Mos qani dhe heshtni, bërtisni!

1 Shtator 2017, 11:04Blog TEMA

Nga Alma Nikolli

Tastiera me shkronja të pafshira refuzon të gërmëzojë fjalën grua që doja të vendosja në titull. Do të heshtë pak për gruan e vrarë nga ish-burri. Kurse ne duhet të bërtasim, heshtjen le ta mbajmë në kohë paqeje që s’e patëm kurrë. Kohë utopike.

Shpesh krimi është lidhur me të pashkollët. Gazetarët hallexhinj publikojnë me foto ekskluzive mesazhe të “nazime visheve” dhe fajtorëve për të treguar si me indiferentizëm se krimi është plot me gabime drjetshkrimore.

Ne shqiptarët s’para të falim kur je i shkolluar. Madje diplomimin e kemi si kriter referencial për hapa të mëtejshëm. “Aaaa, tani shkollën e mbarove, je alamet goce, gjej një punë dhe një burrë të mirë, asgjë nuk të mungon.” Kjo është një fjali popullore që nuk kam nevojë ta stilizoj dhe zbukuroj, nëse nuk e keni dëgjuar ende, ju përgëzoj për gjakun tuaj blu.

Sot u vra nga ish-burri një gjyqtare, nënë e dy fëmijëve. Unë bashkë me dhjetëra shokët e mi të Facebook-ut po i dedikojmë nga disa rreshta të ndjerë. Po çfarë bëjmë ne kur gratë dhunohen periodikisht? Duartrokasim? Qeshim? Heshtim? Bëjmë thashetheme?

Në ekrane grave iu vishet një minifund e u nxirret gjoksi jashtë, kurse ne duartrokasim.

Në rrugë kur një gruaje i janë grisur getat dhe ajo nuk i ka parë, ne e tregojmë më gisht dhe qeshim.

Kur një komshie qan, bërtet a ulëret me dhunën që i lexohet në sy e bluzë të grisur, ne heshtim mirësjellshëm duke i thënë vetëm mirëmëngjes. Kemi punën tonë. Ndryshe nga rastet kur prindërit, për ta vënë në sedër, krahasojnë paaftësinë e fëmijës së tyre me shkëlqimin e fëmijës së fqinjit.

Në shkollë kur kishim vajza të bukura, të shkolluara e të edukuara që të dashurit i ndalonin të bënin qoftë edhe një hap të pa raportuar, i diskutonim gjatë deri sa i harruam se nuk i pa më njeri në rrjete sociale…kushedi, rrezikojnë të vriten.

Nuk është feminizëm të duash që gratë të mos dhunohen për faktin se janë gra. Unë jam e para që refuzoj të kërkoj ndihmë për të ndërruar një llampë se jam grua. Ashtu siç jam e para që i lutem grave që të dashurojnë…së pari veten, pastaj jetën, lulet, shiun, vjeshtën, stuhitë, dimrin, muzikën…dhe djemtë e tyre që do jenë burrat e ardhshëm.

15 komente në “Mos qani dhe heshtni, bërtisni!”

  1. Capi dhia says:

    Nje vese shi, dhe harresa si melhem I gatitur nga vllazeria e ndyre e krokodileve te qeshur te politikes.

    1. Hani mut, qeras qeveria. says:

      Hartim i rradhes.

  2. taraboshi says:

    Dicka shkruve une asgje nuk te kuptova .Une po them pese fjale :Te gjitha keto te kqia jane pjelle e sistemit kapitalist.

  3. Diversanti says:

    Pse mos qe e para që është vrarë nga burri në këto vite ?
    Ku ishit ju atëherë ku jane vrare të tjera ?
    Bravo ! E more honorarin edhe ti per kete rast të shfrytëzuar

  4. fredi says:

    ALMA ti çke , mos ki frik , ti vet je e ndershme dhe shum korrekt me burrin tat , apo bertet se nuk ke siguri tek vetja.kte bot ti me shoqet e tua e keni menderosur tani kujt i ankoheni kte un nuk arrij ta kuptoj.

  5. Tasua says:

    Po sa gra po vriten e po keqtrajtohen dita dites keq se u vra nje njeri po mire se u pakesua nje gjyqtar qe u ka pire gjakun populit vertet eshte jete por a kini menduar sa jete njerezish Kane marre keta Barbare qe jeta e marre eshte pak prandaj une uroj qe keshtu e pesofshin te gjithe keta gjakpires qe po I pine gjakun njerezve pike e nga nje pike

  6. Vesa says:

    A do te jene Nena dhe bashkeshorte te denja vajzat qe rrine tere diten me smart phone ne dore, ato qe me shume Jane te xhveshura se te mbuluaa, apo ato qe enderrojne dhe bredhin pas djemve me leke e me makina luksoze apo ato qe per te ardhur ne Tirane mjafton nje mashkull cfaredo se pastaj I jep duart?

  7. Gjitoni i Nolit says:

    Zonja gazetare problemi per mua nuk eshte se u vra nje grua ,por krimi quhet krim sepse u vra nje njeri dhe mbi te gjitha nje njeri qe i perkiste ligjit dhe organeve gjyqesore qe e dinte mire se si mund te parandaloheshe nje krim.Pra para se te na vije keq per nje jete te ikur te na vije keq per ate qe ti moj mendje e ndritur nuk e thua dot se ke frike ta thuash se duhet crenjosur ai sistem drejtesie qe eshte i inkrminuar dhe i fortifikuar dhe me cpo shihet ska force qe ta preke ate.Po te rikujtoje dhe nje postulate te drejtesise : ndeshkohet shkaku dhe jo pasoja sepse keshtu fitohet ajo.

