Artan Fuga sot ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e opozitës në debatin për gjendjen e nderë që po kalon Akademia jonë e Shkencave.
Duke theksuar përshtypjen negative që i ka shkaktuar ky mosreagim, akademiku rendit një sërë arsyesh që, sipas tij, mund ta kenë yshtur Partinë Demokratike (Lulzim Bashën dmth), të heshtë për këtë çeshtje.
Nuk dua të analizoj përfundimet e tij dhe aq më pak të hyj në polemikë me të, por e kam edhe unë nje ide për këtë “mosvëmendje”.
Janë në të gjitha nga pak, Artan, por mendoj se nuk ke përmendur më të rëndësishmen. Akademia e Shkencave do të bëjë zgjedhjet e reja dhe Lulzim Basha nuk flet dot për këtë temë.
Po të ishte kohë tjetër, mbase mund ta kishte thënë ndonjë llaf. Sepse nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit.
Vetëm një muaj më parë ai i pesëfishoi votat për kryetar të Partisë Demokratike, sepse i duhej fitore plebishitare brenda llojit, pasi e kishte çuar opozitën drejt katastrofës elektorale.
Ndaj sado të paracaktuara dhe jodemokratike të jenë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ato nuk mund të krahasohen kurrë me votimet ne PD, në të cilat u mbushën masivisht kutitë dhe ku u pa qartazi që dikush mund të votonte edhe 4 herë rresht për të kurorëzuar kryetar Lulzim Bashën.
Ndaj mos e kërko kurrë opozitën (Lulzimin dmth) aty ku nuk mund të jetë, ndërkohë që sado falso të jenë zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, dëmi që ato shkaktojnë për vendin nuk mund të jetë asnjëherë më i madh, sesa farsa e shëmtuar zgjedhore e 22 korrikut.
ka ngatarru ven.
bashes i biet by…-s
Basha eshte nje llapaqen qe nuk ka shok
Po edhe Patozi eshte nje GOMAR qe nuk ka shok
Basha eshte nje llapaqen qe nuk ka shok
Po edhe Patozi eshte nje GOMAR qe nuk ka shok
………
O shoku Astrit na je bere sr Kiu Fiu per cdo gje do japesh mend ,mos haro se je nje injorant e fshatar ne kuptimin e fjales
Cpyet , dylber kavajas esapi , Titi , per pak kohe do ta leje pas rolin e rivalit do filloje te lepije bythen e Lyl karabushit . Vazhdo Titi je ne rrug te drejte ………
Të erdhën më së fundi mëntë, zoti Patozi. Vetëm duke grumbulluar faktet (jo fjalë), për atë që Basha dhe kamikazët e tij Emin Gjana e Alibeaj bënë më 22 Korrik dhe çuarja e tyre në prokurori, kjo është e vetmja rrugë ligjore dhe efektive për ta qëruar këtë bastard nga uzurpimi që i ka bërë pozicionit të kryetarit të PD. Vetëm këtë gjuhë ka frikë ky uzurbator, pikërisht nga kjo rrugë mund dhe duhet të fillojë çmontimi i karakatinës së ndërtuar prej tij me miratimin në heshtje të Berishës.