume pak jane praktikantet muslimane . Kjo e vertete eshte e pamohueshme. Te mos jeshe praktikant do te thote te mos besosh, keshtu (ne kete grup fus edhe vehten time) nuk mund te quhesh musliman.

  21. Klaudio says:

    O Muco oLoqe, cte duhen ty keto tema. Kush te paguan per te shperndare kete re tartabiqesh? Me siguri ndonjeri qe kerkon te evitoje me cdo kusht te qenit ne qender te vemendjes se opinionit dhe mediave. Ky njeri duhet te jete me pozite te larte dhe ka vjedhur e bere kerdine kurse sot shkakton vorbulla per te tilla per te vrare faktorin kohe qe eshte kunder tij.

  22. Nik says:

    Po, kesja radhe jam plotesisht ne nje mendje me Z. Nano!

  23. Osman Qystri says:

    Jam ne nje mendje me Muc Nanon. Duhet te ndajme traditen fetare te familjes, me identitetin fetar te individit. Ne shumicen e rasteve ato as perputhen as kane lidhje me njera-tjetren. Nga prinder praktikante fetare, lindin femije ateiste. Nga prinder me tradite fetare te ndryshme, lindin femije qe mund te praktikojne nje fe tjeter, ose qe skane fe fare. Nga prinder ateiste mund te lindin femije praktikante. Ne rrethana te caktuara te zhvillimit te shoqerise lindin dhe zhvillohen praktika e fe te ndryshme. Ne gjykimin tim feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Te tjerat jane dokrra. Mbi te gjitha shqiptaret skane qene, sjane dhe smund te jene vetem muslimane. Pike

  24. a.f. says:

    Komentet negative per Mustafa Nanon tregojne se sa i rrezikshem eshte fondamentalizmi islamik dhe sa te dobishme jane shkrimet si ky i sotmi. Por qe te ndahet mire shapi nga sheqeri, sikurse sugjeron me shume te drejte autori, eshte regjistrimi nga shteti i popullsise mbi baze besimi dhe origjine.

  25. ta says:

    kam lindur kristian,por jam me enverin,feja eshte opium per popullin,bile nganjehere them,kjo eshte e shkruar,por jo nga perendia por nga ligjet e natyres,,se po te kishte perendi nuk do vriteshin myslimane me te krishtere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. d
    dobici

    Kur te vdesi mustafaj ,,,i vini nje kryq siper varrit ,,se ka qejf te jet kaurr ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje