Nga Andrea Danglli
“Opozitë e fortë, beteja politike dhe luftë frontale me qeverinë!” Këto ishin disa nga fjalët kyçe të prononcimeve plot patos të një grupi personazhesh brenda të djathtës përpara seancës që “bekoi” Gramoz Ruçin në krye të Parlamentit.
Çështë e vërteta, duam apo nuk duam ne, opozita është mjaft e rëndësishme për shëndetin e demokracisë së një vendi kur ajo funksionon siç duhet. Ndaj duhet të lumturohemi kur ajo punon mirë dhe duhet të rebelohemi kur ajo sillet keq.
Pas shumë dështimesh të PD-së rrëzuar si gurë dominoje njëri pas tjetrit, më erdhi mirë kur dëgjova këto zotime pasi në fund të fundit brenda mureve të parlamentit zërat kritikë janë garancia kryesore që pushteti të “dridhet” përpara se të mendojë abuzimet dhe jo më të veprojë. (Siç mund të bëjnë)
Përpos zhvillimeve të tjera, në një ditë të ngjeshur me aktivitete politike, le të fokusohemi pak tek procesi dhe zgjedhja e deputetit socialist Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit.
2 vota të ngelura jetime në kuti prodhuan një debat aq të madh sa as për zgjedhjen apo vetë zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së nuk u përfol kaq gjerë.
Mes këtij ngërçi të krijuar, pyetja e parë që mund të shtrojë qoftë edhe një fëmijë është kjo:
Çfarë bënë 2 deputetët/et enigmatikë (apo më shumë) që janë vendosur në shtyllën e turpit përpara një turme të eksituar dhe po qëllohen?
Doni një përgjigje troç? Asgjë në kundërshtim me ligjin apo normave të demokracisë nuk kanë bërë.
Thjesht kanë shprehur bindjen e tyre si ligjvënës të votëbesuar nga populli. Ku qëndron e keqja?
Nëse qenka mëkat që të votosh në kundërshtim me linjën e partisë, atëherë subjekti politik në fjalë më mirë le ta ndryshojë emrin pasi “demokratike” në kushte totalitare sikur nuk shkon.
Papjekuria e treguar me kryqëzimin e 2 votuesve të Ruçit, në gjykimin tim ishte një nga ato thikat që ngulet pamëshirshëm në kurrizin e një race të vërtetë demokratësh që po tërhiqet në heshtje dalë nga dalë nga politika aktive.
Reagimi i shpejtë, i pa menduar dhe i pa argumentuar i një mase të gjerë eksponentësh brenda PD-së, krijoi përshtypjen se forca më e madhe opozitare në vend hyri me këmbën e gabuar në sallën e Kuvendit.
Fundja pse duhet të çuditen strukturat e PD-së që 2 deputetët “tradhëtarë” nuk dëgjuan Bashën, kur vetë ai nuk respektoi vullnetin e anëtarësisë me procesin e zgjedhjeve brenda partisë?
Oponenca që PD i bën vetvetes sot, me keqardhje duhet thënë se është qesharake. Akoma më komik është qëndrimi zyrtar se komisioni manipuloi votat në një kohë kur secili deputet hodhi firmën e tij para se të tërhiqte fletën e vulosur nga anëtarët.
Pa sjellë pastaj në vëmendje akuzat e kafeneve për shit-blerje deputetësh që në optikën time janë si të thuash “unë di një gjë që s’di asgjë”.
Nëse duamë t’i shohim gjërat sy në sy me idenë se do t’i shërbejmë opozitës së konsoliduar, atëherë duhet të heqim dorë nga ekstremitetet prej militantësh dhe t’i japim “Çezarit atë që i takon”.
Veç kështu mund të zgjohen demokratët jashtë Kuvendit dhe të reflektojnë ata pak demokratë që kanë ngelur brenda Kuvendit.
Unë dhe ju nuk jemi aq naivë sa të mos e dimë se kanë siguruar karrigen e deputetit njerëz që karrierën e tyre e kanë të dendur me mëkate, të fryrë me injorancë dhe të dendur me paaftësi. (Ka edhe nga forcat e tjera sa të duash)
Ajo që më bën të shpresoj është se në këtë stivë drurësh të çrregullt ka edhe personalitete të drejtë që janë detyruar të rinë shtrembër prej kërcënimeve, interesave apo edhe mospërfilljes nga lideri i saj.
Më besoni, kam njohur disa të tillë si jashtë edhe brenda parlamentit që ndjejnë dhimbje kur shohin se si partia që dikur i mbushi plot ëndrra, sot nuk di t’i bëjë as të ëndërrojë.
Këtë të fundit e lidh edhe me një ngjarje personale ku për shkak të punës, gjatë muajit Mars ftova për intervistë një ish-deputet dhe ish-ministër të kabinetit “Berisha” të tërhequr prej vitesh nga politika. (I pa përfolur)
Nuk pranoi që biseda jonë të publikohej por unë mund të përshkruaj se si i dridheshin fjalët kur më argumentonte thërrmimin e strukturave që ai kishte ngritur në kushte të vështira.
Sa mirë do të ishte që të flasin demokratët të cilët nuk bëjnë opozitë për t’i futur stëkëmbësa qeverisë, por për t’i treguar se ku i ka pengesat apo edhe për ta grushtuar fort në emrin tim dhe në emrin e atyre që zhgënjehen çdo ditë nga burokratët e shumtë të zyrave.
Se di pse por unë besoj fort se ata do të flasin shumë shpejt dhe do t’i marrin “zvarrë” pseudodemokratët që shtyjnë ditën duke ëndërruar karrigen e pushtetit.
Kemi nevojë për opozitë, ndaj boll me këtë konflikt artificial brenda “shtëpisë” suaj sepse fatkeqësisht po kryqëzoni “tradhtarët” e tradhtuar pa të drejtë. Lejojini deputetët të shprehin mendimin e tyre pa i kufizuar dhe pa i dekurajuar me këto iniciativa për luftë me mullinjtë e erës.
Ose të paktën mbyllni dritaret kur grindeni me njëri-tjetrin sepse edhe ata pak fqinjë që kanë ngelur rreth e rrotull jush po ndërrojnë banesë.
Sa me pelqeve sot mor djal se e ke zhveshur te verteten ashtu sic nuk e ka zhveshur askush per kete teme,, kane gjithe diten qe mundohen ta shqyejne si e si ne favore te caktuara,,, Te lumt
?????????????
dikush tja coje Rames ose Bashes ta lexojne kete djalin qe nga fotoja dyket se eshte i ri
kane 27 vjet qe bejne nje vrime ne uje me ta hipa sta hipa ta ngula ta shkula
Faleminderit Danglli!!!! Deri ketu je sakt fare
A mund te kene ideal dhe partishmeri deputet qe kane blere karriken e deputetit me servilizem ,me nderhyrje,edhe me lek.
A ka ideal cuni fahriut qe ka qene nje spiun klasi,nje gazetar i zp qe kur ne ngriheshim kunder socializmit ai shkruante artikuj kunder protestuseve.
Po sa te tjere ka ne ate parti komunistesh dhe sigurimsash,si djali i fahriut apo vajza e azemit qe nuk kane asnje cv te jetes se tyre,njerez qe nga hici katapultohen si puna e lulit………
Brravo djali. I mrekullueshem.
Jo mor djale, po te beje secili deputet sipas kokes se tij, pa nje linje partie, ne parlament nuk zgjidhet asnje problem, nuk kalon dot asnje ligj etj. etj. Pa mendo pak sikur te mos i bindeshin partise deputetet e PS e te vontonte secili sipas kokes se tij (e mund te kete, por te pakten jo shumica), a do te zgjidhej G. Ruçi? Do te thuash, pune e madhe, do te zgjidhej ndonje tjeter. Por, me kaosin qe krijohet duke mos votuar ne nje linje partie, ka rrezik te mos zgjidhet dot asnje, ose te harxhohet nje kohe shume e gjate, ne mos e pafund. E keshtu per çdo problem, ligj etj. Deputetet nuk jane te pavarur (siç mund te jete ndonje, e qe voton si t’i thote koka e tij), por perfaqesojne linjen e nje partie. Nese nuk i binden partise, nuk duhej te ishin aty, ne ate grupim, ose te japin doreheqjen e t’i leshojne vendin ndonje tjetri.
Mbledhja e grupit parlamentar me urgjenc dhe pa pranin emedjas me kujton mbledhjet qe bente diktatori Hoxha te KQPPSH, diten apo naten per te goditur e denuar shoket e koleget e tij, sepse kishin devijuar nga vija dhe direktivat e Partis. Cesht kjo cencure antidemokratike edhe mbas 27 vitesh demokraci, qe si ne diktatur, privon, nndalon dhe denon fjalen e lir, mendimin ndryshe. PD me kete praktik antidemokratike, brenda pak vitesh dote shuhet apo zhduket fare ashtu si motrat e saj ne te gjitha vendet e lindjes ish komuniste. SHume turp dhe keq, kete duhet ta kuptojn dhe sheikojn jo vetem antaret e PD, por gjith shqiptaret qe ne PD po njgjallet diktatori Hoxha
Ketu ne Amerik, jan me dhjetra raste te perseritura qe kongresmen e senator republikan, qe perfaqesojn te djathten, dalin hapur ne publik kunder shum vendimeve te presidentit, duke kaluar e vtuar me demokratet dhe askush si denon e ndeshkon per bindjet, mdimet dhe kundershtit e tyre.
Si dote forcohet demokracia e brendeshme kur dikush voton ashtu si gjukon, u dashka cilesuar armik, dhe u perjashtoka nga partia. Kjo esht praktik diktatorjale dhe jo e nje shteti demokratik qe kerkon te aderoi ne BE. Njemi her turp dhe skandal politik brenda PD, jo deshmon se kjo parti e ka humbur misjonin e saj.
Nuk eshte fjale e lire, mendim ndryshe, kur votat jane te fshehta. Nuk eshte mendim i thene balle per balle, por prapa kulisave. Prandaj eshte “tradhti e kulluar”. Demokraci eshte siç e thua ti me poshte: “dalin hapur ne publik”. Nese nuk ia mban, le te ikin nga ajo parti, askush nuk i mban me zor.
Berisha me komunist se ruci e ruci me komunist se kastriot islami jane ber perandori
PARLAMENTI NUK FILLON ME DEBATE SHUM TE FORTE MERENI PAK ME SHTRUAR NE FILLIM PASTAJ MERENI ME TRADHTI BASHKEPUNUESE RESPEKT