Për gratë që ziejë fasule...

5 Shtator 2017, 10:36Blog TEMA

Nga Flutura Açka

Ku jeni mi, gra, që i keni lënë këto vajza vetëm të luftojnë për ju.

Prapë dajak do hani, prapë do t’ju vrasin, sa kohë nuk e mbroni veten.

Duhet të ishit me mijëra, vetëm kështu ligji do të ndryshonte në favorin tuaj.

Një ligj që mjafton vetëm të kërcënoheni, tjetri, “burri i paburrë” shkon në burg dhe i paamnistuar.

Vetëm një ligj shumë shumë i ashpër, që të veprojë për një kohë 20 a 30 vjet, aq sa ta mendoni ju që nuk rrezikoheni, aq sa të ndryshojë ky mentalitet i poshtër se ju jeni pronë, do të mund ta bëje kthesën e madhe për ju.

Po ku jeni ju?

As kur ju kërkohet me alarm, nuk dilni, por zini fasule.

Këtë ligj të ashpër duhet ta kishin kërkuar ju me mijëra në shesh.

Nuk e bëtë, shteti nuk ju ka faj.

Të ishte vrarë një grua e zakonshme në Perëndim, sepse nuk ka vepruar ligji, bulevardi nuk i nxinte gratë.

Të ishte vrare një gjykatëse në Perëndim, një njeri që duhet të mbrojë të drejtat e të tjerëve, një grua si shembull i grave që mbrojnë më të dobëtit, ishte anuar shteti.

Shteti e vrau Erieta Abdulin, me marrëveshje politike.

Shteti e vrau Irena Selin, me heshtje policore

Shteti e vrau Fildes Hafizin sepse nuk e mbrojti

Hipokritë dhe hipokrite, Fildes Hafizi nuk ka nevojë për shtëpi pas vdekjes, por të mos vdiste!

6 komente në “Për gratë që ziejë fasule…”

  1. sadna babul ka bidai says:

    pershendetje grate jane tu heq buburrecat , sa per te vrare po vrave te vresin

  2. krasta says:

    Jo mi flutura nuk Jane tu zi fasulle
    Kane zene ojq ojf administrate per qafe po’ ishtrydhin paret.
    Te tjerave po’ ju bi bretku tu pastru,shtepite e pasanikeve e tu la shkalle pallatit e hotelesh,per pese leket e bukes se perditshme.
    Po’ me duket se dhe ju intelektialet keni Marre kot.
    Gjeni nga nje burre nga edukatore ju ben gjyqtare,shkrimtare etj dhe ju pastaj i beni naften.
    Asnjehere nuk falet ajo Qe beri ai njeri
    Por mjaft i ngritet mendjen grave kunder burrave.

  3. krasta says:

    Jo mi flutura nuk Jane tu zi fasulle
    Kane zene ojq ojf administrate per qafe po’ ishtrydhin paret.
    Te tjerave po’ ju bi bretku tu pastru,shtepite e pasanikeve e tu la shkalle pallatit e hotelesh,per pese leket e bukes se perditshme.
    Po’ me duket se dhe ju intelektialet keni Marre kot.
    Gjeni nga nje burre nga edukatore ju ben gjyqtare,shkrimtare etj dhe ju pastaj i beni naften.
    Asnjehere nuk falet ajo Qe beri ai njeri
    Por mjaft i ngritet mendjen grave kunder burrave.

  4. Mardiola says:

    Dua te ULERAS FORTTTTT ….. po vrihemi se jemi reale luftarake punojm rrisim femij edukojm njerez pastrojm gatuajm rregullojm e pse kemi guxim ….. femra hipokrite qe shfrytezohen e qe nuk flasin nuk bertasin por qe heshtin nga injoranca e tyre. Vend me mentalitet te urryer ku ben moral i pamoralshmi ku te shtyp i shtypuri e ku te udheheq i padituri. Ne djall ju femra frikacake te urryera e perverse te fshehura. Ambiciozet qe thone…. “mire e gjeti si u be gjyqtare” po ua them une…. ashtu si duhet se luftoi moj femra te vogela e menderisht te shemtuara e te shtirura. Dua te ulerasssss po kush do t.me degjoj

  5. Shoqeria civile bythshitur. says:

    Ulerit se per ate Pune merr paret
    Jeni ju bucat gjoja shoqata ne ndihme te grave
    Qe i cmendet grate
    Kur martohesh pranon ti qendroi prane bashkshortit ne te mire e ne te keq.
    Jo ATA paskan qene mire nga ekonomia
    Ky tregetare me stresin e punes se vet
    Ajo gjyqtare
    Dy femije per bukuri
    Cfar donte me kjo grua?
    Burri kishte shkri pasurine qe ta bente gjyqtare ,familjen e kesaj e ka ndihmuar
    Po’ pse su mundua njehere kjo grua
    Te kuptojme cfar la ky burre,cfar nuk shkon,pse femijet e kesaj e urrejne babane?
    Na thuaj ti moj mardoilina.

  6. Ana says:

    T’i kishe terhequr vemendjen grave te mos zienin fasule edhe ne vitet kur qeverisnin miqte e tu te PD-se, qe e kthyen Shqiperine ne “toke te djegur” dhe mbollen injorancen dhe krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje