Ngjarja e rëndë e shënuar në Tiranë ku shtetasi Fadil Kasemi ka qëlluar me armë për vdekje ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren 39-vjeçare Fildes Hafiz, ka tronditur opinionin publik. Arsyet e tronditjes janë të thjeshta dhe të përligjura. Ajo në fund të ditës ishte nënë e dy fëmijëve por dhe një funksionare shteti që punonte në sistemin e drejtësisë. Për fat të keq u vra paradoksalisht nga mosfunksionimi i sistemit ku ajo ishte e punësuar. U vra jo për faj të saj, por të sistemit të ngritur nga politika në këto 25-vite.
Dhimbja është e para për fëmijët dhe familjen, të cilës dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, e këtë nuk e bëj për vota, as për të fshehur ndonjë të pabërë, sepse asnjëra nuk është pjesë e punës simë. E bëj sepse e ndjej dhe sepse ky sistem drejtësie mund të më vrasë edhe mua nesër
Krejt e kundërta ndodhi sot me politikën. Duke filluar me Berishën e Bashën (nga i pari kemi peshqesh këtë sistem drejtësie ku nga vendimi i kolegut në gjyq, mbetet e vrarë një gjyqtare jashtë salle), e duke vazhduar me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, ministri i së cilës amnistoi killerin e sotëm bashkë me Presidentin i cili vetëm dekorata nuk iu dha gjyqtarëve sot.
Pra, në kohën kur vrasësi i sotëm duhet të ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie (burg), denohej me vetëm 3 vjet. E si për ti vënë kapakun kësaj maskarade të drejtësisë, i dënuari me 3 vjet, do të amnistohej vetëm një vit pas dënimit nga ministri i drejtësisë (Ylli Manjani) dhe Presidenti i Republikës (Bujar Nishani).
Sot, këta që kanë ngritur këtë sistem dhe që s’kanë lënë gjë pa bërë që të mos shembet, e vranë sërish të ndjerën Hafizi, duke i qarë të koka. Pasi e vranë nga sistemi që krijuan, e rivrasin duke e trajtuar si kapital politik për të sulmuar kundërshtarët. Pasi e vranë ditën, po e qajnë natën.
O mashtrues o legen . Amnistine e ben parlamenti jo ministri me presidentin. Dhe ayo denimet nuk jepen si te do bytha jote apo di matematike ti. Ngelet duke.mashtruar njerezit.
Jini te vrare te gjithe.
Do te duhet shume kohe qe ta kuptoni.
Po listat kush i ben? A je ne terezi? Nik merret parlamenti as me emrat konkret, as me te tjerat.