Kjo e të marrurit me fjalë nuk është vetëm vesi i klasës politike. Eshtë një ves i të gjithë italianëve.
Në çfarë do lloj vëndi, rrethane dhe ambienti shoqëror, çorba e gjuhës tonë është përherë e gjatë. Për të thënë një gjë, ne përdorim dyfishin e fjalëve të një anglezi ose një francezi.
Ne mund të shprehemi në një mënyrë shumë më të thatë, siç bënin edhe shkrimtarët e 1500’ës, Makiaveli, Guiciardini dhe kështu me radhë, dhe kjo ndodhi atëherë vetëm se ne vendosëm të themi se çfarë mendojmë.
Por fakti është se ne italianët dhe politikanët në veçanti, nuk flasim dhe nuk shkruajmë për të thënë atë që mendojmë, por për ta fshehur, ose të paktën për ta mbuluar, në mënyrë që të jemi të përgatitur, nëse është e nevojshme, për të provuar se nuk donim të thonim atë që të tjerët kujtuan se kuptuan, por diçka ndryshe, ndonjëherë dhe të kundërtën.
2 dhjetor 1981
Shqipëroi: Brizida Gjikondi
Nje cope nga Montanelli e botuar pa lidhje fare. Merr edhe perkthe futja kot …
Korektor shkruhet me 1 r jo me dy
Nuk e di çfare fjalori ke pare, por fjalori i madh i gjuhes shqipe e ka “korrigjoj” (pra me dy r) dhe kjo eshte logjike sepse fjala nuk eshte shqipe, por e marre nga latinishtja “corrigere”. Ne fjalet qe rrjedhin nga kjo i-ja kalon ne e, por dy r-te mbeten gjithmone. Pra: korrektor, eshte e sakte.
Ne cilen gjuhe korrektor skruhet me nje R?!
Kane qene dikur llafazan ne rend te pare , tashti ua kane marre ne kthese llafazanet shqipetare,,
Faleminderit Gjikond per shkrimet e Montanelit qe na ke sjelle ne kete remuje te madhe. Nuk po i gjej ne Gazete te nesermen ? Pse nuk i botonTema dhe ne gazete ?
ESHTE SHUM E VERTET AJO QE THOT MONTANELLI ,,,I KA RAN PIKES …. KAM NJE JET QE JETOJ NE ITALI DHE ASHTU JAN ITALJANET SIC THOT MONTANELLI
Flm. Briz,per mua nuk ka rendesi kush e th a Montaneli apo dikush,une do e konsideroj sikur ma thate ju Briz.Bukurija eshte se perkufizimi eshte filozofik dhe te gjithe e dijne qe flasin shume,madje gjithmone kam lodhur veten duke menduar “perse flasin kaq shume keta italianet”.Ndjese per krahasimin,por nuk dij perse mu kujtua E.Veliaj,nje problem e thote te pakten 4 here ne tre forma te ndryshme ne 5 TV si i ftuar i dites,sidomos kur spjegonte rritje e cmimit te ujit “20 lek sa kushton nje gazete” dhe lejet per kullat shume kateshe “kur ze me shume hapsire nje shishe ne kembe apo shtrire”.
Kur permend Indro Montanellin, e pakta qe mund te kontributoni ashte me I dhane kontekst mendimeve tija zonjushe. Megjithate, uroj qe t’a permendni sa ma shume se dhe pse ne nji “artikull” paksa banal dhe te pa kuptimte, sepse gjithmone nji e mire del nga fjalet e tija.