Express: Pas prishjes së kullës së Prek Calit, fshihet Tom Doshi

16 Shtator 2017, 17:09Sociale TEMA

Gazeta Express shkruan se pas prishjes së kullës së Prek Calit fshihet Tom Doshi, që sipas këtij portali, kërkon të ndërtojë një godinë tre katëshe për biznes.

Vetë Tom Doshi deklaroi paraditen e së shtunës, se shembja e kësaj godine është skandal dhe se ai do të financojë ndërtimin e një kule të re tre katëshe, jo dy sa ishte ajo.

Shkrimi i Express:

Edhe pse debati ka shpërhyer ditët e fundit, kulla dy katëshe e heroit kombëtar Prek Cali, ende pa shpallur monument kulture, është shembur që më 16 gusht të këtij viti, dhe denoncimin për këtë fakt, e ka bërë vetë trashëgimtari i kësaj pasurie kulturore.

Nipi i Prekë Calit, djali i vajzës së tij, Ndue Dok Dreshaj, ka bërë ankesë zyrtare me shkrim në Bashkinë e Malësisë së Madhe, se i është shembur kulla e dajës së tij, Prek Cali. Express mëson, se nipi është pikërisht trashëgimtari i tokës ku është ndërtuar kulla historike. Ankesa e tij është verifikuar nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit një ditë më pas (më 17 gusht), ku ka rezultuar se kulla ishte shembur nga persona të paautorizuar dhe e vetmja pjesë historike e mbetur prej saj, ishte vetëm një faqe muri. Express ka kontaktuar me banorë të zonës së Velipojës në Vermosh ku qëndronte kulla e Prekë Calit, prej të cilëve mësohet se pas kësaj ngjarje të rëndë, fshihet një interes i ngushtë financiar. Bëhet fjalë për jë projekt që sipas tyre mban firmën e ish-kryekomunarit të Kelmendit, Gjeto Dukaj, me profesion inxhinier, në plan-projektin e të cilit, përfshihet shndërrimi i kullës historike në ambient biznesi duke e ngritur në tre kate, nga dy që ka qenë kulla. Projekti nuk është prezantuar zyrtarisht në asnjë institucion përgjegjës.

Burime nga kjo Bashki thanë për Express, se në tokën që qëndronte kulla e Prek Calit, tashmë e shembur, u gjetën edhe punëtorët dhe fadromat, që po ndërtonin me beton sipas projektit të ri. Atyre u është kërkuar nga IVMT dokumentacioni, për të mësuar nëse kishte leje nga autoritetet për këtë veprim, por ky lloj dokumenti, nuk disponohej prej tyre. Në këto kushte, veç pezullimit të punimeve, IVMT ka vendosur edhe gjobë për shkeljen e kryer ndaj një kulle historike. Sakaq, të njëjtat burime sqarojnë se çështja nuk do të mbetet me kaq, dhe se Bashkia e Malësisë së Madhe do të ndjekë në rrugë ligjore duke denoncuar në prokurori shembjen e kullës së Prek Calit. Më tej i takon prokurorisë të zbulojë se cilët persona fshihen pas këtij skandali. Por burimet për Express thanë se veç emrit të ish-kryekomunarit, pas financimit për vënien në jetë të këtij projekti, fshihet deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi. Edhe banorët e zonës e konfirmojnë këtë fakt.

“Meqenëse pranë Bashkisë Malësi e Madhe nuk u paraqit asnjë dokument qe lejon kryerjen e këtyre punimeve me datë 21 gusht është mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës duke ju dhënë mundësi që të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar subjektit që po kryente punimet. Duke qenë se punimet vazhduan edhe pse ishte mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve dhe gjatë kësaj periudhe nuk u paraqit asnjë dokument që lejon kryerjen e këtyre punimeve ne me datë 05 gusht kemi marrë vendim për dënim me gjobë në shumën 500 000 lekë per personin që po kryente punimet në këtë objekt dhe gjithashtu është marrë vendim për prishjen e punimeve të reja që ishin kryer gjatë kësaj periudhe në këtë objekt”, thuhet zyrtarisht nga IVMT burimet.

Fadromat e Inspektoritati Vendor të Mbrojtjes së Territorit kanë ndërhyrë më 14 gusht, veprim ky që shpërtheu në një lumë akuzash e kundër-akuzash politike me argumentin se ishte ky inspektoriat që kishte shembur kullën e Prekë Calit. Por burimet sqarojnë se të vetmet ndërtime të shembura, janë punimet e reja që kishin kryer personat e paautorizuar në tokën ku më parë kishin rrënuar kullën dy katëshe të Calit. Punimet e reja ishin mure rreth 1 metra të lartë me konture moderne që nuk ruanin formën historike që ka pasur kulla.

“Nuk është prishur apo rrënuar qoftë edhe një gur i vetëm nga shtëpia ekzistuese e Prek Calit”, thanë burimet zyrtare nga IVMT.

Në Kullën e Prek Calit prej vitesh nuk ishin bërë ndërhyrje për restaurimin e saj. Ajo ndodhej në gjendje thuajse të amortizuar, por kontaktuar nga Express, zyrtarisht Bashkia e Malësisë së Madhe u shpreh se mund të mirëpriste cdo projekt për rehabilitimin e kullës, të ardhur në rrugë ligjore, dhe që nuk do të shfrytëzonte emrin e heroit kombëtar Prek Cali për ta kthyer në përfitime biznesi, dhe aq më shumë me ndërtime pa leje.

11 komente në “Express: Pas prishjes së kullës së Prek Calit, fshihet Tom Doshi”

  1. Tahir Meha says:

    EXPRESS DHE BERAT BUZHALA JANE PO AQ TE BESUESHEM SA TELALLI I MILLOSHEVICIT VUCIC DHE KURIERI I BEOGRADIT !

  2. Shefit de Balzac says:

    prek cali hero kombetar??//?////???/o nene zeze o nene

    1. Nike says:

      Pse si po te duket Prek Cali o i panerumi shefit o Balzac???? Nese ke dy klase fillore e lexon pak nga historia e vendit tone ( nuk e di nese ashte edhe i yti ?? ) do te mesosh se Prek Cali ishte prijesi i malesoreve te malsise se madhe qe gjith jeten e tij ja kushtoj mrojtjes se trojeve shqiptare? luftoj me shkja e me malazes austrohungarezet . Nuk u pershtat ( nuk ju bind ) komunisteve e u vra ne pabesi nga Mehmet Shehu e Co …….. Perpara se te lexosh Balzac-un etj shkrimtare te mdhenj botror ashte mire qe te lexosh historine e vendit tend , shkrimtaret e vendit tend e pastaj munesh te lexosh edhe Shkelqimin e mjerimin e kurtizaneve , David Coperfild apo edhe Tre shoket e Remark ?

  3. demo says:

    Sikur e dija,qe vetem Tom Doshi mund te guxonte ta prishte kullen ne Malsi.Cfare fitimesh do nxjerresh prej asaj kulle ne maje te malit,qe mos u ngopsh?

  4. Bushi says:

    Cili ka qene ai mut qe e ka ber hero kombetar PrekCalin.Ai eshte kriminel,dhe ka vrare njerez te pafajshe,vetem se kane qene partizan.Historia e tij e gjakosur,jo t’i prishen rrenojat e shtepise se tij,por te zhduket çdo gje nga siperfaqja e dheut.Natyrisht,ballistet do ta mbrojne,se e kane eksponentin e tyre,por ne dreq vafshin edhe ballistet.Felliqesirat.

  5. - says:

    gazeta expras ben mire te shkruaj per padrejtesite qe i behen shqiptareve te presheves.Kulla e Prek calit vlersohet nga vet kotributi i tije per atdhe e patriotizem.kulla e tij duhet rindertue ,dhe te sherbeje nder breza si udherrefyes i patriotizmit ne vend lindjen e tij.

  6. Moisi Golemi says:

    Prek Cali, hero pordhetar.

  7. Tuno says:

    Kulla e kriminelit Prek Cali që vrau 36 partizanë në pritë dhe në pabesi.

  8. Dylber says:

    Tom Doshi kryebanditi deputet qe Ben cfar i do bytha dhe shtetii i ha mutin…..

  9. - says:

    Prek Cali i ka shoket e rrall.bashkpuntort e popoviqve moren ate qe meritonin.

  10. sapa says:

    A e kupton Edi Rama se Shqiperia nuk ka shtet ?A po mendon se bulevardet bejne shtetin?A e kupton ky njeri se pa shtet te se drejtes nuk ka kuptim asgje tjeter?a e kupton Edi Rama se ne kete vend njeriu i thjeshte qe vodhi energjine elektrike beri vetevrasje kurse hajduti shteteror u be president?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje