Shoqëria nuk mund të alokojë fonde për një shërbim që nuk e merr! Rregjimi i privilegjeve ka mbaruar që më 4 gusht 1789!
Pasi u zgjodh në një kontekst krejt jo dinjitoz, me akademikë që refuzuan të kandidojnë brenda atij kuadri, i uroj kryesisë të ri-ri zgjedhur, të japi dorëheqjen dhe të mos e tërheqi edhe institucionin në humnerën e kokëfortësisë !
Këto zgjedhje nëse nuk shpallen « non-lieu », sot apo nesër, janë këmbana e fundit për Akademinë e Shkencave !
Asgjë nuk e ndaloi që sot ne 4 shtator 2017 në Akademinë e Shkencave të ndaloheshin zgjedhjet që nuk janë zgjidhje !
Zgjedhje thjesht rrotative, ku kryesia rizgjidhet si e njejta kryesi, si një rikthim i përjetshëm rrotavi rreth së njejtës gjë, ndërkohë kur i gjithë opinioni i vendit e tregon me gisht Akademinë si një institucion që ka degraduar !
Zgjedhjet sot e kundërvunë Akademinë e Shkencave me arrogancë kundër opinionit publik të vendit !
Pa një platformë të debatuar thellë dhe gjerësisht, pa kandidatë alternativë, pa pastërtinë e figurës të akademikëve, pa konceptuar një reformë tërësore, nuk mund të ketë zgjedhje sepse nuk mund të rizgjidhet një kryesi, e cila është përgjegjësja e vetme dhe e plotë, prej një dekade e stagnacionit dhe e kalbëzimit të pandërprerë të atij institucioni.
Që për më tepër ka penguar reformimin e brendshëm të Akademisë, ka censuruar mendimin alternativ brenda saj, ka penguar modernizimin e institucionit.
Nuk është debat për persona ! Eshtë fjala për institucionin si e mirë publike ! Por, gjithsekushi të mbajë përgjegjësitë e veta dhe një ditë kur detyrat i tejkalojnë mundësitë, të thotë : Ecni !
Dorëheqja ose ngrirja nga të gjitha funksionet e kryesisë është i vetmi hapi që do të clirojë Akademinë e Shkencave nga modeli i vjetër, i pareformuar, në lëngimin e fundit të një institucioni që duhet dhe mund të ishte splendid dhe në krye të mënçurisë kolektive të shqiptarëve !
Me këtë kryesi, zëri i lirë i akademikëve nuk mund të shprehet !
Kryesia e zgjedhur sot, në kushtet e ngjarjeve që rrokulluesesih me shpejtësi këtë mëngjes, ka tani vetëm një rrugë të arsyeshme.
Pasi u zgjodh, të japi dorëheqjen ose të ngrijë nga të gjitha funksionet derisa Asambleja e Akademisë të ketë ngritur një komision reformimi me kompetenca të plota, dhe ndërmarrë e përgatitur pa vonesë strategjinë rinovuese dhe të shpalli pastaj zgjedhjet e reja !
Unë do ta vazhdoj angazhimin tim deri në fund në këtë linjë ! Pa u ndalur nga asgjë !
Cili është fundi ?
Ose kthim i Akademisë të Shkencave në pozicionin që I kërkohet nga komuniteti shkencor, nga shoqëria dhe nga interesat kombëtare, ose dryni te porta e saj!
Derisa të reformohet nga një komision i përzgjedhur prej Akademikëve, Akademia mund të drejtohet administrativisht thjesht nga Sekretari i saj !
Eshtë koha për një model rrënjësisht të reformuar, modern, të institucioni që duhet të ishte në pararojë të ndërtimit të strategjive të kërkimit shkencor në vend !
asht myt akademia n’kup t’llalls
titullit shkenctarit “Allamudhi ” kan me fitue shkenctart e palles
Hyra ne Akademine e Shkencave ne kerkim te nje personi nga seksioni i historise, askush nuk ishte te porta kryesore as te dhoma e rojes nuk dukej njeri, keshtu qe vazhdova rrugen duke trokitur dere me dere. Te gjitha mbyllur. Mora rrugen per te dale, kur shoh dike qe dilte pikerisht nga dhoma e rojes ku dukej se kishte qene shtrire, prandaj nuk e pashe. E dallova menjehere, ishte Kryetari i Akademise se Shkencave Myzafer Korkuti. E takova ne dalje – po kerkoj dike nga seksioni i historise – i thashe – sepse kam disa fotografi interesante per t’i treguar.
Ato qe mund te jene interesante per ty, nuk jane per te tjeret – me tha, por ketu nuk ka njeri nga te historise, jane institut me vete.
Ju jeni Myzafer Korkuti? – i thashe
Po – tha
Me erdhi turp t’i thoja me teper. Kryetari i Aklademise se Shkencave te Shqiperise, flinte gjume ne minderin e dhomes se rojes te asaj akademie, askush neper zyra dhe pergjigja arrogante e tij nuk kishin nevoje per koment.
DAKORD ME ZOTIN ARTAN FUGA.
Yasjti qe do vetfinancohen do flene si kali ne kembe
Sdo kene as minderin.
Na i hiqni qafe Ca institucione koti.
MOS tepron noj lek per fukarenjt.
Arin nje moment ku trashesia e qafes dhe thellesia e vagines,
nderthuren ne nje mish mash moskuptimi ku,
jo vetem e ashtuquajtura akademia e shkencave por ,
te njgallej njekohesisht hipokrati dhe anjshtani,
zgjidhja do te ish e pamundur e zgjidhshme.
Pa mundesia e te munderes ndonjehere na con ne kausin e moskuptimit.