Nëse instalacioni alla-shqiptar i strukturës që pengonte imazhin e ekuestrit të Skënderbeut ka mbushur lajmet këto ditë dhe ka tërhequr njerëz pa fund në debate, pothuaj është harruar dhe justifikuar heqja e bustit të tij nga një prej kryeministrave pak vite më parë, gjatë vizitës së ekuivalentit turk. Ose më shumë akoma, është harruar fare bërja e shtatores fyerëse të Skënderbeut, që mbeti sot e kësaj dite e paidentifikuar! Atëbotë u fol, u anatemua, u përplasën me fyerje me komunitetin e myslimanëve, kurse këta të fundit u peshkuan paq në një debat pa substancë. Njësoj ka ndodhur në orët e fundit kur përfaqësues të këtij komuniteti, pak si paditur, kanë nxjerrë atë që sot ekziston mes këtij komuniteti: dyzimi para figurës së heroit kombëtar.
Në të gjithë këtë hulli, risia është se Shqipëria, të paktën në botën e shkencave komunikative, i është bashkangjitur si anëtare e denjë globalizmit. Mediat të realizuara për t’i treguar publikut jo vetëm lajmin por edhe gati se çfarë të mendojë, si edhe injeksioni me opinionet që ndikojnë në një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë, e ka trandur komunitetin, që mundohet të lexojë aty-këtu shenja.
Një grup i madh njerëzish i kanë bërë lloj-lloj leximesh rastit të fundit. Për fat të keq, në pjesën më të madhe, mediat dhe derivatet e tyre na kanë në dorë sot se si njerëzit t’i shohin ndodhitë dhe fenomenet që ndodhin në komunitetet e tyre, si duhet të sillemi apo deri si duhet ta gjykojmë politikën lokale dhe kombëtare. Forca e medias është e tillë saqë shpesh njerëzit po mbeten të pafuqishëm për faktin se po manipulohen paq. Në një farë mënyre, mediat janë sot në gjendje jo vetëm t’i shndërrojnë gënjeshtrat në të vërteta por edhe ta shtrembërojnë krejt të vërtetën në interesa. E më shumë se këto, të na largojnë nga ato për të cilat komuniteti ka nevojë të ndjejë realisht.
Ajo që kuptojmë sot, është se ka një energji dhe një përpjekje për ta mbajtur publikun e thjeshtë jashtë realiteteve, ose si përdorin shpesh komunitetet anglisht-folëse “të peshkuar” (hooked), në mënyrë që interesi i vëmendjes të shkojë jashtë problematikave reale.
Duke u kthyer në thelbin e debateve të sotme: Skënderbeu sërish do mbulohet dhe busti do i hiqet provizorisht apo do shmanget kur të kenë interesa politikanët, ashtu si Nënë Tereza do ofendohet dhe do ta ngacmojnë, porse realisht ne kurrë nuk do të futemi në debatet reale që kanë lidhje me jetën tonë: Me të ardhmen, me ato kombëtare që lidhen me Kosovën etj. Dhe, mbi të gjitha me varfërinë. Kjo e fundit është shkaku që mbjell të gjithë pasigurinë, injorancën, egërsinë dhe shpëlarjen e truve, fenomen që mund të manipulojë dhe mbi të gjitha të na trandë, ashtu si ndodh rëndom.
Më keq akoma, kjo gjendje, ku propaganda dhe debatet boshe të përcjellin në udhëkryqe, të sjellë si dy pika uji realitetet e zhvillimeve të para viteve ’90, ku fabrikoheshin armiq, ku rreziku eminent i pushtimit të vendit ishte real prej medias së kohës dhe fjalimeve patetike të zyrtarëve komunistë, duke e fshehur skamjen që kishte kapluar segmente të mëdha të popullsisë.
Duke ardhur në ditët tona, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të rajonit dhe kjo megjithë rrugën e mbarë të samiteve dhe takimeve ballkanike, po anashkalohet. Ndërkohë që vendi i mrekullueshëm i burimeve natyrore, i një klime aq të favorshme, nuk mundet t’i sigurojë as mirëqenien më të vogël një pjese të madhe të popullsisë. Për fat, kryeministri i vendit e pohon se jemi të varfër, porse prej tij e nga masa e madhe e specialistëve dhe burokratët e shtetit shqiptar, e kemi të pamundur të mësojmë realisht se pse realisht jemi aq të varfër. Ashtu si mezi e mësuam minimumin jetik, që ende është i debatueshëm.
Nuk mbaron këtu. Pse një pjesë e madhe e shqiptarëve ende punojnë në të zezë? Pse jemi të pasigurt me gjërat që hamë? Ekonomia shqiptare mbetet informale dhe realisht kryeministri po përpiqet me strukturën e tij që ta kthejë në formale, porse rruga që e parashtron këtë më shumë duket një propagandë sesa një realitet i kapshëm. Pyetjet nuk reshten. Pse nuk prodhojmë më dhe pse shqiptarët ikin e ikin, ndërsa një pakicë pasurohet dhe pasurohet pafund? Sa janë realisht të vërteta lajmet e Bankës Botërore që pak javë më parë referonin për 31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë? Pyetje sigurisht pa përgjigje.
Por edhe pse shkrime të mira të studiuesve tanë flasin për receta dhe realitete të ekonomisë sonë, një gjë është e dukshme: Në Shqipëri nuk bëhen debate që na shqetësojnë, si kjo që ka lidhje me varfërinë, por tërhiqemi në syresh që të largohemi nga realitetet që po e rëndojnë gjithnjë e më shumë shqiptarin e dekadës së dytë të shekullit XXI.
Ky shkrim, vlen vecanerisht, per autorin e shkrimit paraardhes, te rrjedhurin Moikom Zeqo.
Nqs Moikomi eshte i rrjedhur ti cfare i bie te jesh? Te te them kakerdhi,me duket shume.
Normalisht njeriu duke qene se eshte nje qenje e gjalle edhe mund te rrjedhe dhe ky degradim fiziologjik pranohet sigurisht jo pa keqardhje nga te demtuarit si dhe te dashurit e tyre , por nga ana tjeter normalisht njeriu si qenje me personalitet e ka sh te veshtire te nderroje emrin si psh nga Molotov ne Moikom … mund te them se nje njeri i rrejdhur dhe me lekundje te personalitetit leshon edhe kakerdhi qe njerez si ti Astrit i kaperdini me kenaqesine qe ju jep ndjenja e servilizmit .
E cfare servilizmi mund te kem une me Moikomin o druvar!! Pervec artikulimit duhet mesuar dhe se si ti perdoresh fjalet o trupeshk.
@ Astrit.
Me pelqejn te dy komentet e tua Astrit. As un se kuptoj, sa shume anti-shqiptar paska pasur Shqiperia !!
Astrit,kujdes me druvaret se te sharrojn koqet ata !
More kaq te pafytyre mban kjo e shkreta Shqiperi ?! Nuk paska patur faj Enver Hoxha. Mbushja e zorres qenka kryesorja per ju o te babeziturit e mediave. Pthuuu rrace e ndyre.
Varferia do zhduket nje dite,por identiteti kombetar nje here behet o kaqol. Eshte baza e asaj Shqiperie qe do ti. Pa ate eshte lindje mesme ketu.
o Geri injoranti….ja po ta plotesoj une…Kur te zhduket varferia dhe injoranca…e ti ben pjese diku tek njerezit qe se paku kane mesuar te shkruajne…une jam mysliman me emer sikunder mund te isha i krishtere po me emer…por jam shqiptar…Nje komb ndrit dhe perparon kur pranohet fqinji, ndihmohet fqinji, kur flitet dhe komunikohet…E nese ka dicka per te thene mes nesh eshte e ardhmja e femijve tane qe neser te mos ulim koken te turperuar para tyre…
O Asllan je koqe kandari ka te drejte Geri NYC ti Asllan sic ke emrin ,(arab esapi ), ashtu ke dhe trut e kokes dhe te menduarit . Na kapardisesh qe qenke muslims, cdo plotesosh ti or allah ukbar, sduam mesime nga arabet ,muslimanet dhe jeniceret e Erdoganit , mbai mesimet per veten tende , e ke kuptuar or gjurdull se cbehet kohet e fundit ??? Apo je mish me dy sy ?? Ka filluar nje sulm , i fshehte apo i hapur , kundra kujt ?? Kundra figures me madheshtore te kombit tone , Skenderbeut , apo harova une qe je muslims , dhe sikur nuk e keni shume ne konsiderate . Epo mire atehere allah ukbar
Asllono,shpresoj qe femijet e tu ndryshe nga ti te dijne te perdorin shenjat e piksimit,derdimen.
Bravo autorit.
Jam dakort me autorin që politikanët përpiqen tërë kohën të na mbajnë në konflikt që të mos shohim varfërinë. Por për këtë arsye duhen mbrojtur simbolet kombëtare. Nëse nuk do vendin tënd dhe respekton sakrifucat e gjakun e derdhur për të, si mund të sakrifikosh ti vetë për ta çuar përpara zhvillimin ekonomik e kulturor të tij që në fund ta shohësh përkrah kombeve më të përparuar të Europës?
Edhe Ben edhe Andon : Edhe pse e konsideron veten pjese te asaj medje qe manipulon,nuk mund te pranosh nje akt te pandershem , sepse paska probleme me te medha. Sipas kesaj teorie adhamudhiane ,ne nuk kemi te drejte te revoltohemi pa sheruar varferine ,pa u bere Shqiperia si Zvicra ? E keqja eshte qe mes ketyre mijra probleme te shqiptareve,arrin dikush qe kerkon te peshkoje ne uje te turbullt,dhe pushteti nuk ben ze sepse ia ze syte mjekra e dikujte , me deklerata antishqiptare. Pushteti behet bashkefajtor dhe nuk elejon shtetin qe me rolin e ligjit te paanshem , ta zgjidh dhe ta mbyll kete provokim te radhes. Ne se shqiptaret nuk reagojne sot,me te drejten e lirise se shprehjes , neser do te jete vone…
O zotni Andoni !!! Po ku je ,ku ke humbur ? U be kohe pa te pare e lexuar ndonje shkrim tendin . Je i sakte dhe i kthjellet ne mendime . Nje shkrim i shkurter dhe plot domethenie , Po ti hedhesh nje veshtrim portaleve online te tera baterite perqendrohen ne tema pa vlere me komente -sharje dhe ofendime !!!!! Ndersa temat qe jane me te rendesishme si ekonomia ,shendetesia ,arsimi dhe jeta sociale nuk perbejne asnje interes ,mjafton te hidhni nje sy komenteve qe ose jane ne numur shume te kufizuar ose nuk ekzistojne fare !!!! Pra shqip dhe popullorshe jemi popull gorre qe harxhojme kohen kot me lloqe pa vlere dhe domosdo kjo percakton dhe retoriken e “ecjes” parpara me vrapin e breshkes . Gjithsekush shikon bythen e vete “le ti bie kujt ti bie vetem mua mos me bie” dhe pastaj pretendojne te bejne shtet … nga kush …. kush bduhet ta beje shtetin …… kryeministri , ministri , etc …….. por shteti nuk behet nga nje dhjete , njeqind apo njemije njerez ..!!!! Shteti te behet do popullin mbrapa ,drejtuesit jane nje cikerrime pa ndergjegjen qytetare ,koshiencen qytetare , pergjegjesine qytetare ,vullnetin qytetare !!!!!! Mos prisni kot se Edi Rama nuk mund te beje shtet te mirefillte pa ndihmen e shtetasve te tij , pa aktivizimin maksimal te qytetareve te tij me gjithe deshiren e mire te tij (nqs e ka me ter mend) asgje nuk ecen perpara pa qene tere forcat ne unison pozitiv .
ju lutem lexoni ket liber:
Goblet of The truth
goblet-of-the-truth.org/
Diese Seite übersetzen
Welcome to the “The Goblet of the Truth”! In the early days, this unique teaching was also known as the “Goblet of the Truth”.
pershendetje nga Suisse
Blerim Berisha
Eshte interesant, se politikanet vrapuan to urojne Bajramin, por me rastin e mbuleses te gjithe shuajten!
Bravo ben andoni
Prandaj u quajt viti i skenderbeut
E filloni muci
Vazhdoi ambasada jone jone ne hungari
Me bustin si kovac serb
Vazhdoi erioni me gurren e mbuluan se mbuluan
Doli traboini qe sipas nje komentuesi organizzon Martesa e serb -shqiptare e beri thirrje myslymanee te rregjistrohen si turq doli lamja tha do behem kurban per bustin se skenderbeu
Se skenderbeu eshte ne parajse
U turren komentuesit qe si cojne nje Pako kafe baballareve te vet por te vrasin me fjale per skenderbeun
Pensione te vogla asistenca3000 leke,
Kempi,sheshet qe zihen per pallate e se pjerdh kush kte milet le te rrine Kane kohe,skenderbeu nuk pret dot.
Qe kur nje pinjoll kolaboracionist i fashizmit, mendon per “hallet e popullit”!? Ik mor BAJGE katunare,qe mban ere te felliqur mijra km larg ?
Ben Andoni.. mbete gjithe jeten nje gazetar i vockel kampingu. Nga ato me cadra dhe me [email protected] ne natyre.
..nje shkrim i bukur,qe duhet kuptuar..