SHBA kërkon nga Kina dhe Rusia të veprojnë kundër Koresë Veriore

15 Shtator 2017, 09:46Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin “aksione direkte” kundër Koresë Veriore, pasi ajo ka lëshuar raketën e dytë balistike mbi Japoninë.

“Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme”, tha sekretari amerikan i Shtetit , Rex Tillerson.

Ai ka shtuar se “Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore koreano-veriore”.

“Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto leshime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte”, tha Tillerson.

Kjo deklaratë e zotit Tillerson u bë ndersa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatoj për leshimin e fundit koreano-verior, për të cilin zyrtarët amerikanë dhe koreano-jugorë thanë se ka fluturuar aq gjatë sa mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje