Anti-sheshistët përballë myslimanëve

6 Shtator 2017, 09:18Blog TEMA

Nga Ilir Curri

Na duhet shumë mund, si shoqëri të përtypim atë çfarë media na ofron çdo ditë, ose te seleksionojme nese mundemi,cfare na serviret sidomos nga social media e cila eshte në ekspansion të vazhdueshëm, e pandalshme, e paparashikueshme, adiktive. Në këtë zallamahi mediatike, turlifarë rob zoti që bën e zhbën merr vlerë, na ndikon në mendime, veprime e deri në mënyrën e  jeteses, thjesht se na serviret e na zë sytë ditën e natën. Tek e fundit media bën rolin e saj edhe pse larg etikës, – formimin e opinionit publik. Ndër të tjera, shqiptarët “bombardohen” çdo ditë me lajme pa asnjë vlerë, flluska që plasin më parë se të përfundojë teksti apo kronika që i përcjell. Pavarësisht nga kjo, ne prapë i hapim, i ndjekim, i lexojmë njësoj që nga përshkrimet makabre të të cmendurve, edhe tangarllëqet e “klasës së lartë” që erdhi nga hiçi dhe ofron jo shumë më shumë se sa hiç vlera, e kemi arritur deri aty sa ta kërkojmë vetë këtë lloj kotësie siç kërkojmë bukën tonë të përditshme. Nga ky oreks yni dhe papërgjegjshmëri a amoraliteti mediatik, vërshon dhunimi psikologjik i shqiptarëve.

Këtu mund të klasifikojmë dhe histerinë që shpërtheu menjëherë pas Bajramit të Kurbanit. Shumë shprehën bezdinë, të tjerë mllefin, të tjerë optimizëm e shumë pesimizëm rreth vendosjes së një perdeje ndarëse mes qytetarëve që faleshin dhe statujës së Skenderbeut. E përbashkëta e gjithë reagimeve pozitive a negative ishte: frika.

Por frika e myslimanëve, nga njëra anë, se mos kanë shkelur mbi caqe që ua ndalon Islami, siç është ruajtja nga çdo veprim që shpie në përçarje a sjell konflikt në një vend, as që mund të krahasohet me fobinë e fanatikëve. Shfryrje në sharje nga më banalet, me  libra fisi që i kapërcejnë 500-600 vite e deri tek lëmimet e xixëllimet me shkronja kapitale në rrjetet sociale të emrit të Skënderbeut.  Ngulm i kotë për të përvetësuar dhe paraqitur heroin tonë kombëtar edhe më të madh, sikur të mos ishte ai një njeri me vlera të rralla, por si të ishte një idol pagan, që kërkon me patjetër sakrifikim për tu ngjallur nga hiri i së kaluarës.

Realiteti i vërtetë mbi ata që bezdisen, kur muslimanët shqiptarë shfaqin prezencën e tyre në sheshin qendror të Tiranës, është thjesht fobia që ata ndjejnë. Kanë frikë për tu çmësuar me “pushtimin” që i kanë bërë çdo institucioni publik, ku me shkelma, para e në ’67-n nxorën çdo vlerë besimi fetar, uzurpuan çdo hapësirë kombëtare duke e shpallur ateiste, ku besimi fetar ishte i jashteligjshmi, antivlera, e keqja, simboli I prapambetjes e të ngjashme. Kur, sot pas dekadash të rënies së ideologjisë ateisto-komuniste, ithtarë e trashëgimtarë e neo-qoftëlargut, edhe nëse do pajtoheshin me kthimin e pjesshëm të pronave fizike pronarëve legjitimë, asesi nuk pajtohen me dimensionet fetare të një shqiptari në shoqëri, në shtet, në ambjentet publike apo manifestimin e fesë si një e drejtë themelore e njeriut. Këta fanatikë të ateizmit (jo laicistët e ekuilibruar), për interesa ekonomike kanë pranuar aty këtu rrallë, ndonjë individ fetar të gjallë a të vdekur, në formën përfaqësuesve politikë a ikonave, të depërtojë në ndonjë zyrë, a tavolinë të institucioneve shtetërore, por sigurisht jo nga respekti për ta e vlerat që bartin, por për përfitime e konjukturë. Kjo e bën të kuptueshme edhe heshtjet preferenciale te tyre në këtë drejtim, si rasti i ikonave fetare në zyra apo ritualet fetare në sheshe nga jomuslimanë, madje me taksat e qytetarëve shqiptarë padallim feje, për më tepër nën kujdesin e institucioneve laiciste sipas kushtetutës.

Gjithsesi, mendoj se këndvështrimi opozitar ndaj prezencës së muslimanëve në shesh ditën e Bajramit (pasi ky është problemi i tyre i vërtetë, e jo “perceja” e heroit), duhet mirëkuptuar, sepse në këtë shesh “lahen hesapet” në Shqipëri. Aty manifestojnë kërkuesit e të drejtave e padrejtave, në këtë shesh partitë demonstrojnë sa “dashurinë e qetësinë” e shumë më tepër forcën, agresivitetin, jo  rrallë nëpërmjet dhunës e shkatërrimit, të tjerë ekzistencën e tyre a përpëlitjet për mbijetesë. Madje, kjo hapësirë publike, ditën për diell u është dhënë edhe homoseksualëve për paradat e tyre. Pa harruar kontekstin historik të prezencës në shesh, ku shqiptarët prej dekadash, idolet e tyre i ngritin e i ulin po në shesh. Aty iu përulën bustit të Stalinit, aty u rrënqethën paradave proletare  e nga përmendorja e Hoxhës, aty vranë frikën kur e rrëzuan e aty iu lutën me shpresë Perëndimit, për liri e mbështetje, muslimanë e të krishterë, me ta dhe ateistët e të tjerë, si t’i luteshin “zotit” kur thirrnin bashkë: “Bejker, Bejker…”.

Pra, antisheshistët, nuk i shqetëson mbulimi i Skënderbeut por prezenca në shesh e muslimanëve shqiptarë. Thjesht, pakicat ateiste, islamofobe e ndjejnë se u duhet të kthejnë mbrapsht të drejtat e të tjerëve të pervetësuara pa të drejtë. Dhe, prania e mijëra muslimanëve në shesh është kambanë e ezan alarmi për kthimin më identitet, ku të gjithë shqiptarët duhet të jenë qytetarë të dorës së parë pa dallim feje a jofeje, sigurisht pa cenuar laicitetin e shtetit. Antisheshistët e fanatikët, duke u vetpozicionuar si kundërshtarë të muslimanëve, në shesh a jashta sheshit, ata ndihen fatkeqë, të lënë pas dore, të vetmuar. Kanë frikë mos u ikën nga dora edhe “zoti” i vetëm që u ka ngelur, nacionalizmi, kontributi i tyre për të cilin nuk e tejkalon valvitjen e një flamuri, vallen në një dasëm a ndjekjen e një ndeshjeje ku luan kombëtarja. Kanë frikë jo nga muslimanët, vëllezërit e tyre të gjakut, por ngaqë ata nuk e pranojnë dot këtë identitet fetar të bashkëkombasve të tyre. Por, fobia e tyre më e madhe ka të bëjë me faktin se mos ua marrin e kthejnë të zotëve të vërtetë flamurin e patriotizmës shqiptare, atyre fetarëve të mirë nga shumica muslimane, ortodokse e katolike e pasardhësve të tyre që u sakrifikuan për kombin shqiptar. Ata duan të vazhdojnë mashtrimin komunist që kombi shqiptar që të quhet i tillë, duhet të jetë pa fe, pa xhami, pa kisha, në kohën kur  rilindasit e mëdhenj, baballarët e kombit faleshin xhamive, luteshin kishave dhe kjo nuk i pengonte të punonin bashkë për Shqipërinë. Shqipëri që antisheshistët do ishin gati ta sakrifikonin me mllefin e djallin e tyre, vetëm e vetëm të arrijnë jetësimin e ekstremit primitiv të tyre. Për muslimanët e thjeshtë a drejtuesit e tyre fetarë, pavarësisht se si interpretohet nga keqdashësit, mbulimi i Skenderbeut në shesh, është thjesht akt fetar. Nuk guxon muslimani shqiptar a cfarëdo kombi, t’i falet Zotit të botëve, Allahut, as para fotografisë së babait  te vet e jo më para statujave, qofshin ato edhe të heronjve, siç është statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Po ti peruleshin, ata që u falën në shesh, dikujt tjetër vec Allahut, sigurisht do të ishin shqiptarë, por jo më muslimanë.  Feja i nxit të jenë të mirë, të drejtë, të arsyeshëm, të dobishëm… feja i nxit të bëhen të denjë për shoqërinë si shqiptarë.

Shumë shpresojnë se muslimanët shqiptarë do “fshihen” tani e tutje bajrameve në xhaminë e madhe, sapo të ketë përfunduar. Nuk mendoj se pas përfundimit të Xhamisë së Madhe, nuk do të jenë prapë dy herë në vit shesheve , kjo pasi, Islami i mëson të dalin e falen në sheshe si shenjë gëzimi, bashkimi, uniteti, por edhe pragmatizmi, se nuk i zë dhjetëra mijëra besimtarë një xhami, vec atyre qëndrore të Mekës e Medinës. Kështuqë frika e të vetpozicionuarve si kundërshtarëve do jetë më e gjatë se c’è kanë parashikuar, por edhe prezenca e muslimanëve shqiptarë në sheshe për bajrame, do të jetojë më gjatë se sa mllefi i antisheshistëve e islamofobëve. Kjo jo në kuptimin e  sfidës, por si realitet i pashmangshëm, që do perjetohet.

Antisheshitët siç janë vetpozicionuar si kundërshtarë, ashtu edhe frika që kanë është paranojë e vërtetueshme.

Fobia e vertete e cdo shqiptari, që e kupton esencën e jetës, dhe që sheh pasojat e mendjelehtësive kolektive në shumë vende të botës, duhet të jetë fobi nga përcarja e kombit, fryma konfliktuale në shoqëri, nga reagimet e ashpra nga një palë a një tjetër, nga fanatizmi e ekstremi. Institucionet tona duhet të parandalojnë keto pavarësisht ngjyrës, ideologjisë që bartin. Fanatizmi, ekstremizmi, terrorizmi duhen mallkuar. Mos i thënçin shqiptar atij që bie pre e të tilla fryrjeve! Mendoj se vendi dhe shoqeria eshte pasuri që duhet ruajtur, në kushtet e sotme edhe më shumë se kufinjtë territorialë, aq me teper,  kete vend të vuajtur nga praktika e “luftës së klasave” e persekutimit të tjetrit, që për çdo shoqëri  janë minuese, përcarëse që precipitojnë në pasoja katastrofike për jetën, le më pastaj për shenjtësi të tjera. Bashkohem me lutjet e muslimanëve në shesh ditën e Bajramit të Kurbanit, kur thirrën: O Zot, ruaje vendin e shoqërinë tonë shqiptare nga çdo e keqe, sidomos nga medjelehtët e këtij vendi!

9 komente në “Anti-sheshistët përballë myslimanëve”

  1. like says:

    gazetar qe vjen nga shpellat dhe nuk ia ka idene as prones private as publike dhe as te drejtave sociale.

    1. Celo Mezani says:

      Nuk eshte gazetar. Eshte Imam-Teolog. Ai ja ka idene qe te gjithave, por eshte thjesht duke bere punen e vet te Imamit, pra thote vetem ato qe i leverdis.
      Mero i ka pranuar ne kete gazete edhe artikuj te “don sinjorve”, pra nuk ka ndonje gje te re ketu.

  2. vera e nxehte says:

    Nje shkrim medioker qe perfaqeson mendimin e atij qe eshte kunder te tjereve , kur vete thote se nuk duhet te jemi te tille. Nje mendim kontradiktor per te justifikuar deshiren e tij. Nuk ka nevoje per kaq mbrojtje qe u behet myslymaneve nga ateistet se dhe ateistet duhet te kene po aq te drejta sa myslymanet ne boten e lire dhe zoteria me larte s’ka pse ti perçmoje ashtu si shkruan qe pâska extremiste te ateismit dhe laiciste te ekulibruar, po me ndonje perkufizim tjeter? Mos dilni jashte orbites zoti Ilir Curri. Sheshi Skenderbej eshte sheshi, bile, jo vetem i qytetareve te Tiranes , por i te gjithe shqiptareve se kjo u vendos qe ne Kongresin e Lushnjes per Tiranen. Sheshi Skenderbej nuk eshte vetem sheshi myslymaneve, as i ateisteve, as i feve te tjera, por eshte vetem Sheshi shqiptareve pa dallim dhe si i tille qendron per levizjen e lire te tyre dhe jo manifestime apo grumbullime te nje sekti te caktuar njerezish. Eshte sheshi lirise per cilindo. Shteti ka nje faj; nuk duhet te lejohet te cenohet e drejta e qytetareve qe nuk jane pjese e nje grupimi te caktuar dhe kete duhet ta ndaloje me ligj. Ndersa, meqense je nje myslyman i devotshem dhe kjo eshte gje e mire, beju thirrje hoxheve te qytetave shqiptare qe te mos zgjuajne femijet nga gjumi me ata atoparlantet e qendra zeri qe vene ne minare e bertasin tre here ne dite apo te shqetesojne qytetaret qe kane pesqind halle te tjera jete sot. Ritet ti zhvillojne brenda ndertesave te tyre. Per kete myslymanet duhet te marrin dhe shembullin e feve te tjera qe nuk shqetesojne qytetaret. Ky do te ishte civilizim perendimor. Beju thirrje hoxheve dhe prifterinjeve qe te flasin ne gjuhen shqipe dhe jo greke e arabe se jemi ne shqiperi dhe , meqense permende rilindasit per faljet, kujto edhe Nolin per ato qe ka thene e bere. Nuk te ndalon njeri te ushtrosh te drejten e besimit ama te ndalon te ushtrosh dhune ashtu si ndodh me pushtimin e sheshit apo bulevardit. Ajo eshte dhune per qytetaret e tjere. Sot qytetaret udhehiqen e drejtohen nga shteti ligjor dhe jo nga organizmat fetare apo organizata shoqerore, prandaj zbatoni ligjet e shtetit si te barabarte me te tjeret.

  3. WEB says:

    Ik mor panxhar me gjithë kete papir pa vlerë ,ku gerrmohet gjithmonë e me shumë pa nxjerrë gjë ne dritë .Gjoja frika nga kthimi i fesë po krijon gjithë këtë mesele te madhe, rri o daku se kanë vite që po e provojnë por sa të jenë zylyfat si puna jote do vazhdojnë te marrin zemër

  4. Celo Mezani says:

    Ilir Curri, je nje kodosh qe analizon vetem nje dimension te ngjarjes: ate fetar. Mqs profesioni yt eshte Teolog i Muslimanizmit, ti nuk po ben asgje te keqe ne punen tende. Por kjo nuk e mohon faktin qe sjellja jote eshte trekendesh i ngjashem me Ateizmin e Kuq qe u mboll per 40 vjet tek shqiptaret, i cili e interpretonte boten vetem ne linjat qe i interesonin dhe duke heshtur per ato qe nuk i vinin per shtat.

    Bota NUK funksionon vetem ne boshtin fetar vs antifetar (e aq me pak antimulsiman).
    Ka bosht kombetar vs antikombetar. Progres vs Antiproges. Kulture lindore vs kulture perendimore. Siguri publike vs pasiguri publike, etj, etj.

    Ca kodosha si puna jote luajne bukur me fjalen per tu hequr te viktimizuar prej kauzes te drejte dhe te paster qe ju ndiqni, por nuk thone asnje llaf, absolutisht asnje llaf kur ekstremiste me tru te shplare vrasin njerez te pafajshem dhe terrorizojne, Edhe rrezikun e percarjes fetare apo kombetare, as qe e merr parasysh, madje perpiqesh ta fshehesh me sofizma se zgjuara.

    E verteta eshte se Teologjia ashtu si cdo lloj ideologjie, forcohet dhe rritet nga dasite e forta shoqerore. Interesi yt dhe i gjithe grupit tuaj eshte te forconi ideologjine tuaj, dhe per kete i thoni bujrum rritjes se dasive fetare, shoqerore apo kombetare. Vetem se ende nuk ju leverdis qe kete BUJRUM ta thoni me ze te larte.

    Z. telolog Curri, une personalisht nuk kam asnje problem qe ju ta zini sheshin dhe te kryeni ritualet fetare ne ditet dhe madhesine qe ju takon.
    Ajo qe kam problem eshte kujdes se me cfare komentoni mbrapa. Mos na fyeni.
    Na respektoni sikurse ju respektojme.
    Nese nuk dini te respektoni, atehere i bie qe nuk jeni asgje me teper sesa nje mercenar me pagese i ca qarqeve arabo-turke qe doni te helmoni popullin shqiptar. Merecenaret ne cdo epoke nuk kane patur respekt per asgje pervecse per ate qe u jepte rrogen.

  5. Shqiptari i Ilirise says:

    Ore zoti Curri!
    Le qe e tjer dhe e tjer pa fund shkrimin per te thene shume pak gje, por nuk mund te perdoresh nje gjuhe me te thjeshte?
    Ti kujton se tregon nivel.Po jo ore zoteri se gjithe ato parabolizma dhe manjera qe perdor ti si qellim ne vetvete per te na thene se sa kulture ke, jane vetem nje allakatje pa fund tendja dhe atyreqe i lexojne.

  6. Dash shedh5 says:

    Urime Curri, opinion me vlerë.

  7. Emeri says:

    Tani e kuptoj nga ka dala fjala “Lesht e Currit”!

  8. A says:

    Une bej pjese tek ajo “pakica” ateiste dhe kerkoj nga te tjeret as me pak e as e shume ate qe shoqeria kerkon nga une. Une du ta boj gjumin tamom pa pellitjet e hoxhes neper minare. Du te eci shesheve si gjithe te tjeret pa u pengu nga bythet e ngritme perpjete. Ashtu sic nuk du kur “motrat” dalin me flamurin e ylberit me bicikleta.
    Demokraci nuk do te thote te ushtrosh te drejtat e tua ne dem te te tjereve. Qeveria duhet te marri masa e ta ndaloj kete tumor qe i ka shtri metastazat qe nga shkretetirat e arabise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje