Të bëjmë reformimin e shkencës! Po shkenca ku është?

31 Gusht 2017, 14:51Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Fjala reformë është, besoj, më e dëgjuara vitet e fundit. Çdo kryeministër, ministër, drejtues institucioni, gjëja e parë që thonë kur vijnë në pushtet është “reforma”. Reformë në drejtësi, në urbanistikë, në shëndetësi, në arsim…

Së fundmi po flitet edhe për nevojën në e një reforme në shkencë. Kujtoj se dhjetë vjet më parë, u bë një reformë “aq e thellë” në kërkimin shkencor, sa u mbyllen të gjitha institucionet e kërkimit shkencor, dhe Akademia e Shkencave u shnëdërrua në një OJQ, pa pikën e autoritetit dhe kontributit.

Kjo ka bërë që termi “reformë” të na duket shumë qesharak. Por më qesharak më duket “reforma në shkencë”, kur sot në Shqipëri nuk zhvillohet asnjë lloj kërkimi shkencor, pasi edhe ato institute që ishin iu bashkëngjitën universiteteve, u zhbënë edhe fizikisht.

Asnjë universitet në Shqipëri nuk zhvillon kërkim shkencor. Madje gjendja është degraduar e degjeneruar edhe më tej, ku, pasi lulëzoi tregtia e diplomave, ka plasur edhe tregtia e titujve shkencore, ku ka Dr, apo Prof.Dr mund merren edhe për tre muaj.

Në këto kushte të flasësh për reformë në shkencë është absurde. Një vend ku injoranca po lulëzon, ku analfabetizmi po rritet, si për cudi, rritet numri i të diplomurve dhe numri i të graduarve me tituj shkencorë.

2 komente në “Të bëjmë reformimin e shkencës! Po shkenca ku është?”

  1. Shkullaku Uturaku says:

    Te drejte ke or Kikia. Po rritet numri analfabeteve si puna jote. Dini vec me bo analistion, me fal komentatorin (si Veli Rada ne koh te vet). Ho mor mim na trego ti cka di me bo. Hudhu e mos na boni kakerdhia. Nga na dole gazetar tina i pashkolle. Na defte diplomen qe ke marr. Toc

  2. @ says:

    Ata qe kane ne dore reformen ne shkence, te gjithe pa perjashtim deri tek kryeministri, duhet te lexojne librin “Ferma e dijes” qe eshte shkruar e botuar vitet e fundit dhe qe cuditerisht eshte zhdukur nga qarkullimi, pa rene ne doren e lexuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje