Çështja e trajtimit të figurës së Skënderbeut, e ngritur rishtazi në diskursin publik për arsye të ndryshme dhe shpeshherë të palidhura me njëra-tjetrën, megjithëse mund të duket anakronike në pamjë të parë, është tejet e rëndësishme për Shqipërinë e ditëve tona. Pikërisht prej këtij fakti ajo është një çështje që duhet trajtuar me seriozitet dhe, mbi të gjitha, përtej patetizmave nacionaliste dhe ndasive artificiale.
Skënderbeu është figura më përbashkuese e një populli të vogël por me diferenca të mëdha. Ndërmjet shqiptarëve ekzistojnë diferenca të theksuara kulturore ndërmjet atyre që jetojnë në Shqipëri dhe atyre që jetojnë në Kosovë. Ekzistojne ndasi ndërmjet veriut dhe jugut të vendit. Ekzistojnë diferenca të qënësishme në bazë të përkatësisë qytetare, bindjeve politike, historive familjare. Sikurse, në kohët e fundit, ka filluar të theksohet edhe diferenca fetare. Por, përtej këtyre elementëve përçarës, jemi një komb që ka ditur të qëndrojë bashkë, qoftë edhe në kohërat më të errëta. Dhe aftësinë për të qëndruar bashkë nuk e kemi fituar vetvetiu, por e kemi si pasojë e një procesi të gjatë formues dhe përbashkues.
Në këtë proces përbashkues elementët më dominantë janë gjuha shqipe dhe, jam i bindur për këtë fakt, figura e Skënderbeut. Gjuha për arsye se, që në gjenezë të kohërave, është ura e komunikimit ndërmjet individëve me njëri-tjetrin dhe me komunitetin. Figura e Skënderbeut për shkak se pozicionon një histori të përbashkët dhe identitare ndërmjet shqiptarëve të të gjitha krahinave, evidenton një filiz identiteti europian në një periudhë ku historia e rajonit mëtonte drejt shtypjes së këtij identiteti dhe është një gurthemel i qënësishëm i trajtëformimit të shtetit shqiptar duke përbërë rastin më të shkëlqyer të tejkalimit të tribalizmit.
Duke mos patur çfarë t’i bëjnë gjuhës shqipe, anonimë tastierash, por edhe persona me peshë në diskursin tonë shoqëror, kanë shënjestruar shpeshherë figurën e Skënderbeut për të vënë në pikëpyetje identitetin shqiptar. Problemi i çmitizuesve të figurës së Skënderbeut është se gjithmonë e anashkalojnë faktin që vlera e tij është tek figura. Për shkak se nuk dëshirojnë ta sulmojnë direkt figurën e tij, revizionizmin e tyre e nisin tek jeta e Gjergj Kastriotit. Kështu, kanë vënë në dyshim origjinën e tij, synimet strategjike të tij, vërtetësinë e luftës së tij ndaj Perandorisë Osmane dhe kanë mëtuar të ngrejnë hipoteza të rrezikshme për të supozuarën luftë fetare.
Gjykoj që popujt duhet të kenë gjithmonë guximin të përballen me të vërtetat historike. Por, në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një lloj të vërtete që do të na bëjë të lirë. Zhurmnaja që ngrihet herë pas herë është ose rezultat i provokatorëve dhe historianëve auto-didaktë, ose kryqtarëve çmitizues të figurës, të cilët nuk nisen me idenë e gjetjes së të vërtetës historike, por me qëllimin e vetëm të demontimit të figurës.
Që figura e Skënderbeut është glorifikuar mbi figurën reale të tij, kjo është e pamohueshme. Përtej Marin Barletit dhe biografëve të hershëm të Skënderbeut, rilidasit u kujdesën për këtë fakt. Por, ky mitizim, nuk ka qënë ndonjëherë i dëmshëm. Përkundrazi, sikurse e thashë dhe më parë, ishtë një lartësim që ndikoi në themelimin e shtetit shqiptar. Të gjitha lëvizjet shtetformuese në Ballkan dhe më gjerë kanë shfrytëzuar lartësimin e figurave historike për të pasqyruar bashkimin kulturor dhe historik të krahinave të ndryshme brenda një elementi të unifikuar shtetëror.
Skënderbeu nuk duhet të ketë dhe nuk ka nevojë për kult. Por, bashkë me Ismail Qemalin, ai mbetet figura më përcaktuese e shtetit shqiptar. Më shumë se aq: Skënderbeu i jep një dimension historik Shqipërisë. Një dimension të cilin vendet përreth nesh përpiqen dëshpërimisht ta krijojnë në mënyrë fiktive. Ndërkohë që Shqipëria e ka në mënyrë të patjetërsueshme. Në fakt, edhe vetë revizionistët e historisë nuk e mohojnë dot figurën dhe dimensionin historik që Skënderbeu përfaqëson dhe prandaj përpiqen thjesht të deformojnë elementë të vegjël karakterizues dhe e kontekstualizojnë në mënyrë dashakeqe.
Në vazhdën e këtij serioziteti të munguar ishte dhe debati i ngjallur prej raportimit të mediave online për mbulimin e statujës së Skënderbeut ditën e djeshme. Thuajse të gjithë besimtarët myslimanë të gjendur në atë shesh nuk e vënë në dyshim qënësinë e Skënderbeut si hero kombëtar dhe mëvetësine unitare të figurës së tij. Fatkeqësisht, në debatin e ngritur, qoftë në mënyrë naive, qoftë në mënyrë tendencioze, ky fakt u vu në dyshim. Ajo çfarë duhej diskutuar realisht në atë situatë, ideja nëse elementët përbashkues dhe laikë ishin mbuluar për shkak të riteve fetare, u la në harresë. Sikurse pritej, gjithë trumpetuesit online dhe jo vetëm e futën debatin në hulli sa qesharake, aq edhe destruktive.
Sikurse e thashë në fillim, trajtimi i figurës së Skënderbeut nuk ka nevojë për patetizma. Ai nuk ka nevojë për të patur një vit të përkushtuar ndaj tij. Ai nuk ka kurrfarë nevoje. Jemi ne si shoqëri të cilët kemi nevojë të ndërgjegjësohemi për vlerën identitare që përfaqëson Gjergj Kastrioti. Nuk mund t’u fshihemi të vërtetave historike dhe duhet të përballemi me to. Por, të vërtetat historike nuk vijnë nga provokatorë të rëndomtë. Ndaj këtyre individëve duhet të sillemi me indiferentizmin që meritojnë. Fatkeqësisht, ngaqë nuk kemi ende një diskurs të shëndoshë publik, shpenzojmë tepër kohë duke ndjekur rrjedha fiktive dhe, mbi të gjitha, të padobishme dhe të pavlera të cilat thjesht na largojnë nga e vërteta. Kjo është mungesa e seriozitetit që duhet ta tejkalojmë.
Shkrim dinjitoz dhe i vlefshem per qytetarin shqiptar dhe me gjere..
Autorit i uroj shume pergzime.
.njerez halabak dhe injorant. Mos habitemi qe jane shekuj mbrapa. Shikoni ndonje dite po nuk dolen te falen ne autostrade dhe ta bllokojne keta vetem druri i mban se fjalen mirekuptim nuk e dine as se si shkruhet.
Ma ne fund dicka qe vlen ta lexojsh ne shtypin shqiptar!
Ato Jane injorant Jane te gjithe pa shkolle Jane rrezik per te gjth kombin Eshte lobi turkoarab qe duan te ulni figuren e skenderbeut dhe imamet paguhen nga ato race e ndyre edhe une jam mysylman po figurat e kombit nuk ulen radicalismi islamik nuk ka vend ne shqiperi
Kush mohon Gjergj Kastriotin nuk eshte shqiptar, por shqipfoles me mentalitet turko-arab. Tru e mendje ne Turqi por koke e kembe ne Shqiperi
Disa nga shqipfolsat e vertete jane:
Kreshnik Spahiu
Saliu
Ballisti
shkelzeni
sabri godo
gjithe kosovaret e ata te maqedonise
Skenderbeut ti marin te keqen kurvat arabe e aziatike ai imami me mjkerren si cjap te rri mir se do ta gjej belaja
Gjaku nuk behet uje, jemi shqiptare, jemi nje. Vetem bashkimi pertej fese, ideve dhe origjines sone eshte e ardhmja dhe mbijetesa jone si komb. Figura te tilla shkojne pertej vogelsise sone si individ.
Urime autorit per shkrimin.
Qe te kuptohet rendesia e heronjve per nje popull,po kujtoj thenien e nje shkrimtari Anglez,Reginald Hibbert, cili flet per rendesine qe kan heronjt ne krijimin e nje kombi,:Sikur Anglia te mos kishte nxjerre heronj te tjere pas Henrikut V(pothuaj bashkohes i Skenderbeut),do ta kishte patur pothuajse te pamundur te kishte mbijetuar si shtet Anglia.Ne Shqiptaret deri ne kohen e Ismail Qemalit nuk kemi Hero qe nga koha e Skenderbeut.
NUK ke çi ben , ai qe e ngriti ne piedestal dhe e mbronte me çdo çmoim figuren e heroit ton komtar, vdiq , tashme ai heroi yn mbi kal ka mbetur jetim , se nuk i del me njeri per zot , te ter kan hallin e bustit dhe figures zogut , se per heronjt se rruan me njeri ne kte vend ka 25 vjet , se kjo esht menyra me e mir per humbjen e identitetit komtar.dhe per kte paguhen shum politikan SHQIPTAR sot.
Skandal i madh dhe i papare, qe nuk i falet politikes shqiptare! Ke kercenojne dhe ke provokojne keta mjerane anadollake? Kjo tregon se kesaj race shtazarake duhet rimbyllur objektet e “kultit” te tyre… Perndryshe, e mori lumi Shqiperine dhe kombin shqiptar!…
DRENICA E KUQE