Situata politike në të cilën është përfshirë PD në 5-6 muajt e fundit, ka nxjerrë nevojën urgjente të rishikimit të plotë (apo reformimit) të çdo strukture formuese të asaj force politike. Pas vitit 1992, partitë politike në Shqipëri, u formuan si pasojë e dirigjimit nga lart, dhe paksa si nevojë popullore, përfshi këtu edhe partitë e lindura vitet e fundit. Pas PPSH e cila u konvertua në PSSH vetëm pas një kongresi të stisur, edhe PDSH, u formua qysh në fillimet e proceseve demokratike, si një parti e cila mendohej se do të drejtonte mbi baza parimore dhe idealistësh, gjithë lëvizjet dhe ndryshimet demokratike postkomuniste.
PD erdhi në skenën politike si një parti e vlerave demokratike dhe perëndimore, dhe afroi rreth saj fillimisht njerëzit më të devotshëm, më të aftë, më kurajozë, më të shkolluar me prirje të djathta, duke krijuar kështu bazën më solide të një force politike e cila mendohej, se do ta qeveriste vendin të paktën në 16 vjet rresht. Por shumë shpejt, në PD u futën thellë dhe me mision të caktuar, për të minuar gjithçka, edhe sigurimsat dhe bijtë e tyre, duke e rrëzuar nga pushteti atë pa mbushur akoma mandatin e saj të parë qeverisës. Rruga përmes të cilës ka kaluar qeverisja e PD qysh nga 1992 deri sot, duke e parë pas kaq vitesh, duket e mbushur me misionarë të së keqes, të cilët kjo parti i afronte, i gradonte, i pasuronte, dhe pastaj edhe i rifreskonte, duke i futur sërish në forume dhe strukturat e saj, edhe pse ata ishin me “njollë” dhe “damkë”.
Qeverisja e PD nga 2005 deri në 2013, tregoi se misionarët e ish-Sigurimit të Shtetit, që penetruan mrekullisht në PD, ishin kthyer në drejtues të strukturave qëndrore dhe lokale të qeverisjes, partisë, dhe gjithçkaje tjetër, ishin dhe janë edhe sot çifligarë të mandatuar, që tregohen me gisht nga qytetarët dhe baza e partisë. Ardhja e Lulzim Bashës në krye të PD , natyrisht u vlerësua si një prurje e re, si një risi e cila do ta hapte partinë, do ti çlironte strukturat e saj, nga makthet dhe tendencat ozurpatore, nga akuzat dhe denoncimet e qytetarëve që kishin për ish-ministrat dhe ish-deputetët, që erdhën në PD të rreckosur, dhe u bënë milionerë. Ata edhe sot PD i ka deputetë dhe drejtues strukturash ata. Mendimi ndryshe në PD, duhet të jetë dhe duhet të dëgjohet fuqishëm, sepse ndryshe kjo forcë politike mund të kthehet në ishull të izoluar.
PD me Lulzim Bashën kryetar premtonte shumë, dhe kjo bindje më ishte forcuar më tepër, kur kryetari kësaj force progresiste politike, deklaroi se “PD do të jetë një parti e hapur për të gjithë, tani e tutje çdo deputet do të jetë rezultat jo i përzgjedhjeve klienteliste, por i propozimeve nga baza”. Personalisht ndjeva se PD, po niste një kapitull të ri, dhe se shumë shpejt ata që e kishin rrjepur qeverisjen dhe pushtetin e saj, do të ishin flakur jashtë. Afrimi zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, si dhe 22 korrikut, mbeteshin ndoshta shansi i fundit për PD, që ajo të gjente pa asnjë vonesë më tepër, rrugën e reformimit, që ajo të gjente pa asnjë vonesë më tepër rrugën e gjallërimit të strukturave të saj, nga qendra deri në seksionet e degëve në rrethe, të cilat pothuajse nuk ekzistojnë. PD duhet të afrojë rreth saj , njerëzit e aftë, të shkolluar, kontribuesit dhe intelektualët me moral të pastër, njerëzit që gëzojnë rreputacionin e duhur, për të qenë pjesë e strukturave dhe forumeve të saj.
Duke mos gjykuar as çadrën dhe as arsyet e arritjes së marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës, mendoj se zgjedhjet e 22 korrikut 2017, ishin testi vendimtar nga ku baza e PD do të vendoste me votën e saj. Kjo pasi të deleguarit e PD në rrethe, duhet ta dinin, se ujdirat mes tyre dhe krerëve lokale, për të futur në lista sërish emra të përfolur, për bazën dhe militantët përkthehej si mungesë vullneti për të votuar, apo edhe vota kundër si përgjigje e zhgënimit të madh. Humbja e madhe në 25 qershor dhe procesi farsë në 22 korrik, treguan se PD e ka humbur shansin e fundit për tu reformuar si forcë e përgjegjshme politike.
PD duhet të afrojë rreth saj njerëz me integritet, me formim arsimor të duhur, njerëz të përkushtuar ndaj vlerave të një demokracie funksionale, dhe jo autorikracie të dështuar. Së fundi, nisma e vonuar politike e Bashës, për gjoja aksionin e ri opozitar me moton “dekomunistizimi dhe dekriminalizimi mazhorancës”, mbeten bllofi dhe shashka e fundit për të humbur vëmëndjen e bazës PD dhe opinionit publik, mbi mungesën e reformimit të kësaj force politike.
Ju kane penetruar sigurimsat? Po sa vone i re ne te o Ajaz, nderro me mire avaz, nese nuk do te nervozosh padronin tend, Sali Ram Sheqere Berishen.
O tema! E kuptoni se nuk është meritë të thuash ato që çdo pensionist i thotë në bisedë me shokët në kafene! Më thoni ju lutem, çfarë ka thënë këtu ky njeri që ju doni ta promovoni me insistim si analist? Apo s’ju dërgon më njeri artikuj dhe ju botoni çdo intelektualisht plehrë për të mbajtur gazetën gjallë? Po ka gjëra më tmerrësisht të zakonshme se këto që shkruan ky njeri këtu? Shkrim pa një referencë të vetme nga personalitete të politikës ose ideologjisë unë vetëm këtu tek ne shoh. Kjo tregon se analistët tek ne kurrë nuk hapin një libër për ta lexuar, por vetëm lexojnë shkarravinat e njëri tjetrit.
pd ka marr.e fund or mik, me kriminele e aninime nuk behet asnje gje, vecse shkuarja ne humnere
Qeveria Rama 2 dhe Partia Socialiste, neo-komuniste, eshte po aq e dhimbshme ne Historine e Shqiperise per brezat e ardhshme.
Trapllik analitik futja kot se del plot…. PD nuk reformohet do me … duhet ngrire dhe pastaj shkrire dhe pastaj te behet nje e re nga e para… por kjo duket shume e veshtire… sepse te dy palet pozite-opozite jane bere si ciftet e vjetra qe sa me shume vite kalojne ngjasojne me njeri- tjetrin…. Duhen gjera te reja tashme… rinovim qe ne rrenje…
Ti flet per sigurimsa???
Ajo Parti e “djathte” qe drejtohej nga Nje komunist i thekur dihej qe keshtu do perfundonte.
Heret a vone.
Gjithmone me ka ardhur dhe me vjen keq per ata te pwrsekutuar ata ish pronare qe kane idhull dhe mbeshtesnin Sali Berishen
Injorance dhe idiotesi politike e tyre.
TA THEM UNE PUNEN E E HUMBJES SE PD .SHTRESA DISA TE RIJNVE JO SHUME NE NIVEL MESIMOR GJITHMON BIE NE NJE GUACKE JO SHUME BINDSE ,POR NJE SHRESE PERRALLORE MENDORE RESPEKTE
ky mendon seriozisht skete cka shkruan? Atehere mjere per te e mjere per gazeten qe e publikon.
Pdja ka vdekur .pike.
O Ajaz!
Na shkrive,na mbushe me gaz?!!!…
E sheh fotografine ne krye te shkrimit tend, veri gishtin e mezit atij te mesit (gjithnje nga mbrapa,se para ai te ve perpara),pastaj fillo analizen tende foshnjarake.
Sa per sqarim: PD nuk erdhi ne pushtet si parti e vlerave perendimore, por si parti e ndryshme ne forme dhe permbajtje nga partia e punes. Ne qe e jetuam e dime me pike e presje kete pune, bile na kalojne shiritat e filmit ne mendjen tone sikur te ishte sot. Cili ishte ndryshimi i saj. Ajo mblodhi rreth vetes shume nga elita njerzore e asaj kohe te cilet aspironin demokraci dhe liri, mori edhe nga ajo elite qe aspironte pushtet e para duke qene se kalonte ne ekonomi tregu dhe genjeu dhe mori me vete dhe gjithe llumin dhe krimin e shoqerise shqiptare qe “aspironin” vjedhje, shkaterrim qe…” te formoheshin sa me shpejte kapitalistet e rinj…” sipas porosise se Sali Berishes qe e shkaterroi gjithe ate mund e djerse te popullit shqiptar te punuar per 45 vjet. Ku ishin piksynimet, ky eshte muhabet i gjate 25 vjeçar. Tani u hidhni sa te doni handre potureve, ato ngelen ato qe jane. Ne qoftese doni parti demokratike te vertete, ajo duhet te shkrihet dhe te rikrijohet mbi baza te reja te sotme qe te rinjte e njohin mire pluralizmin, ekonomine e tregut, demokracine dhe lirine perendimore. S’na genjen me dot Sali Berisha dhe kur theme Saliu, nenkuptoj gjithe shpuren e tij gjate ketyre viteve.