    1. Lili says:

      Gjitoni
      Best comment

  8. Tor Hejerdall says:

    Pse u revoltua sot pordhitikia jone, kush eshte shkaku, apo drjtesia po paguan haracin e vet te mbledhur si qelbi ne lekuren e kancerizuar te shoqerise, gjyqesorit dhe harbuterise se parlamentareve tane te pjerdhur nga grykesia dhe kalbesia e truve te kokes, ?????

  9. qerimja says:

    Para se gjithash dua te ngushelloj prinderit e Fildezit,nuk e di nese i ka te dy gjalle pasi nuk e njoh dhe me pas femijet e gjithete afremit.Tani fatkeqesisht kjo gje ndodh kudo e mos e beni sikur kjo ndodh vetem ne Shqiperi dhe eshte fenomen shqiptar.Keto vrasje ndodhin ne gjithe boten e qyteteruar pa asnje dallim.Nuk njoh asnje nga palet por mesa kam lexuar shkurt mund te them se edhe Fildezi duhet te ishte treguar me e kujdesshme me te shoqin duke ja lene atij ti shohe femijet here pas here.Nuk mendoj se eshte normale qe nje njeri si ai qe ne fillimet e marteses ka qene i perkushstuar familjes deri ne momentin kur Fildez donte te rritej profesionalisht,Kuptohet burra te tille jane shume xheloz dhe e duan gruan te jete e nenshtruar por kjo nuk e ben ate me pak te lidhur me femijet e tij.Imagjinoni per nje moment vehten tuaj:Punoni shume per familjen dhe ne nje moment qe gjerat nuk shkojne mbare beni divorc.Deri ketu nuk ka asgje te jashtezakonshme.Si do te niheshit nese gruaja juaj do t;ju ndalonte te shihnit femijet per te cilet ju keni sakrifikuar kaq shume dhe qe jane gjaku yt.Burri i Fildezit nuk ishte nje njeri qe kerkonte me shume se nje baba normal: te shohte femijet e tij.Sa e sa here ne shajme burrat qe ndahen dhe nuk cajne koken fare per femijet dhe shohin qejfet e tyre?Nuk dua ne asnje menyre te shfajesoj kete vrases por dua te them dy gjera: Nuk eshte aspak fenomen shqiptar por eshte ei perbotshem dhe per familjet e ndara do ishte mesim qe sidomos grate te jene jo hakmarrese duke nxitur urrejtjen per babane e femijve por te jene me me arsye se edhe babai ka pjesen e tij ne jeten e femijve.Ne fund desha te shtoja se ne pernedim ka shume familje me keto probleme dhe se shume gra largohen nga vendi i tyre apo qyteti per te filluat jeten ne nje vend apo qytet tjeter.Fildezi me gjithe keto kercenime duhet te kishte marre fatin ne duar e veta duke larguar vehten dhe femijet nga Shqiperia dhe jo duke u ankuar pasi sic thote populli” I zoti e nxjerr gomarin nga balta:.Uroj qe femijet e Fildezit te rriten sa me mire dhe te behen te forte dhe te zote te vehtes tyre! Fildezi u prehte ne paqe!

    1. mik says:

      @ Qerimja .
      Nga njera ane thua qe Fildezi ( past rahmet ) asht dasht te lejonte babane e femijve ti takoje ato, sepse ka dhene kontribut per rritjen dhe mbarvajtjen e familjes. Nga ana tjeter thua qe : ….. te kishte marre fatin ne duart e veta duke larguar veten dhe femijet nga Shqiperia…..
      PS: Isha shume dakord me komentin tand, deri ne tre rreshtat e fundit !!!

  10. Tonini says:

    Mire beni qe shkruani,beni analiza,percaktoni fajtorin,vrasja eshte krim,mashtrimi eshte krim,shperdorimi i besimit per qellim perfitimi,eshte krim,prostitucioni eshte krim,po mire more miq te nderuar,ky kriminel,mos eshte gje i papergjegjshem nga ana mendore,a ka pas ndonje hall ky krimineli qe arriti deri ne vrasje,mos ka pas para shume ky krimineli dhe nje pjese te madhe te parave e ka investuar dhe investimi i tij ka shku kot e shume hamendesime te tjera,po per keto me mire se i njohin ata qe jane te afert te tyre,nuk mund te flase kushdo,po kryesorja e kesaj ngjarje eshte se eshte vrare nje nene,ka lene dy femije jetim,ne moshen e adolishences,femijet kane mbetur jetim se babai ju ka vrare nenen,kjo eshte drame e familjes,ne radhe te pare,dhe e shoqerise sone,ky eshte nje pjese e degradimit qe duket ne momente te caktuar,ne kete shoqeri,degradim qe erdhi si rezultat i politikes kriminale ne keto 27 vjet,te cilet sot na hiqen si te keqardhur,na bejne moral,na percaktojne dhe vrasesin,po shkaqet nu k e marrin guximin ti analizojne.

  11. guriu says:

    perse nuk me postohet komenti?

  12. mik says:

    Nuk asht e leht qe nje burre te vrase nanen e femijve te vet !! Duket gjendja e tij psikologjike. Te gjith e dim, qe nuk ka njeri normal te vrase nanen e femijve te vet, ne gjak-ftohtesi. Por ama, te gjithe e dim edhe degradimin e moralit te gruas shqiptare ( te flasim ate qe asht ), por gjithsesi, vrasja e nje burri apo e nje gruaje, nuk zgjedh asgja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje