Treni ka ikur…25 vjet më parë!

14 Shtator 2017, 09:28Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Rreth 24 vjet më parë, autori i këtyre rreshtave botonte një shkrim që mbante titullin e përafërt “Hekurudha shqiptare, një grumbull hekurishtesh”. Siç shihet edhe nga titulli, theksi në atë shkrim të vjetër vihej mbi gjendjen e mjeruar të hekurudhave shqiptare. Tingëllon thellësisht ironike dhe dëshpëruese që sot, dy dekada e gjysëm më pas, situata e transportit hekurudhor në Shqipëri është edhe më e keqe se asokohe, kur inercia e sistemit të shkuar kishte lënë gjithsesi në këmbë disa struktura që sot s’janë më.

Në 25 vjet tranzicion, shinat e trenit që shkonin drejt Klosit u vodhën për skrap, ashtu siç ndodhi në dhjetra raste të tjera me linja të tjera të nisura, por që u plaçkitën nga vendasit. Marrëzia shqiptare e barazoi vlerën e një projekti madhor, siç janë linjat hekurudhore, me kilogramët e hekurit që nxirreshin duke shkrirë shinat e aksesorët e tjerë.

Ka ndodhur kështu, që sot të kemi një sektor transporti hekurudhor që është thjesht qesharak dhe arkaik. Madje pak të thuash arkaik. Është një rrangallë që të vjen turp të na e shohin turistët e shumtë të huaj, të cilët në vendet e tyre e përdorin sot e gjithë ditën trenin, si njërin ndër mjetet më efiçente të udhëtimit të të gjitha distancave. Teksa francezë e britanikë, belgë e gjermanë apo italianë, përdorin sot linjat e shpejtësisë së lartë, ne në Shqipëri vegjetojmë në mesjetën tonë unikale.

Sot po të jesh banor i Tiranës, trenin do ta marrësh në Vorë. Vetë trenat ngjajnë me kafaze të ndryshkur që zhvendosen me 40 kilometra në orë, paçka se brenda tyre ka fëmijë që me celularët që kanë në xhep udhëtojnë pafundësisht më shpejt në internet.

Po të duash të shkosh në Pogradec, duke provuar sugjestionin që të jep udhëtimi me tren, apo të duash të kalosh Qafë-Thanën përmes tunelit dikur të famshëm hekurudhor, e ke thjesht të pamundur. Shinat ndalen në të dalë të fshatit Lin, pasi rruga e re prej 21 kilometrash deri në Pogradec (e cila mori shtatë vjet kohë që të ndërtohej!!!), ka shkelur brutalisht mbi trasenë e vjetër hekurudhore.

Jemi një shtet me sistemin më të prapambetur dhe qesharak të hekurudhave në Europë. Duhet të udhëtojmë gjatë drejt Jugut, në Afrikën e zezë, që të gjejmë ndonjë realitet të ngjashëm. Ndërsa në Europë, SHBA dhe Azi projektohen trena dhe linja gjithnjë e më të shpejta, ndërsa zhvillimi teknologjik në sektorin e transportit po sjell risi gjithnjë e më të mëdha në transportin hekurudhor, në zvarritemi ende mbi shinat e ndryshkura të 40-50 vjëtëve më parë.

Është e dhimbshme të shohësh sesi e kanë trajtuar hekurudhën shqiptare qeveritë e 26 viteve të fundit. Linja të rrënuara, trena-karakatinë, shërbim mizerje për qytetarët. Sot transporti rrugor është vite dritë larg atij hekurudhor. Një realitet i deformuar dhe i padrejtë, që duket se nuk është kuptuar në asnjërën nga ciklet e qeverisjeve që kaloi ky vend, përfshirë qeverisjen aktuale.

Po të shohësh sesi e trajton transportin hekurudhor një fqinj i yni, Serbia, do të mësosh se tashmë në Beograd ka një plan afagjatë prej 1.1 miliard eurosh, për zhvillimin e rrjetit hekurudhor vendas. Vetëm në 2017, thonë burimet zyrtare serbe, po rehabilitohen 255 kilometra linja hekurudhore. Një kontrast therës me atë që (nuk) ndodh tek ne!

Investimi urgjent në modernizimin e hekurudhave shqiptare është investim për integrimin në një rrjet transporti që nuk është as i tejkaluar dhe aq më pak harruar nga koha dhe zhvillimi. Nuk ka Shqipëri të integruar në Europë, pa një sistem modern hekurudhor. Nuk ka shoqëri normale në kontinentin ku jetojmë, pa transportin mbi shina, të cilin ne e kemi harruar tërësisht për turpin dhe budallëkun tonë kolektiv. Është e pafalshme që sot me tren mund të shkohet edhe në Tibet, por jo në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Nguti për të ndërtuar rrugë nuk ka asnjë të sharë, pasi në shoqëritë moderne është arritur të gjendet një bashkëjetsë mëse e lëvdueshme mes shinave dhe gomave. Prapambetja epokale që kemi në transportin hekurudhor është një ndër minuset e mëdha të një vendi që kërkon të përmirësojë imazhin dhe të modernizohet. “Treni ikën në shtatë pa pesë”, titullohet një film i epokës socialiste. E pra treni shqiptar duket se ka një çerek shekulli që ka ikur dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet…

11 komente në “Treni ka ikur…25 vjet më parë!”

  1. Karikaturisti karikaturon një karikaturë karakteristike says:

    Siç e pame dhe degjuam ne Programin e Ri 4 Vjeçar ne Parlament,
    do te na dhuroje pas 4 vjetesh miku yt Kryeminister Karikaturist,
    nje Karikature me nje tren te bukur me lokomotive plot ngjyra,
    ti vetem zgjat doren dhe kape trenin nga bishti,
    dmth nga vagonat.

  2. rrema says:

    RRESPEKTE per artikullin e vertet na esht q..n nena neper aksione per te ndertuar ato hekurudha ,vin kafshet vandalet mesjetaret dhe i shkaterruan per nje muaj i shiten per hekur shinat e trenit dhe shteti bente sehir qeshte se i kishte ndertuar komunizmi ,o plera antishqiptar po i ndertuam ne mor bira kurvash baballaret tuaj nuk i ndertoj as greku as serbi , i ndertuam per te miren e fmive tan per ta ber SHQIPERIN vertet si gjith europa , trasporti hekurudhor per kohen qe ishte ishte shum modern e efikas si te tera vendet e ballkanit , e çuam hekurudhen deri ne han te hotit qe te ldhej me pjesen tjeter te botes per mallra e pasagjer , erdhi viti “mbar”90te dhe mbas marjes se qeveris nga rrugaçet dhe antishqiptart nga kafsheria brenda muajit nuk gjeje shina asgjekundi ,ishte koha kur rairsoni ai kurva amerikane atishqiptari me i urryer bashke me antishqiptaret e tjer therrisnin çfar ka ber komunizmi te shkaterrojm te tera , harruat se i ben per 50 vjet duke punuar dit nat te tera baballaret tuaj rrac e keqe , nuk e dinit se plitikanet nuk punnin neper vepra , vetem drejtonin dhe mir ben , se e deshen kte vend e kte popull prandaj punonin me popullin bashk , po kush do temendonte per te ruajtur hekurudhat uzinat e fabrikat , ata qe erdhen ne pushtet ne at koh erdhen nga dragobia malsia madhe lezha dukagjini e lek bibaj ku e kishin iden kta njerez se çfar rendesie kishte industria kta kishin punuar bujqer ata qe punonin dhe i dinin vleren industris ishin vetem qytetaret qe skishin me gje ne dor ,kjo ishte fatkeqsia me e madhe komtare ,por te kishit prishur dhe hidrocentralet se ne kte vend çdo gje komunizmi me kte ppull e kishte ndertuar .

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Dhe nuk ka zhvillim te turizmit, biznesit, qyteteve etj pa zhvilluar transportin hekurudhor. Turistet do te ndjeheshin me komod nese e gjithe Shqiperia do te ishte e lidhur me hekurudhe se sa te hipe neper furgona e autobuze cope. Aq me mire qe gjysmen e punes e kane bere prinderit tane per ne. E cuditshme qe qeveria Rama 2 nuk e ka prioritet kryesor, por mjaftohet me nje cope Tirane-Rinas-Durres.:(( shume keq!

  4. rrema says:

    RRESPEKTE ZITI MINXHOZI jeni i vetmi gazetar me brum e serioz qe i keni ngelur kti vendi, respekte per artikullin e vertet , na esht q..n nena neper aksione per te ndertuar ato hekurudha , vin kafshet vandalet mesjetaret dhe i shkaterruan per nje muaj i shiten per hekur shinat e trenit dhe shteti bente sehir qeshte se i kishte ndertuar komunizmi , o plera antishqiptar po i ndertuam ne mor bira kurvash baballaret tuaj nuk i ndertoj as greku as serbi , i ndertuam per te miren e fmive tan per ta ber SHQIPERIN vertet si gjith europa , trasporti hekurudhor per kohen qe ishte ishte shum modern e efikas si te tera vendet e ballkanit , e çuam hekurudhen deri ne han te hotit qe te ldhej me pjesen tjeter te botes per mallra e pasagjer , erdhi viti “mbar”90te dhe mbas marjes se qeveris nga rrugaçet dhe antishqiptart nga kafsheria , brenda muajit nuk gjeje shina asgjekundi ,ishte koha kur rairsoni ai kurva amerikane atishqiptari me i urryer bashke me antishqiptaret e tjer therrisnin çfar ka ber komunizmi te shkaterrojm te tera , harruat se i ben per 50 vjet duke punuar dit nat te tera baballaret tuaj rrac e keqe , nuk e dinit se plitikanet nuk punonin neper vepra , vetem drejtonin dhe mir ben , se e deshen kte vend e kte popull prandaj punonin me popullin bashk , po kush do temendonte per te ruajtur hekurudhat uzinat e fabrikat , ata qe erdhen ne pushtet ne at koh erdhen nga dragobia malsia madhe lezha dukagjini e lek bibaj ku e kishin iden kta njerez se çfar rendesie kishte industria kta kishin punuar bujqer ata qe punonin dhe i dinin vleren industris ishin vetem qytetaret qe skishin me gje ne dor ,kjo ishte fatkeqsia me e madhe komtare ,por te kishit prishur dhe hidrocentralet se ne kte vend çdo gje komunizmi me kte ppull e kishte ndertuar .

  5. Ylli says:

    Me vjen per te vjelle kur gazetaret u referohen filmave te komunizmit per te ilustruar shkrimin.
    Edhe ora e gazetareve shqiptare ka ngelur ne 7 pa 5 ne kohen e qoftelargut.Me tipiku eshte Nazarko the Big ,qe ne cdo diskutim permend ate shembullin ushtarako-kooperativist me 9 bataliona ne 7 kamiona!!!
    Ne Pogradec shkohet per 2 ore ,kurse Minxhozi enderron trenin qe do 7 ore.???Do dhe tren te shpejtesis se larte sepse zona Labinot -Qukes- Prrenjas qarkullon miliarda euro ne tregtine e fiqve dhe hurmave dhe ja vlen investimi.Po tu kthehesh ne kohe shkrimeve te majtisteve gazetare ,do lexosh budallalleqe te tipit ,ska cna duhet tuneli i Kerrabes se me pak zgjerim rruga e vjeter eshte e mjaftueshme per qarkullimin e shpejte te mjeteve ???? Sot duan tren te shpejtesise se larte !!!!
    Te mendosh qe keta kane luftuar Berishen ,te ze tmerri.

    1. lani says:

      ja ke fut kot plako.ska shtet ne europe sot pa hekurudha te zhvillume.luksemburgu eshte nje luge vend po eshte i mbush me linja herkurudhash.shif francen, zvicren,austrine, italine me trenat e shpejte etjetj. puna eshte se po nuk dite do shkrush brockulla me filma socializmi si zotrote.

    2. artiles says:

      o Yll i ndritur qe kere nga qelli por me duket je perplasur me fytyre ne Toke!!!!!!!!!
      Nuk eshte qellimi qe te levizin vetem njerezit o Yll, por edhe mallrat. Po te lidhen me hekurudhe portet tona, transporti i mallrave eshte me kosto me te ulet.
      Nano lidhi kontrate me nje fare General Electric per te ndertuar 9per 80 milion Dollare) linjen TIrane – Rinas – Durres me hekurudhe te shpejte, por sapo erdhi ne fuqi Sala, e anulloi tenderin dhe pagoi ne Arbitrazhin Nderkombetar 15 milion Dollare (gati 20% te vleres se projektit).

    3. Kellira says:

      Ylli nuk e ka hallin njeri tek ata qe shkojne per Koran ne GJol.
      Halli eshte tek levizja e mallrave. Me ato fitohen edhe paret per Koran.

  6. Kellira says:

    S’paske marre vesh asgje o Skender!
    Shkaterrimi i cdo qelize te shtetit shqiptar filloi me strategjine e “Terapise se shokut”.
    Ka qene e organizuar dhe shprehjet poetike “Treni ka ikur …25 vjet me pare” jane per naivet.

  7. nuk eshte puna o skend…..,se u shkrin, telat, shinat, kapriatat, vinxhat . ç’do gje metalike . po puna eshte, se ato, pasi te shkrihen, prap tela, shina, kapriata dhe maqineri prej metali, do te behen . ti dhe ne te gjithe, te mendojme, çfar lloj spitalesh psiqiatrike, duhet te ndertojme, qe te sqarojme, si punon……. truri i ketij mileti, dmth……kobmit shqiptar

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Vjen era investime kineze .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje