Ateizmi shkencor është arritje emancipuese e mendimit botëror

7 Shtator 2017, 19:11Blog TEMA
Ateizmi shkencor është arritje emancipuese e mendimit botëror

 

-Replikë me shkrimin “Përse ky duf antimysliman edhe nga intelektualë shqiptarë:!                            

Nga Prof. Dr. Hulusi Hako

Personi goxha publik Bashkim Kopliku, në shkrimin e mësipërm (TEMA, 6 shtator), u tërheq vëmendjen dy miqve të tij intelektualë, J.V. dhe P.D. për mendimet e tyre jo aprovuese rreth therrjes së kafshëve-kurban si rit fetar. Mendimet e tyre ai i shpall “duf antimysliman”, madje i përgjithëson si prekëse edhe të ortodoksizmit e katolicizmit. Thotë edhe se për ato qëndrime “ndjehet edhe i pikëlluar”, më thellë se atyre që u janë mbytur gjëmitë. Në këtë meditim autori, Ateizmin e shpall “atavizëm komunist”, fetë do që të mbeten “lule mos më prek”.Paradoks, i bën avokati obskurantizmit primitiv  Pikërisht kundër këtyre dy koncepteve parimisht të gabuara, që janë bërë publike, po shprehemi,

Së pari. Autori ynë i ka të gjitha mundësitë të dallojë se jemi në botën tonë thellësisht të dyzuar, ku edhe ndaj feve janë konturuar dy qëndrime përjashtuese. Ndërsa vijon polemika shekullore rreth çështjes: “A ka Zot”,“Zoti krijoi njeriun, apo njeriu- Zotin”, njerëzimi mbetet i polarizuar në dy pozicione, me dy  kënd-vështrime. Grupimi më i madh mbeten ende ata, që “të besuarit” e mbajnë si “qiellore”, “të shenjtë”, “dhuratë të zotit”, e kanë mjet qetësimi e ngushëllimi; e adhurojnë dhe e ushtrojnë, i dorëzohen çdo fati, edhe vdekjen e pret më me lehtësi, me shpresën e ringjalljes; e trajtojnë si faktor shoqëror, etik e kulturor; e kanë shpallur vlerë, liri dhe të drejtë njerëzore. Ndërsa historikisht dhe aktualisht fetë mbeten, jo thjesht problematike, po problem tërësor i njerëzimit. Besimtari le ta dojë atë sa qielli. Kjo është fatkeqësi shoqërore. Kanë interesat e tyre me fenë edhe shtetarët, që i bëjnë fresk dhe i vendosin “paterica politike”; por hulumtuesit e publicistët duhet t’i përmbahen konceptit shkencor.

Një pjesa e madhe e njerëzimit, në rritje, ka kaluar në indiferentizëm, apo ka braktisur çdo lloj besimi dhe jeton plotësisht bazuar në bindjet shkencore. Kur do të renditet dhe Bashkimii me këtë pjesë? Se miqtë e tij janë më të emancipuar e me qëndrim kritik. Sot ateizmi është bërë kockë në fyt e halë në sy të teologëve dhe tregues i emancipimit të plotë  intelektual.

Ateizmin nuk e shpiku marksizmi. Ai ka lindur para marksizmit dhe zhvillohet sot e kësaj dite edhe jashtë tij.  Mendimet ateiste kanë historinë e vet, janë deduksione të mendimit filozofik botëror dhe të zbulimeve shkencore, nga i trashëgoi doktrina komuniste, i vlerësoi dhe i integroi në përmbajtjen e vet. Pas renditjes së një plejade mendimtarësh, përfaqësues të Ateizmit të Vjetër,Foerbah, Niçe, Frojd, Marks, Rasëll etj, vjen lista edhe më e madhe e autorëve, të quajtur “Ateistët e  Rinj”Sem Harris, Riçard Dokins, Kristofor Hiçens etj. Shtojmë edhe idenë e rusit të shquar: Bjelinski: “Në fjalët zot e fe, shoh padije, errësirë, pranga dhe kërbaç; i dua ato dy terma, aq sa edhe katër fjalët e tjera”,.pa përmendur folklorin dhe shumë shkrimtarë e artistë, që stigmatizojnë dogmat fetare dhe klerikalizmin në mënyrën më shpartalluese Fetë kanë të kaluar, por jo të atdhme. Këtë e pohon qartë sociologu bashkëkohor anglez, Anthoni Giddens, (libri i të cilit Sociologjia”, është tekst edhe në universitetet tona), me idenë: Marksi theksonte se simbolet fetare i kemi krijuar vetë….Lumturinë dhe shpëtblimin feja i shtyn për pas v dekjes …Drupet fetare ndjekin qëllime krejtësisht tokësore. Bindja do tëashëgojë botën Durkheim ishte i një mendjeje me Marksin se feja është në prag të zhdukjes. Edhe indiani Osho ka pohuar pa ekuivok: Nuk ka tjetër Zot, përveç jetës.                                                                                    

Bashkimit do ‘i shkonte për shtat, jo t’i bënte iso orekseve teologjike për mbajtjen e feve “lule mos më prek”, por të mbështetej në frymën e një plejadë intelektualësh e ideologësh të Rilindjes Komnbëtare që i dhanë tonin ndërgjegjes kombëtare, apeluan për çlirim kombëtar e progres, duke u orientuar drejt iluminizmit e laicitetit. Për më tepër, poeti kombëtar i Rilindjes, Naim Frashëri, me gjithë simpatinë e tij për sektin islam të  bektashizmit, u sugjeronte bashkëatdhetarëve: lëreni më nj’anë fenë, të shikojmë mëmëdhenë”. Apeli i Koto Hoxhit ishte : “Jo për kishë e xhami,ppo për mësim, qytrtërim, vritemi për Shqipëri”. Koncepti i Vaso Pashës, ish dhe governator i Libanit,, në poemën Shqipërisë së robnueme, shprehej me vargjet: Priftënit e hoxhët ju ksnë hutue, për me ju ndamun. me ju vorfnue, e mos shikoni kishe e xhsmia. feja e shqiptrit është shqiptaria. Për shqiptarizëmin e pastër andsrtët grekë helmuan klerikun Papa Kristo Negovanin. Drejtpëtdrejtë kundër Perëndisë shfryu edhe Petro Nini Luarasi me vargjet: Edhe Krishti ndë na thëntë se , -“jam grek, jakni pas meje”, Do t’i themi, “pa mblidh mentë, se shqiptari s’vjen pas teje!”. Ky rilindës e ka thelluar atdhetarizmin e vet edhe me fjalët: Mos e shkoni dëm gjakun tim, se u duhet brezave për mellan të shkruajnë gjuhën shqipe. Në fillimet e shekullit XX shkëlqeu me koncepte shkencore, poeti Andon Zako Çajupi, Vargjet e tij: Se kam parë Perëndinë, shoh nga hera Dashurtinë, Perëndi në këtë jetë është Dashuria vetë”. Dhe ca më fortë:“Me qiellin mos ju mbani, se nuk mbahet gjëkundi”etj, të cilat ë ngrihen në nivelin ë një botëkuptimi ateist konseguent. Pikë kulmknante, kjurorë e botëkuptimit të këtij rilindësi është poema e tij 6000 vargjëshe Baba Musa Lakuriq, një parodi therrëse, sarkastiketë krejt përmbajtjes së Biblës. “Perëndi, ku je? Ndër tru të njerëzimit zoti galuç ka ndenjun! Njeriu e sheh se është kot i kotit me mendue për një idhull që nuk përgjegj!”

Kjo është traseja e alternativës, ku, tanimë, ka hyrë vendosmërisht njerëzimi. Këtë perspektivë, s`e ndalin dot teologët e klerikët, sikur qiellin me tokën të bashkojnë. Nxënësit e Institutit Arsimor “Wilson” të Tiranës (shkollë e mesme), të anketuar rreth temës: “si e përfytyroni zhvillimin e shoqërisë dhe gjendjen e fesë pas 10 vjetësh”, janë shprehur: “Të mbetemi besimtarë? Kjo do të thotë të mbetemi në të njëjtin stad: pa zhvillim, pa jetë, pa emocion ndryshimi. Shkenca po ecën, besimi po bie. Njeriu i sotëm nuk kënaqet me imagjinatë të plakur. Zbulimet gjenetike përforcojnë edhe një herë mendimin e argumentin shkencor se çdo gjë ka bazë natyrore, duke hedhur poshtë dogmën e krijimit nga zoti. Pjesëmarrja e njerëzve nëpër ambientet kulturore do të jetë shumë herë më e madhe se e atyre nëpër faltore. Feja ka rezultuar edhe si faktor nxitës i luftërave, mburojë e praktikave shoviniste, ekspansioniste, të cilat kanë sjellë anomali globale. Në uljen e numrit të besimtarëve çojnë edhe intolerancat, papajtueshmëria midis feve. Njerëzimi po përqafon gjithnjë e më shumë shekullarizimin Edhe vendet islamike do të ndikohen prej proceseve laike. Zhvillimi kulturor anon nga zbulimet shkencore. Mbeten hapësira që shkenca nuk i provon dhe feja i shfrytëzon ato. Ndikimi i saj do të zvogëlohet e dobësohet. Përqindja e besimtarëve do të varet edhe nga politikat që do të ndiqen”. (“Revista sociologjike” e shkollës). Në këto mendime brilante rinore, ja niveli ku u mbetet të ngrihen disa intelektualëve e publicistëve në raportet me fenë. Duan, s’duan teologët, politikanët dhe një dorë intelektualësh, ateizmi është kulturë dhe aspiratë e popujve.

Së dyti. Nga kjo tollovi pikëpamjesh, vetvetiu, lind pyetja: çështë feja në thelbin e saj? Autorët  e veprës “Enciklopedia e përgjithshme e Oksfordit” (shqip, Tiranë, 2OO6, 1400 faqe), japin përcaktimet: “Feja është një sistem besimesh që parakupton një fuqi të mbinatyrshme, zakonisht një ZOT. … Në fetë që pranojnë si postulat një Perëndi të tillë jetësore, besnikëria … shpërblehet me një ekzistencë të ardhme të lumtur, … ndërsa një e ardhme tërë vuajtje (ferri) përcaktohet si fati i të pafeve. … Janë disa që idenë e një Gjithësie pa krijues transcendent e quajnë të pa-konceptueshme. Por ateistëve ky koncept i duket edhe i panevojshëm, edhe i sajuar. Po në atë Enciklopedi theksohet me të drejtë se “Ithtarët e një feje të veçantë, sa më shumë të besojnë, aq më egërsisht reagojnë ndaj atyre që kanë besim tjetër” Fenë e kanë përcaktuar edhe si “një kompleks simbolesh, që e evokojnë ndjenjat e nderimit e të frikës”. “Për sa kohë që nuk kemi kuptuar natyrën e simboleve fetare, si të krijuara nga vetë njerëzit,-ka argumentuar filozofi gjerman Fojerbah (1804-1872) në veprën e famshme “Wesen des Christentums” (Thelbi i krishterimit-1841), do të mbetemi skllevër të forcave të historisë, të cilat nuk do të mund t`i kontrollojmë”. “Koncepti i zotit është një formë e tjetërsuar e vetëdijes njerëzore. Kurse  Dan Brown pohon: Biblën nuk e dërgoi Zoti me faks. Zoti nuk ekziston…Po të imagjinonim botën pa fe, nuk do të kishim as 11 shtator, as kryqëzata e gjueti shtrigash, as konflikt Palestinë-Izrael, as masakër në Bosnjë

Le të sjellim në kujtesë burrin e shtetit, Mustafa Qemalin, i cili themeloi Turqinë moderne, duke i dhënë fund perandorisë feudale teologjike osmane. Ai suprimoi Kalifatin dhe Sheriatin, me këto ide udhërrëfyese: “Feja, ky helm që prish trupin politik të vendit, është si ajo korja e llavës së ftohtë vullkanike, që mbyt jetën dhe mban nën vete shpirtin e gjallë të kombit. Shteti duhet pastruar nga ky helm, korja duhet çarë, që të çlirohen energjitë vullkanike të popullit. Gjendet apo s`gjendet në krye të detyrës ndonjë lloj zoti, ai mbetet një nga zinxhirët me të cilin hoxhallarët fanatikë (këta dembelë të paaftë që hanë në kurriz të popullit) dhe sunduesit radikalë kanë mbajtur popullin të nënshtruar”. Dhe më tej: Një sundues që ndjen nevojën e ndihmës së fesë për të drejtuar, është një ngordhalaq që nuk meriton të drejtojë. Vetëm një njeri i dobët kërkon ta ketë fenë si mbështetje për sundimin.

Në vesh të shurdhër ka rënë edhe ideja konstruktive e Epikurit të lashtë, se: “E ndershme është jo të pajtohesh me paragjykimet e masës për perënditë, po të hedhësh dritë mbi to”. Sot duhej të ishte marrë në konsideratë ideja e Xhon Lokut se: Feja e shtetarit është e vërtetë vetëm për veten e tij”. Ja dhe mesazhi tjetër: “Adhurimi i Zotit është aq personal, aq privat, sa është, të themi, edhe mbjellja e tokës, martesa e vajzës, mënyra e shpenzimit të të ardhuave etj”. Sikur demokracia moderne të hartonte qasjen adekuate ndaj bashkësive fetare, parimisht të ndryshme nga kjo që përjetojmë, t’i disiplinonte ato në kornizat e veta, të mos i përkëdhelte politika si djalin e vetëm në familje, (siç shprehet kushtetuta jonë për zotin që në preambol) edhe tabloja e botës sot do të ishte krejt ndryshe.

26 komente në “Ateizmi shkencor është arritje emancipuese e mendimit botëror”

  1. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    o Zot,perse duhet te lodhim koqet duke lexuar …………te tredhurit[atheoi]!!!!!??? qe jo rastesisht jane sunite shqipfoles……..!!!!!
    nje tjeter carcaf arab me shtremberime dhe pordhe me rigone kerkon tu mbush mendjen te tjereve se [sipas tij,normale per nje te tredhur] nuk ka Zot dhe Perendi….!!!!!
    Profesor leshit,keto perralla tregoi ne shtepine apo soin tend sunit,Shqiperia eshte e KRISTIANEVE,muslims dhe te tredhurit[atheoi] ne ………..Instamboul!

    1. muslimonet shqipfoles ti kane qi robt tfgs.

    2. Idlir says:

      Ajo qe thuhet ne kete shkrim nuk mund te arrij te ndeze sinapset e trurit tend. Shpresa jote e vetme do te ishte shpirti ne te cilin besoj se beson. Po edhe ate ja ke shitur shejtanit per 300 euro!

  2. Baskim Kopuku says:

    SHKRIM RELATIVISHT I MIRE PO BARDHE E ZI.NJEREZIMI NUK NDAHET O BESIMTAR PRAKTIKANT FANATIK O ATEIST.sHUMICA E POPUJVE TE CIVILIZUAR JANE LAIKE.

    1. Abc says:

      Laik eshte shteti jo populli. Laik dmth nuk i perket klerit che nuk orientohesh nga vlerat e klerit, por nga parime shoqerore natyrale apo qyteterimi. Populli eshte grup individesh. Individi nuk eshte laik. O eshte besimtar o nuk eshte. Po ti ke shume probleme me kete argument e pretendon t u japesh mend te tjereve

      1. Lili says:

        Abc,
        Best comment of the day.

  3. apapapa says:

    Profesor, paske pjerdhur fare, nder teje!

    1. lemerija says:

      O apapapa!
      Gjithmone budallenjte dhe te pjerdhurit e kuptojne njeri tjetrin,sic ben ti!
      Bravo te qifte!

  4. vera e nxehte says:

    Nje shkrim per ata qe kane dy paré mend, ndersa nje shumice sot, qofte per demagogji, qofte per injorance jane rrugen pa krye qe eshte feja.

  5. Gjergji says:

    Pershendetje Profesor, i madh je dhe shume i sakte. Feja eshte eresire dhe injorance. Eshte fatkeqesi e madhe qe shume njerez vdesin dhe vrasin te tjeret per nje ide boshe. Me kujtohen leksionet e tua dhe shakate me kripe , qe na shkrinin se qeshuri. Te uroj shendet.

  6. sale says:

    Profesor,je shume i zoti dhe i pergatitur ne filozofi,po ende idiotet qe s’kuptojne gje do te versulen edhe ty.
    Respekte profesor.
    Shkenca nuk do ta asgjesoje fene ,le te sherbej si opium per ata te trashe dhe pa shkolle ,te besojne se eshte nje lloj “perndie ” qe i ka vene shpatullat botes dhe ta mbroje. Pika injoranteve !

  7. Trimi says:

    o profesoruc Hudhusi Haklaj, gjalle qenke. Ty nuk te degjoi njeri ne kohen e komunizmit, dhe pret qe te degjojne tani.
    Ik per ku je nisur dhe mos i bej hije tokes kot.

  8. kafe e hidhur says:

    profesori ka fol po per ata qe kane vesh ta degjojn..atyre qe u ka zene veshi dyll skuptojne e irritohen..shihni kush jane shoqerite me te civilizuara ne bote dhe sa jane te lidhura ato me fete..vendet nordike..impakti me fene pothuajse zero..shihni ato qe jane te lidhura me fene..vende arabe,amerikano latine..shoqerite e ketyre vendeve skan nevoje per pershkrime..per te mira e gezime ..

  9. Tuno says:

    Feja eshte ngushëllimi i budallenjve që nuk dinë të kuptojnë botën dhe ta shpjegojne.
    mos e kërkoni Zotin, sepse nuk egziston. Zoti është një shpikje e të zgjuarve për të mashtruar injorantët.

  10. Krist Ahmeti says:

    lerini sharjet, jepni argumente kundër profesori Hakos në jeni vërtet besimtarë.

  11. miri says:

    profesor nuk na the ku ishte shkenca ne te gjitha opinionet qe permend. A mund te quhet propaganda shkence?

  12. Flutura says:

    ApapapPapa….
    Sa i palexuar qenke. Sa klase shkolle ke?
    Me gjithe komentuesit e tjere qenkeni injorante.

  13. Baliu says:

    Feja eshte politik.

  14. K, Veis says:

    Faleminderit Profesor Sa perkeq komentuesit une rekomandoj ose te (heshtin) Por me mire te Studiojne jo vetem si te fitohet leku por edhe pak Shkence,Filozofi dhe educate qytetare e te jene te dobishem ne kete segment te jetes se tyre ne pamundesi te degjojne e mesojne nga njerzit editur eshte me mire sesa te o f e n d o s h,

  15. Lexuesi enigmatik says:

    Ne mes te Fondamentalizmit Islamic dhe Ateizmit Ideologjik ka nje hapesire shume te larmishme plot vlera, njohuri dhe humanizem. Busulla njerëzore duhet mbajtur e orientuar ne ate drejtim. Busullat e Hulusiut dhe Bashkimit jane të drejtuara ne pole te kunderta qe te çojne ne te njejten pike. Çështje polesh!!!

    1. mirel says:

      Ateizmi nuk eshte ideologji. Eshte produkt i nje mendje normale i njeriut me instiktet, intuiten dhe bashkeveprin me natyren.
      Feja eshte idiotizmi i te mangeve, qe sado mundohen te bejne filozofi mbi te tregohen dhe me teper idiote.
      Kurre nuk kam per ta kuptuar arsyen perse nje njeri mund te besoje ne dicka kaq absurde dhe idiote si feja. Por ajo qe kuptoj eshte se pavaresisht se besojne ne zot, se gjoja zoti paska nje kuptim moral qe i beka njerezit me te mire..keta lloj krimbash kur behen tufe se bashku gjejne force, deshirojne fuqi dhe pushtet mbi te tjeret dhe kane ego te ndihen mbizoterues.
      Domethene tere vlera e dogmave morale qe pretendojne se mesojne nga feja permblidhen ne idene e vetme per dominance.
      Ky eshte thelbi i fese, te cdo lloj ngjyre.
      Ne fund te fundit percon gjithcka qe nje kriminel posedon. Imponim dhe dominance.
      Keshtu lind dhe politizimi dhe ushqehet dhe politikisht nga pushteti.
      Fakte keto qe i shikojme me pushtimin e shesheve e rrugeve, me ndertimin e kishave dhe xhamive..deri ne sfidimin e Skenderbeut.
      Popull me brekushe sic e cileson Minella Aleksi te lali Eri.
      A ben sens qe djem te rinj me kostum dhe te pispillosur si europian te permendin Erin si lali eri?
      Me i peshtire se kaq nuk mund te behet nje 30 vjecar apo 40 vjecar, tirons dhe modern.
      Ngrihet nhe lloj kulti, si ai i fese…dhe shume veta i ngjiten si zgjebsa qe te tregohen pjese e nje force apo krahu te pushtetshem.
      Pune pushtash ngado qe ta kthesh.
      Ndaj, tere ky lloj kujdesi per tu treguar fetare, nuk eshte origjinal qe te rrjedhi nga besimi. Eshte sforco per te demonstruar qe je pjese e kesaj force..qe po ngrihet ndaj dijes nga te paditurit. Qe po ngrihet ndaj shkences nga injorantet, qe me se fundi kane nje argument te mbrojne injorancine dhe deshtin per te qene inteligjente..fene.
      Eshte bashkesia e tere deficenteve mendore qe nuk arrijne dot te kuptojne nje nocion shkencor dhe per kete kerkojne nje argument ta luftojne shkencen..fene.. Se kane lindur gjysmake dhe nuk pranojne edukim nga zhvillimi, se duhet ti binden ligjeve te zhvillimit. Po ata nuk i binden dot. Se duan te rrine te dredhin zinxhiret dhe te mbyllin syte si hajvaner dhe te mendojne per femra te reja me gjinj te medhenj…ndaj vene e falen perdite si langaraqer qe nuk kuptojne pse shteti po i dhunon, i shet, i blen..i perdor si te doje. Ju merr tokat, pronat, lirine. Dhe ne fund i degdis ne Kishe dhe xhami, per tju thene qe “jeni te lire” ..deri aty sa te lini shtetin kriminal te beje si te doje…dhe ne do tjua ushqejme idiotizmin sa te doni. Vetem nga froni mos na rrezoni. Ndaj shqipkaret do je gjithnje popull me brekushe dhe i perbuzur. Se burrat jane kthyer ne nje tufe qe mbahen ne kembe me krenari vetem nga nocione, si feja, lali eri..dhjeramane te gjithe qe i ve perfund kushdo kodosh qe do i pervishet politikes.
      Dhe duan te hiqen me taban, besimtare te vertete.
      Corbe e vjelle

  16. Lili says:

    Edhe ky kakademik i Albanistanit?

  17. Lili says:

    Ateizmi edhe shkencor,
    O profesor leshi a nuk e shini pak kontradikten ketu ?

  18. I nderuar Pr.Dr.Ulusi Hako. Ju pershendes per kete shkrim te shkelqyer,natyrisht per ata qe dine te shohin me tej.
    Shrimi Juaj, sa ateizmi Juaj, eshte tejpames dhe i takon te ardhmes.Pa tjeter kete te ardhme e ka dhe do ta kete ne dore RINIA.
    Nuk i thone kot e ardhmie e BOTES RINIA. nuk e ka thene kot i madhi mendieve shqiptare MIGJENI i Madh:
    _”QESHU RINI QESHU_BOTA ESHTE E JOTE”. kete ta nenvizoj dhe une kaluar te 80tat vite.
    Mos u shqeteso Profesor. Flasin ata qe ne te vertete, s’kane ZOT-pra -NERZILLEK.
    Zot eshte vete njeriu qe njeh vetveten dhe ligjet e NATYRES.(me te cilat abuzohet).
    Ekstremizmi MYSLIMAN eshte ne fakt anti ZOT-anti NJERI.
    Ku ti gjejme njerez te formuar si Ju profesor qe i takoni te ardhmes,natyrisht me baze EVOLUCIONIN ;apo jo?!
    Me vjen keq qe keni perkrahes jo pake po nuk kane inisiativen tuaj I duruari i FITUARI.
    Ky DURIMI juve ju karakterizon sa ju kam njohur.(keq me vjen qe nuk jam i shkalles suaj.;po me idene tuaj Po.
    Po te jap nje thenie popullorce: -“Qente le te lehi karvani ecen perpara”.
    Per mua kryesoria eshte se po abuzohet nga kreret e feve,me kryefjalen;
    -PERCARIEN e NJEREZIMIT.qe z’do thote gje tjeter vec: PERCA e SUNDO !
    Kush nuk kupton kete, eshte me ata-percaresit. Duhet kuptuar drejt ATEIZMI ne teresi dhe Juaji ne vecanti.
    Ato c’ka keni NENVIZUAR Ju, jane e gjitha qe njerzimi duhet ti mbeshtese.
    -Persosmeria e NATYRES,solli MBIGJALLESEN N J E R I !me thirien njerzore:
    “Myslimane, te krishtere e te TJERE-JENI NJE MORE TE MJERE! Them do te rishkruante sot, rilindasi madh Voso Pasha.(mos gaboj autorin,)
    Me konsiderate NJERIU per NJERIUN
    Njeriu me NJERIUN ZOT- Guri Naimit D.

  19. vang says:

    Injoranca e politikes shqiptare dhe frika se mos humbasin mbeshtetjen e besimtareve e kane sjelle Shqiperine ne kete gjendje. Nga ana tjeter qendron dhe frika se mos akuzohen si pengues te lirise fetare dhe e cuan deri aty sa te bllokohet bulevardi apo sheshi Skenderbe…Nuk kam optimizem se feja ne fund te fundit do zhduket sepse injorance do kete gjithmone dhe kleri qe e ha buken e njerezve qyl eshte gjithmone vigjilent te mos e humbase ”punen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje