Një ditë e zezë për Shqipërinë

31 Gusht 2017, 19:07Blog TEMA

Shteti shqiptar dështoi të mbrojë një gjykatëse nga ish-bashkëshorti i saj kriminel. Ndërsa në Tiranë ka filluar kakofonia e akuzave dhe kundërakuzave mes kampeve politike, gjendjen e mjerë të drejtësisë së Shqipërisë e shpjegon një letër e viktimës dërguar Ambasadës amerikane, ku ajo kërkonte ndihmë.

Nga Enver Robelli

Fildeze Hafizi ishte gjyqtare shqiptare. Ajo ishte e obliguar të garantojë respektimin e ligjit nga qytetarët dhe t’i mbrojë qytetarët nga keqpërdoruesit e ligjit. Ajo ishte e ngarkuar nga sistemi i drejtësisë të ndante drejtësi dhe kështu të kujdesej që Shqipëria të jetë shtet funksional, ku nuk bëhet asnjë kompromis sa i përket sundimit të ligjit. Të gjitha këto fjalë tani nuk kanë asnjë kuptim, janë vetëm fraza boshe. Të enjten gjyqtarja Hafizi u vra nga ish-burri i saj, i cili nuk pranonte divorcin. Kjo është më shumë se një tragjedi familjare. Krahas një nëne të cilës iu mor jeta, pas saj mbetën dy fëmijë jetimë, të traumatizuar për tërë jetën dhe një shoqëri, e cila sërish ballafaqohet me një fakt të llahtarshëm: shteti shqiptar nuk mund të garantojë ende sigurinë e qytetarëve të tij, përfshirë edhe një gjykatëse si Fildeze Hafizi.

Menjëherë pas krimit në Tiranë ka filluar kakofonia. Shefja e së ashtuquajturës Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) shkroi se për këtë akt të rëndë duhet të ndihen përgjegjës ata që e lanë gjykatësen në duart e një vrasësi. S’vonoi shumë dhe qytetarët përkujtuan se kur burri i gjyqtares Hafizi kishte përfituar nga amnistia, ministër i Drejtësisë ishte një eksponent i LSI-së. Një deputete tjetër e LSI-së kërkoi që «shteti të zgjohet nga gjumi». Një politikane e Partisë Demokratike u ankua se «prokurorë pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues, s’mbrojtën as një nënë gjyqtare». Të gjithë këta zyrtarë u akuzuan se e kanë liruar me amnisti një burrë të dënuar për dhunë në familje. Dy vite më parë dorasi ishte dënuar për tentim-vrasje të bashkëshortes së tij, por më 2016 ishte liruar.

Ndërsa në Tiranë vazhdon kakofonia e akuzave dhe kundërakuzave mes kampeve politike, gjendjen e mjerë të drejtësisë së Shqipërisë e shpjegon një letër e viktimës dërguar ambasadës amerikane. Gjykatësja e ndiente rrezikun dhe shpëtimin e kërkonte te ambasada amerikane. Ajo nuk i besonte shtetit të saj – me të drejtë, siç u dëshmua sot tragjikisht në mes të Tiranës. Gjyqtarja Fildeze Hafizi nuk i besonte ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë, nuk i besonte kryeministrit, nuk i besonte presidentit, nuk i besonte policisë shqiptare, nuk i besonte prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë. E frikësuar për jetën ajo i shkroi një letër ambasadorit amerikan, në të cilën i qante hallin atij për rrezikun që i kanosej. Gjyqtarja Fildeze Hafizi i shkruante diplomatit Donald Lu jo vetëm në emër të sajin, por në emër të shumë grave shqiptare, të cilat janë viktima të burrave të dhunshëm, primitivë e kriminelë. Hafizi po ankohej se drejtësia shqiptare po qëndronte indiferente ndaj burrit të saj të dhunshëm dhe ajo tashmë ishte një viktimë e mendësisë mesjetare. «Çdo ditë i lutem Zotit që të më lërë jetën që t’i bëj fëmijët e mi qytetarë të zot e të denjë», shkruante gjyqtarja Hafizi. Ëndrra e saj mori fund sot.

Fildes Hafizi është viktimë e një sistemi të drejtësisë që nuk e meriton këtë emër. Ky sistem i drejtësisë është pjellë e mbrapshtive politike të të gjitha partive shqiptare. Këtu nuk ka amnisti as për Edvin Ramën, as për Lulëzim Bashën, as për Ilir Metën, por as për paraardhësit e tyre në poste e funksione. Të gjithë këta tok kanë prodhuar një sistem kriminal të drejtësisë me gjykatës e prokurorë milionerë, pronarë patundshmërish dhe mashtrues që bëjnë jetë luksoze duke bërë pazare me drejtësinë. Të gjithë këta kanë krijuar një sistem të përbërë nga përbindëshat, të cilët me nenet e ligjeve shqiptare vaditin plantacionet me kanabis dhe shpesh financohen nga baronët e drogës.

Përballë paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të politikanëve shqiptarë për të ndërtuar një sistem efikas të drejtësisë, shqiptarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur u përpoqën t’u dalin në ndihmë SHBA-të dhe BE, duke kërkuar një reformë rrënjësore të drejtësisë. Rezistenca që iu bë kësaj reforme nga bajraktarët e Tiranës ishte frikësuese për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Pas shumë presioneve reforma për drejtësi kaloi disi, por a do të zbatohet? Zor të besohet. Sepse në një vend ku politikanët për të fituar amnisti për veprimet e tyre kriminale apo korruptive lejojnë që pasuria e 81 gjykatësve të apelit të pesëfishohet nga viti 2004, gjasat që punët të ecin mbarë në të ardhmen e afërt janë të vogla. Pas vajtimeve të shtirura, akuzave dhe kundërakuzave edhe tragjedia e sotme në Tiranë do të harrohet shpejt. Kundër harresës sot thërrasin dy fëmijët e Fildeze Hafizit.

20 komente në “Një ditë e zezë për Shqipërinë”

  1. Angjelini says:

    Jo o Enver idioti. Nuk eshte dite e zere per shqiperine. Eshte dite e zeze per te ndjeren dhe per ju gazetaret qe keni bere shum pak per ti demaskuar keta gjyqtar hajduta. Kur grate e pafuqishme dhe te pa perkrahura vriteshin nga bashkshortet e tyre, gjyqtart i lironin vrasesit e tyre pas dis viteve burgim. Tani qe e pesoj nje nga rraca e tyre ju u ngritet ne kembe. Na lini rehat se kriminelat e vertet jane gjyqtart.

    1. Pune e madhe se ishte gjyqtare says:

      Me vjen keq qe ishte Nene por qe ishte gjyqtare aq me ben. Ky eshte nje krim urrejtje Brenda familjes ku Ish burri vrau ish gruan dhe problemi eshte se ky lloj krimi po behet me i shpeshte.

  2. lepirsi says:

    Pyetja eshte ,a jetohet ne Shqiperi?vazhdo ti besh fresk politikes zoti Mero se te intereson.Po ju gazetaret jeni pjesa e se keqes sepse non stop beni propogand per pushtetin,t’ju thuash turp nuk mjafton.

  3. Shigjeta says:

    Shqiperia eshte nje shtet rumpalle , nje shtet vari karin , sigurisht qe ata qe na udhehoqen te pakten nga 1991 dhe deri me sot pa perjashtim jane ti varesh seprapthi , nje bande hajdutesh dhe kriminelash ordinere jane , nuk munden ndyresirat te ndihmonin nje punonjese te thjeshte shteterore , sigurisht qe veten e tyre e ruajne me qindra bodigarde secili nga hajdutet politike qe kemi , per te pafaten asgje …….. ikni o te peshtire o shpellare , o ndyresira politikane hajduta

  4. Far-west e keni bo ate shqiperi plot me kriminel kurva dhe vrasje cdo dite.

  5. Viroi says:

    Ai qe e vrau eshte njeri primitive qe ndarjen nga gruja e quan fundin e botes. Porimitive te tille ka boll ne kete vend. Ka edhe ne drejtesi, prandaj gjykatat marin vendime skandaloze. Ky vend eshte mbushur me njerez primitive dhe do vuaj shume derisa te qytetrohet, do jete rruge e gjate e me kosto te larte.

  6. mateo says:

    Po dekoratat e Enver Hoxhes kur do t’ia heqin?
    Ky eshte hall mbi hall.
    Po mareveshja e Mukjes pse u prish?
    Ja keto jane halle.

    1. Alban Dega says:

      I KE RENE PI…. KES !

      A do te shtohet siguria, mireqenia, begatia po ti hiqen dekoratat Enver Hoxhes!?
      Ne akoma nuk kemi hequr nga koka mendesine 24 karat enveriste ti kerkon dekoratat e tij !
      Dekoratat jane teneqe! Nuk vrasin e nuk presin !
      Mendesia enveriste, komuniste eshte nje virus kanceroz qe e ndeshim cdo dite e kudo !
      A do te behet me e mire, me e fuqishme Shqiperia po te varet ne litar Marreveshja e Mukjes midis
      clirimtareve te saj dhe bashkepunetoreve te nazi- fashizmit,
      Pashiqit, Athines, Portes se Larte otomane … te dreqit e te birit antishqiptar !?
      Shqiperia ka mbi nje creek shekulli qe quhet demokratike…
      Coje sahatin tre cerek shekulli para!
      Lufta e Dyte Boterore ka mbi 73 vjet qe ka mbaruar!?
      Dil nga istakamet e saj e mos ia merr rekordin japonez qe qendronte ne bunker edhe 35 vjet pasi kishte mbaruar !? O Mato Gruda !

  7. andoni says:

    Gjyqtaret Shqipetare jane hajduta te pa pare Ata duan te pasurojne veten dhe femijet e femijeve te femijeve dmth nuk kane te ngopur
    Dhe fajin na i paska per keto poshtersira ( Gjoja ) kryeministri ose Edi Rama . Turp per keta gazetar qe i thone keto gjera
    Gazetaret duhet te shkruajne per shoqerin e kalbur dhe drejtesin e kalbur qe ka perfshire Shqiptaret dhe Shqiperin, dhe jo te shkruajne se cdo gje qe ndodhe e paska fajin Edi Rama. Bolle me brockullat e PD,LSI .Bolle me politike
    Duhet te shikojme veten dhe pastaj te tjeret
    Turp, Turp per shqiptaret jemi bere gazi i botets, tallen te tjeret me ne , jemi si njerzit e eger emri i jone i fute tmerin te tjerve

  8. dori says:

    A jeni more normal, a jeni njerez? Po komentoni more pa fyrje, apo kjo eshte pjese e kultures suaj – qe nuk jeni menderisht ne gjendje te thuani dicka pa e ofenduar tjetrin… Turp e tmerrè

  9. tiku says:

    E ka fajin Erion Veliaj.

  10. Taras Bulba says:

    Perse qenka dite e zeze mor shoku Enver me vjen keq per ate grua por me vjen keq edhe per ate baba qe kjo ish gruaja nuk e linte me taku femijet e vete nuk eshte zgjidhja qe beri por ju shoku Enver mos e ngatero shtetin me nje vrasje brenda familjes ,jeni ju o gazetare apo opionista qe i fryni ketyre

  11. Bekimi says:

    Vrasje ishte pasojë e këtij sistemi feminist, shkërdhatë[, që lartëson imoralitetin, pushtetin fallc të një fuqie inekzistente.
    Kur shteti hyn edhe në familje, duke veshur me pushtet femrën, pa respekt për kryefamiljarin (në rastin konkret gjykatëse edhe vetë e ashtuquajtura viktimë), nuk ke pse habitesh.

  12. J says:

    Populli shqiptar ka 27vjet që jeton në zi për shkak të prokurorëve, gjykatësve, vjedhjes së pronave,grabitjet me gjykatë dhe ju nuk e keni vënë re. Sot është ditë zie si për çdo krim tjetër të shëmtuar. As më shumë as më pak. Çudi që ju paska rritur sensibiliteti pikërisht sot. Kur vjedhin hajdutët, skemi çtë bëjmë. Kur kapen hajdutët preken të drejtat e njeriut, kur vriten hajdutët është gjëmë për kombin. Përse ndryshon trajtimi sipas kategorisë ? Ky arsyetim nuk ka të bëjë me zonjën e ndjerë. Ka të bëjë me mendimet hajdut-mbrojtëse të korrupsionit shqiptar.

  13. Shefi says:

    Edhe sikur burri i gjyqtares te mos lirohej por te kryente denimin tre vjet, ai prape te njejten gje do bente pas lirimit; nje njeri me instikte kriminale veshtire se pengohet nga nje sistem demokratik per te kryer akte te keqia. Pa dyshim eshte edhe niveli i ulet i shoqerise qe prodhon monstra te te tilla, qe e konsiderojne gruan placken e vet.

  14. nallbani says:

    Të gjithë, pa përjashtim, shajnë shtetin, por harrojnë se ky shtet dhe këto qeveri, gjyqtarë e politikanë, matrapazë, mafiozë e kriminelë, hajdutë e keqbërës, janë pjellë e këtij populli dhe nuk i ka sjellë njeri nga jashtë…(???!!!) Ky stan, këtë bulmet ka… Dhe më e bukura (që ne shqipot e quajmë më se normale), është që kjo gjyqtare i shkruan ambasadorit amerikan dhe kërkon mbrojtje prej tij…(???!!!)

  15. Aureli says:

    Nuk eshte dite e zeze per shqiperine se kjo gjyqtare nuk eshte e vetmja grua qe eshte vrare. Pse per popullin e thjeshte nuk eshte dite e zeze? vetem se kjo qyqtare qe eshte e damkosur edhe me etiketen e korrupsionit dhe duhet te quhet dite e zeze?
    behet mire po te qerohen edhe ca nga ju fara e felliqur e gazetareve dhe do jene dite te bardha per Shqiperine

  16. timo says:

    Për të gjitha këto probleme, ju lutem, këtheni kokën mbrapa tek regjmi “kriminal” i Enver Hoxhës dhe bëni krahasimin. NË këtë rast ne, të sotmit, dalim thellësisht zbuluar. Prandaj kur akuzojmë sistemin e kaluar duhet të jemi racionalë ashtu siç duhet të jemi të tillë kur i ngremë lavde sistemit “demokratik”.
    Zotrinj shqipëtarë, demokracia është po aq utopike sa komunizmi. Ka vetëm dy sisteme të kundërta me njëra tjetrën: ai socialist dhe ai kapitalistpa çka se të dy pretendojnë DEMOKRACINË. Shqipëtarët “fatmirësisht” i provuan të dy. Por e keqia në këtë mes është se edhe në këtë të ashtuquajturën demokraci nuk të lenë të sgjedhësh njëlloj si në të mëparëshmin … Kush? … Cilët?… Por një gjë ama e kemi në dorë ne vetë: të bëjmë krahasimin. Krahasoni dhe mbani qëndrimin tuaj n.q.s…

  17. sapa says:

    Sa dite si kjo do vijne dhe kjo dite do harrohet?Po nuk u ngrit populli i thjeshte e theksoj populli i thejshte me arme ne dore ska asnje shprese se ky vend do behet.Politikaneve i intereson percarja popullore.Por me kete popull,,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje