Mustafa Nano: Shqiptarë dhe serbë, të gjithë kemi nevojë për një ‘catharsis’. Mua për pak më nxorrën një “fatva”, pse fola për Skënderbeun

5 Shtator 2017, 09:49Blog TEMA

Të shtunën, në rubrikën e fundjavës të së përditshmes serbe “Danas”, në një faqe të tërë, ishte një shkrim i Mustafa Nanos. Ndërsa të nesërmen, shkrimi u publikua edhe në versionin online të kësaj gazete. 

Mapo dhe Danas janë marrë vesh që të publikojnë një komunikim me letra publike midis Mustafa Nanos e një kolegu serb, që shkruan për Danasin. Ishte Mustafa Nano që e përuroi këtë bashkëpunim. Shkrimi i tij ishte i pari. Pas dy javësh, do të jetë opinionisti serb Zoran Panoviç që do t’i përgjigjet, e kështu me radhë.

Të gjithë kemi nevojë për një catharsis

Nga Mustafa Nano

I dashur Zoran, 

Nuk u mendova dy herë për ta mirëpritur ftesën (që më erdhi nga OSBE-ja në Beograd) për të shkëmbyer opinione faqe botës me një koleg serb. Intuicioni se po më ftonin të merrja pjesë në “një aventurë pionerësh”, e mbi të gjitha kërshëria intelektuale për të komunikuar me një koleg nga Beogradi, ishin shumë më të forta se çdo ndërdyshje. Përveç kësaj, ishte edhe një përvojë personale që përkoi në kohë, si me porosi, me ftesën në fjalë. Sapo kam publikuar një libër timin me titullin “Sandwich”, në të cilin mbroj tezën se armiqësia mes shqiptarëve e serbëve është një dukuri e vonë historike, që zë fill pas mesit të shekullit XIX; para kësaj kohe, sigurisht, ka pasur fërkime, keqkuptime, e moskuptime mes tyre, por karakteristikë dalluese ka qenë bashkëjetesa. Dhe merret vesh se kjo është një tezë bajagi provokative e kontroverse, sepse ngrihet kundër një mësimi a amaneti që shqiptarët ia kanë përcjellë njëri-tjetrit nga brezi në brez, kundër një kredoje të kulturës shqiptare, të mbrojtur qysh në krye të herës prej politikanësh, akademikësh, historianësh, antropologësh, etnologësh, shkrimtarësh, poetësh, gazetarësh, etj, etj. “Serbët janë përjetësisht armiqtë tanë”, kjo është dogma e madhe e paprekshme e shqiptarëve, me të cilën ata mëkohen, tok me qumështin e nënës, qysh në djep. “Ne shqyptarë, ata janë shkje/N’mní t’shoqishoqit kemi le”, ka shkruar në fillim të shekullit XX Gjergj Fishta, prift katolik, një prej eksponentëve më të shquar të kulturës shqiptare. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe të tjerë para e pas Fishtës. E prandaj, nuk është e lehtë të hahesh me dogma të tilla. Dhe ju e dini mirë këtë gjë, pasi keni dogmat tuaja, fjala vjen atë që thotë se “Kosova është djepi i ekzistencës historike serbe” (frazën në thonjëza e kam marrë nga Memorandumi famëkeq i Akademisë serbe të Arteve e të Shkencave në vitin 1986). Është njësoj, apo jo?

Në debatin që nisi me këtë rast në shtypin shqiptar bëra që shumë vetë të mendonin se “po më hanin brirët” ca si shumë (ekziston në gjuhën serbe shprehja “më hanë brirët”? Nuk do çuditesha po të ekzistonte. Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë me njëri-tjetrin). Gjatë fushatës promovuese të librit, për të ilustruar tezën se serbë e shqiptarë nuk kanë lindur për të qenë armiq, m’u desh të publikoja në shtyp, mes të tjerash, nja dy dokumenta që e nxirrnin me origjinë sllave nënën e heroit tonë kombëtar, me emrin Vojsava. E bëra këtë gjë në mënyën më të pafajshme që mund të mendohet, dhe më e shumta që prisja ishte reagimi i ndokujt që, krejt me qetësi, do rrekej të rrëzonte në mënyrë dokumentare qoftë dyshimet e mija mbi origjinën shqiptare të nënës së Skënderbeut, qoftë tezën time se armiqësia midis serbëve e shqiptarëve nuk është një konstante historike. Por nuk ndodhi kjo. Me ndonjë përjashtim të rrallë, askush nuk eci kësaj ane.

Unë kisha hapur një kuti Pandore, nga e cila shpërtheu së pari një urrejtje e madhe e shqiptarëve për serbët (që, siç dihet tanimë, është edhe e serbëve për shqiptarët), e së dyti një panik i çuditshëm i natyrës akademike. Një numër studjuesish e intelektualësh publikë shprehën me tone dramatike shqetësimin që dikush po u vinte në diskutim pastërtinë racore të heroit kombëtar, apo të vërtetën e bujshme të letrave historiografike shqiptare, se serbët e shqiptarët janë armiq për jetë a vdekje. Unë kisha nyjëtuar, pa qenë i vetëdijshëm, një inconvenient truth. Ishin të lënduar sa më s’kish.

Fyerjet binin mbi mua me breshëri. Ndërsa njëri, intelektual nga më të njohurit në Tiranë, m’u drejtua publikisht me fjalë që të bëhej se nuk i dilnin nga goja, por nga sytë e përlotur: “Mjaft, mjaft, në ke Perëndi! Me heroin kombëtar nuk mund të bësh lojra. Nuk të lejojmë ta cënosh atë. Nuk ke të drejtë të na fyesh”. Çfarë? Prit pak, prit, se ky reagim diçka më sjell në mendje! Ah, po, më sjell në mendje ata fanatikët lëkurëhollë të fesë islame që lëndohen për hiç gjë e që nuk lejojnë askënd t’u vërë në diskutim parime të dogmës, apo ndonjë serendipity hyjnor të profetit të tyre. Të shpresojmë që intelektualëve të revoltuar shqiptarë të mos u shkojë mendja të nxjerrin ndonjë fatwa për “renegatin” Mustafa Nano.

Sipas meje, ka një problem me elitat tona kulturore, i dashur Zoran. Ato janë tradicionalisht mendjembyllura, dogmatike, auto-referenciale, shoviniste, e mbi të gjitha, kanë një marrëdhënie të shkujdesur me të vërtetën. Historianët tanë, fjala vjen, kanë bërë çmos të na mbushin mendjen se ne u përkasim kombeve të dëlirë, të papërlyer, të pafajshëm, të mëdhenj, heroikë, në një kohë që do mjaftonte fare pak inteligjencë e përunjësi për të rënë dakord se më e para gjë që mungon në Ballkan janë kombe të tillë. Dhe meqë jam te historianët, më ka bërë përshtypje që historiografia serbe e ajo shqiptare përplasen në mënyrë pothuaj fëminore në leximin e historisë së tyre të përbashkët. Nuk pajtohen në pothuaj asgjë. Dhe mjafton kjo për të arritur në përfundimin se herë njërës, herë tjetrës, shpesh herë të dyjave në të njëjtën kohë, veç e vërteta nuk u intereson. Po e ilustroj me versionin që ato japin lidhur me atë që ndodhi në Kosovë, në vitin e largët 1690.

Një përmbledhje e asaj që thotë historiografia serbe mbi këtë ngjarje do ishte si më poshtë (më korrigjoni, nëse do vini re ndonjë pasaktësi): “Austriakët ua morën Kosovën osmanëve në vjeshtën e vitit 1689, dhe në këtë mes u ndihmuan nga serbët ortodoksë, të udhëhequr nga patriarku i tyre Arsenije III Cërnojeviq. Aleanca mes austriakëve e serbëve funksionoi fillimisht, por nga fundi i vitit, turqit e rimorën veten. Fati nuk ishte me ushtrinë perandorake të perëndimit. As me serbët. Austriakët pësojnë një disfatë të rëndë në një betejë në Kaçanik, dhe në këtë pikë, ushtrisë së mundur nuk i mbeti gjë tjetër, veçse të vinte majën nga thembrat, duke ruajtur shpinën prej osmanëve që nuk dinin të ndaleshin. Trupave austriake, në kthim për në shtëpitë e tyre, iu bashkua edhe një masë e madhe serbësh, që po e linin Kosovën e tyre me gra e me fëmijë për t’i ikur plojës që do kryhej nga osmanët. Ishin dhjetra mijëra familje. Vendin bosh të lënë nga serbët e zunë malësorët shqiptarë, më së shumti myslimanë, por edhe katolikë që, pasi mbërritën në Kosovë, zunë të bëheshin myslimanë. Kjo solli që Kosova të pushtohej nga shqiptarët e të islamizohej pa kthim.”

Vini re tani versionin shqiptar (të marrë nga “Historia e Popullit shqiptar”, botim i Akademisë së Shkencave): “Austriakët u pritën në Kosovë nga shqiptarët, të cilët ishin gati të pranonin mbrojtjen e perandorit austriak. Kur ata hynë në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës deklaruan besnikëri ndaj tyre. Gjashtë mijë shqiptarë ortodoksë u bashkuan me austriakët. Austriakët të njëjtën situatë ndeshën edhe në Prizren, ku banorët e qytetit u dolën përpara dhe i pritën me nderime. Rreth pesë mijë shqiptarë, me ipeshkëvin e tyre Pjetër Bogdani, i pritën me breshëri të shtënash në shenjë solidariteti. Pranë gjeneralit austriak, Piccolominit, ishin kështu mbi 20 mijë shqiptarë nga Prishtina, nga Peja, nga Klina e Drenica, nga Prizreni. Shqiptarë të tjerë të palidhur me ushtrinë austriake vazhdonin kryengritjen anti-turke. Shtrirja e kryengritjes së shqiptarëve e shqetësoi Portën e Lartë. E prandaj, pasi rekuperuan pozitat që kishin, osmanët kryen mizori të papara, duke djegur fshatra të panumërta, duke shkretuar vendin, duke vrarë barbarisht ata banorë të shkretë, vetëm sepse i kishin shfaqur bindje dhe i kishin dhënë ndihmë ushtrisë gjemane.” Versioni shqiptar mbyllet me dy nënvizime shumë të forta: 1. Në përbërje të forcave serbe e shqiptare që u vunë përkrah forcave austriake, numri i shqiptarëve ishte dy herë më i madh se i serbëve; dhe 2. Ndër të shpërngulurit që nuk i kalonin 10 000 vetat, shqiptarët ishin më të shumtë.

Siç shihet, janë dy filma të ndryshëm. Në filmin e parë, shqiptarët përmenden veç në fund të ngjarjes, si kolonë e pushtues të Kosovës serbe. Ndërsa në filmin e dytë Kosova quhet e tëra e shqiptarëve, të cilët shfaqen si një trupë e vetëm anti osmane në atë ngjarje. Serbëve nuk u jepet asnjë rol në atë ngjarje.

Merret vesh, se me këta historianë ka diçka që nuk shkon. Në të njëjtën mënyrë e masë ka diçka që nuk shkon me elitat tona intelektuale e kulturore në tërësi, me kulturat tona kombëtare që kanë intoksikuar shoqëritë tona me krenari boshe, gënjeshtra, fanatizëm, urrejtje. Dhe vijojnë ta bëjnë edhe sot e kësaj dite. Intelektualët, studjuesit, akademikët, shkrimtarët, artistët, etj, kanë nevojë për një catharsis. Të gjithë kemi nevojë për një catharsis. Nëse duam t’i japim një shans paqes në këtë qoshe xanxare të botës me emrin Ballkan.

27 komente në “Mustafa Nano: Shqiptarë dhe serbë, të gjithë kemi nevojë për një ‘catharsis’. Mua për pak më nxorrën një “fatva”, pse fola për Skënderbeun”

  1. Cuni i Tirones says:

    Hajde degjo tani budallallëqet e ketij “iluministit” …

    1. e c'na gjeti says:

      Prape e hapi gojen-bythe ky KATUNAR koktrekonci, Muc Pallapeta ?

    2. Flamur says:

      Kur doli me historinë e nënës serbe të Skënderbeut e prejardhjen tonë mendova se ishte lajthitje e momentit por tani po e shikoj që paskan qënë të parapërgatitura për tu futur në rolin e tij të ri, thyrësit të miteve dhe bashkuesit të kombeve. Por kjo puna e ‘fatwa’ që thotë është shumë fyese për ne si shqiptarë. Së pari sepse ajo i përket vendeve radikale islamike si praktikë dhe nuk mund të krahasohen shqiptarët myslimanë me ata dhe e dyta përmendja e saj i tregon të huajve se në Shqipëri jo vetëm që ekzistojnë ekstremistë fetarë por dhe se ata qënkan gati të urdhërojnë vrasjen e një shkrimtari se ka ngritur dyshime mbi prejardhjen e mamasë së heroit kombëtar. Unë e kutoj që do të bësh ndonjë lek 4 vitet e aedhëshme tani që timonin e ka Rama në dorë nuk i kundërvihesh dot, do dhe të ftohesh në ndonjë vend jashtp për ndonjë ligjeratë apo edhe e fundit të marrësh azil politik ndokund por këtë nuk mund ta bësh duke na fyer si komb.
      E ke ulur veten aq poshtë sa zor të dalësh më në sipërfaqe.

  2. korçari says:

    O “HISTORIANI”Muç tani te eshte mbushur mendja se qendron mbi elitat e kombit shqiptar …çfare injorance prej Skrapari ,çfare deliri .Ju sugjeroj te merrni per pak kohe pushime se po kaloni nga nje budallallek tek tjetri me i madh,kujdes po hyn ne listen e gjate te falsifikatoreve te historise pra dhe te dobiçeve qe mohojne origjinen e tyre.Ha pak barr Skrapari o Muç Nano se do te te kthjelloje dhe mund te te ngadalesoje Alzhaimerin qe ka prekur trurin tend…

  3. Janullatos arxidoglyftoi says:

    Nuk kemi me nevojë të lexojmë pallavrat e një sharlatani që shkruan se Gjergj Kastrioti ishte serb e shqiptarët nuk e kanë prejardhjen nga Ilirët.

  4. ppe says:

    O Nano, ste takon ty te kryesh misionin e pajtimit me serbet , te qellimshme dhe aspak ne dobi te kombit, bej kujdes. Kjo pune u perket historianeve te mirefillte. Kjo histori ka lumenj gjaku ne mes dhe ben mire te rrish larg me misionin tend te porositur.

  5. Ex cathedra says:

    Prap ky masturbuesi i wikipedise, po te nxirrej fatwa per çdo rrote k. qe ben si i ditur ne kete vend, pakkush do te mbetej ne kembe, por neve na bezdis vetem injoranca fshatarake, protagonizmi provincial dhe karlliqet e pafundme qe nxjerr nga goja ky debili.

  6. Shpetim says:

    Te vjen mire kur flet per Serbine. Si duket serbet te kane gjet (sic e kane zakon) ndonje topce dhe ti Muci tani ben ham-ham ne favor te sebeve. Nuk je vecse nji legen.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Njehere nastradinit po’ i vidhnin shtepine
    Dhe po’ iprisnin celsin
    Thote gruaja:
    Nastradin c’ eshte kjo zhurme?
    Fli tha ja degjojme avazin neser
    Kur u zgjuar shtepia ishte vjedhur.
    Shkrimi i bere per skenderbeun para Ca kohesh nga muci
    Paska qene sebepi per te bashkpunuar
    Me serbet
    Me kerkese te osbe qe paska gjetuur me te pershtatshem Mucin
    Osbe e ka gjet fix nuk ja fut kot.

  8. Doni says:

    O mendjehapuri i nenes. Te gjithe konviktoret qe vijne ne Tirane kerkojne te behen VIP-a , te njohur dhe prandaj behen me katolike sesa papa. Une nuk e kuptoj sesi ne jemi njesoj me serbet. Ata kane vrare dhe kane kryer krime kunder njerezimit ( rasti Milloshevic e te tjere). Nuk dime ndonje Shqiptar te jete denuar per krime kunder njerezimit. Por megjithate per tu dukur ( kuptohet qe eshte qendrim idiot) ky djali nga skrapidari na ve shenjen e barazimit. E keqja e ketyre fshatareve qe jane dhe te djathte dhe demokratokrate eshte se flasin ne emer te te gjithe shqiptareve.

  9. Fredi FR says:

    Vetem ky leshkoja mungonte…. Ik mor qyq vrit veten,deshtak qe gjithe jeten e ke shtyre me polemike,kerkon vemendje ndryshe ngordh per buke,plehre.

  10. buj says:

    TAMAM MENDJEHAPURI NONES DONI, DO QE TE PERMENDET I SHKRETI NE MOS BRENDA SHQIPERISE DO LAKOHET NE MEDIAN SERBE SA I S`QUT OSHT HEQ BARAZIME PER TU BERE ME I BUKUR SE TJERET, NUK TEHM TE NXISESH PERSERI DHUNE, PO BARAZI SE KEMI QENE NJELLOJ SKA SE SI O KLYSH

  11. WEB says:

    Po ik o muc çfarë krahasimesh bën, mbrojtjen e një figure të sulmuar nga lloj lloj iinjoranti ,më njerëz që figurën e tij e vlerësojnë .Nuk jemi njëlloj me ata dhe as nuk kemi per te qenë, simbas mucit duhet te rrimë urtë sepse në të kundërt kalojmë në rrolin e fanatikut ,njëlloj si ata. Rri o muc se e di shumë mire se kush janë ndryshimet ,pash zotin na le rehat edhe ti

  12. Arber Iliri says:

    Muc prape i ngaterron gjerat, fatva nxjerin muslimanet, ne kete rast ata te levduan se ishe me ta .Pra e ke gabim ne themel kete gje, sepse mesa duket je musliman por nga ata qe e dredhin pra musliman pa din e pa iman.hahahaha

  13. Te lumte Mustafa, je nje patriot i vertete shqiptar evropian.Fatkeqesisht ka shume pak shqiptar qe duan te miren e Shqiperise, me sinqeritetin, mencurine dhe guximin tend.Uroj te shtohet numri i komentuesve qe do te kene bonsensin te te perkeahin ne kete kontribut tendin per ne: je njeri, jo gur, e ky milet se paku te te jape perkrahje morale.Bashkim KoplikuZevendeskryeministri i Shqiperise ne vitet 1992-94^

  14. Osman Qystri says:

    Pavarsisht kundershtive qe kam shprehur per tezat e Muc Nanos per Iliret dhe Skenderbeun, pajtohem plotesisht me argumentin qe ai sjell dhe me perfundimin qe ai arrin, per katarthis te politikaneve, intelektualeve, historjaneve, shkrimtareve Serbe dhe Shqiptare. Vetem duke u afruar elitat Serbe dhe Shqiptare do mund te afrohen edhe popujt e pertej dhe ketej kufirit tone. Afrimi dhe bashkepunimi mes popujve tane do ti shuante flaket dhe zjarrin qe rri ndezur vazhdimisht ne Ballkan. Procesi i pajtimit, qe mendoj se ka filluar ne te dy anet e kufirit tone, menaxhuar nga Europianet.

  15. amerikani51 says:

    Paske she nje shok si vehten or idiot !
    Bashkim kopilin

  16. Keshilltari says:

    “Catharsis” do te thote “ca- ka.i- thith”?
    Apo do te thote” dajde thithe e pastroje”?
    Shqipe moj shqipe…ta shkerdhyen gjuhen keta ndyrsira.
    Ndyrsirat pastrohen vetem ne pastrim…por keta jane zhulsa dhe e kane frike” pastrimin”.
    Une them se duhet te kete” nje catharsis qe limitohet nga unioni i xhornalistave per te dislokuar “mendiet” e lamsura nga keto ivente qe shohim ne ekranet televizive dhe ne mediat e shkruara”.
    Biles duhet te shfaqen spuntata ne media vizive qe publiku te informohet per hapenigun.

  17. Elton says:

    Asgje e re , sebet vazhdojne punen e vet duke mos njohur Kosoven por duke u munduar te kene marredhenie te mira me Shqiperine , por ne jemi 1 dhe te pandare , futeni ne koke mire e njehere e pergjithmone . Sa per Nanon .ca te them nje 60 vjecar qe lejon ta therrasin Muc . ca pret prej tij

  18. pjeter says:

    Na roofsh e na qofsh o Muço. Nuk mendon ndonje here qe ai guximi jot per te trajtuar heroin tone kombetar eshte jashte llogjike?nuk mendon qe nje teme kaq delikate nuk eshte buke per dhembet e tua?pse ore Mustafa na i ndyn te vetmet gjera me vlere qe ka ky komb ?Kush je ti, qe merr guzimin te diskutosh mbi heroin tone kombetar me nje menyre qe vlen ne qebaptore?Jam i bindur qe nje dite edhe shqiptaret, qe fatkeqesisht per ty Muço nuk jane te ngushte nga trute si serbet, nje dite dote diskutojne ne menyre serioze e shkencore, me fakte jo opinione si te tuat, apo te marra si fakte nga opinione te tjeterkujt po nga zotrote.Nje dite mund te ndodhe, por sot nuk ka lindur akmoa nje gjeni i tille o Mustafa, sot kemi bajga me shumice qe po tentojne dita dites te na i ndyjne edhe ato qartesi e pika referimi qe kemi ne shqiptaret.

  19. Erenik Doli says:

    Katarsis per xhelatin dhe viktimen? Mustafa je ftof n’tajare me duket. Kij kujdes se ata qe e krruajne me Skenderbeun vrasin veten ne fund. E ka treguar koha kete. Mos thuaj qe nuk te kam paralajmeruar.

  20. altin vlore says:

    Po mjaft fole o hale. O debil qe te duket se di gjithcka. As qe e lexova ate qe ke zhgarravitur.
    Ty Mustafa te duhet nje vit pune me lopate andej nga ato xhunglat ku ke lindur, qe te permendesh e te marresh vesh cili je me te vertete. Hap fjalorin, gjen ndonje fjale qe te duket e rendesishme dhe hopa na nxjerr nje artikull haha.

  21. Shkodrani says:

    Kur ndij kete Muqin them veç nji gja: sa mire qe s’asht shkodran se do te na vinte marre prej tij.

  22. Genci says:

    Muç mos u merzit nese te kane sulmuar me te drejte Shqiptaret per deklaratat e tua… nje pjese te librit tend e kam lexuar dhe ne fakt fillimisht mu duk interesant ndoshta nga fakti dhe deshira per te mesuar dicka me shume nga historia shtrembruar dhe rishtremberuar dhe serish rishtremberuar e Shqiperi ne vitet e shkuara.. Por sapo lexoje 10 faqet e para te merreshin mendte nga lumi i citimeve te marra ne arkiva te ndryshme nga te cilat me thene te drejten lum ai qe mund ti mbaje mend, sepse veshtire te fiksoheshin ne memorie..
    Tjeter ti shfaqje teori te ndryshme, ky ka thene dhe ai ka thene, pa mundur te vertetoje asnjeren prej tyre… keshtu qe mund te shkruash cfare te duash mbetesh i pabesueshem ne informacionet qe jep…
    Tjeter akoma: nese i shfaq mendimet ne publik do pranosh kundershtimet, opinione te ndryshme nga e jotja, komente te ndryshme, madje dhe sharje… CFARE TE BEN TE MENDOSH SE TI KE TE DREJTE??

  23. METE says:

    O MUCI, vertet mendon se je kaq i rendesishem, sa te te dergojne FATAH, po kush pjerth per ty more ditezi;–” te hypte vetja ne qejf” te mallkonin te paret, O MOQ

  24. Arsenije III Cernojeviq says:

    Hidhini per te ngrene ketij njethundraku se la nam. Ngeli duke bere autopoezi “katharsiste”:

    Muqi Muqi ne Skrapar.
    Ha kakerdhi dhe pjerdh bar.
    Ngaqe Mero e pallon.
    Vetem Tema ja boton.
    Askush nuk e lexon.

  25. idlir mehmetaj says:

    Eshte nje leter e zgjuar dhe shpreselenese. Ne fakt historia e shkruar nga dy kombet ka patur gjithmone qellimin te justifikoje zgjerimin per palen serbe dhe mbrojtjen per palen shqiptare. Por kjo eshte thjesht ceshtje fati. Rolet mund te ishin edhe te permbysura. Kete e tregon edhe urrejtja qe ekziston mes shqiptareve per serbet….(une nuk ndjej urrejtje per serbet vec frike ashtui sic e ndjej nga greket). Tani , pasi thame keto fakte duhet te shtojme se Serbia ka 150 ashtu si edhe Greqia ka 200 vjet qe jane me te fuqishem nga Shqiperia dhe nuk kane lene gur pa levizur per aneksimin e Shqiperise (le me Kosoven ). Une ndjej qe eshte nje domosdoshmeri pajtimi i ketyre kombeve por dua te degjoj nga ajo ane e lumit nje me fal per agresionet, me fal per dhunen qe kam ushtruar sistematikisht me fal qe ka 150 vjet qe kerkoj te te ndaloj ekzistencen me fal qe te vrava 10 a 20000 vete e te shperngula 1000.000 te tjere vetem 17 vjete me pare . Dhe kjo me fal duhet… duhet … DUHET te vije nga intelektualet…. se pari …e pastaj populli duhet ti ndjeki. ( Mustafa Nano si thua ?!). Po mendohem per cfare duhet te thone me fal shqiptaret. ?????????????????????????????????????????????????????????????;;;;;;;…….e gjeta : qe jane te apasionuar pas filmave me skenderbe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje