Vajza e Farudin Hoxhës: Pse babai im e takonte Berishën

15 Shtator 2017, 16:52Sociale TEMA

Akademiku që “ndriçoi” Shqipërinë, Farudin Hoxha nuk jeton më.

Juliana Hoxha, në një intervistë për gazetën “Shekulli” tregon se cilat ishin dilemat e mëdha pas viteve ’90 për akademikun i cili me gjithë vështirësitë nuk tha asnjëherë “ky vend nuk bëhet!”.

Hoxha njihet, si projektuesi i veprave të mëdha, si hidrocentrali i Fierzës, i Banjës, i Bistricës, i Bogovës, rezervuarit të Bovillës etj.

Pjesë nga intervista

Po demokracia si e gjeti, cilat ishin dilemat e mëdha, pas viteve ’90?

Peripecitë, pas 90-ës?! Shprehja më shikuese për të ka qenë: “Çfarë kam bërë unë?” Ato kanë qenë vite me dilema shumë të mëdha për të gjithë ne; ku ishim, ku po shkonim, pavarësisht optimizmit dhe energjisë së mirë, që sistemi ndryshoi.

Vazhdonte të informohej për veprat energjetike?

Përsa i përket punës, informohej për çdo gjë që ndodhte me veprat energjetike. Madje, deri një viti shkonte rregullisht, një herë në 2 po 3 muaj në Koman, sepse Fierza ishte shumë larg. Gjatë viteve të fundit çdo ministri dhe drejtori në KESH i është bërë gangrenë për gjërat që duhet të bëheshin. Kishte shumë merake për mirëmbajtjen, qoftë nga ana fizike, por dhe menaxhuese e veprave që ishin bërë para 50 vitesh, por që nuk është vënë dorë në to. Kur fjala e tij binte në vesh të shurdhër i thosha: “O babi lëre”. -“Por, si ta lë moj vajzë, si ta lë?”, më thoshte. Sa herë binte shi, telefononte për të mësuar nivelin e ujit në Fierzë dhe Koman.

Në fillim të viteve ’90, zoti Farudin ka qëndruar në burg tre muaj. Si ndryshoi jeta juaj nga kjo ngjarje?

Ka qenë 1993. Babi, në burg ka ndenjur tre muaj dhe doli me kusht, pasi të gjitha akuzat u rrëzuan. Për mua ka qenë ai moment, që unë kam marrë kthesë vendimtare për të gjitha gjërat që bëj tani, që nga mënyra se si shikoj qeverisjen dhe shtetin, deri te fakti se çfarë mund të pres nga klasa politike. Por fatkeqësisht ajo ngjarje më ka zhvilluar edhe një lloj cinizmi, të pashmangshëm.

Për hatër të të jetuarit në këtë vend, ti shikon se në një formë apo në një tjetër gjërat kanë mbetur të njëjta. Unë nuk dua që ta paralelizoj, sepse humbja e tim ati ka qenë shumë e madhe, por mund të them se tim atë për herë të parë e kam humbur atëherë.

Nuk ishte vetëm ndarja fizike (3 muaj), por ishte një goditje shumë e madhe, për të gjitha bindjet e tij. Atje ku ai besonte u shkund më fortë! Im atë nuk përfitoi asnjëherë asgjë, por papritur dhe papandehur merr këtë lloj shpërblimi nga ky sistem, që ishin duke u ndërtuar, si sistemi i vlerave dhe respektit, për njeriun. Unë sapo kisha mbaruar diplomën dhe nuk kisha mundësi të punoja. Ime më mbeti pa punë. E megjithatë, im atë këtë ngjarje e hodhi mbrapa krahëve.

Së fundmi, për këtë arsye është diskutuar edhe ngushëllimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Çfarë mund të thuash për këtë?

Nuk kam dëshirë që të futem në këto diskutime. Më duket i pavlerë, pasi të gjitha komentet pozitive për babin, i shikoj jo vetëm si një vlerësim për të, por për të gjithë brezin e tij.

Gjej në to vlera personale, por edhe punën që ka bërë një brez i tërë.

Nuk gjej dot fjalë, por që të them se jam surprizuar nga ky ngushëllim, nuk mund të them, sepse ai njeri më ka bërë të pabërën. Që nga ai moment nuk jam më e çuditur, ashtu sikurse ai burrë ka pasur guximin, që të thërrasë tim atë, dy apo tre herë.

Edhe im atë për atë që përfaqësonte ka shkuar, sepse e ka dashur e mira e vendit.

Ky është një debatet që kam bërë me të, duke i thënë: “Si ka mundësi që ti t’i japësh dorën atij burri?” Më ka thënë: “Jul, nëse kjo gjë vlen për një gjë të mirë, unë do shkoj”.

20 komente në “Vajza e Farudin Hoxhës: Pse babai im e takonte Berishën”

  1. Celo Mezani says:

    Znj. Hoxha, babai yt ka hyre perjetesisht ne pjesen e ndritur te shkenctareve dhe inxhiniereve qe i dhane shume ketij vendi dhe nuk i moren asgje.
    Berisha ne fillim te viteve ’90, ne planin e punes qe i kishte dhene Beogradi per shkaterrimin e Shqiperise, kishte edhe neutralizimin dhe persekutimin e njerezve me me vlera publike ne Shqiperi. Dhe Berisha programin e UDB-se e zbatoi perfekt perfekt.

  2. Endri says:

    Vajze yt ate qe ndjese i paste shpirti ka qene person qe nuk i ka dhene thjesht doren Berishes por ka qene i punesuar ne qeverisjen e tij. E kuptoj qe mund te mos e pelqesh Berishen
    por me duket pak e ekzagjeruar te jesh habitur kaq shume nga ngushellimi i tij nese i ndjeri ka punuar me te.

    1. lloqelloqe says:

      endri ti ndoshta nuk e di, por Berisha e arrestoi dhe e denoi me burg. Arrstimi i Ing. Farudin Hoxhes ishte cudia e pashpjegueshme.
      Farudin Hoxha nuk ishte as antar partie, por e futi ne burg Sali berisha qe ishte ish komunist dhe sekretar partie. Cudira Shqiptare!
      Prandaj dhe e bija thote: pse i jep doren ati njeriu (qe te ka futur ne burg)? Se Berisha sa here kishte hall me permbytjet e therriste…
      Farudin Hoxha nuk ka qene i puneseuar nen qeverisjen e Berishes.

    2. lloqe lloqe says:

      endri ti ndoshta nuk e di, por Berisha e arrestoi dhe e denoi me burg. Arrstimi i Ing. Farudin Hoxhes ishte cudia e pashpjegueshme.
      Farudin Hoxha nuk ishte as antar partie, por e futi ne burg Sali berisha qe ishte ish komunist dhe sekretar partie. Cudira Shqiptare!
      Prandaj dhe e bija thote: pse i jep doren ati njeriu (qe te ka futur ne burg)? Se Berisha sa here kishte hall me permbytjet e therriste…
      Farudin Hoxha nuk ka qene i puneseuar nen qeverisjen e Berishes.

  3. zuzari says:

    Farudin Hoxha ka qene njeri gjigand, rralle se mund te jete tjeter gjalle ne ditet tone si ai…Nuk e mbaja mend te kishte bere burg, por mire e hote e bija, cfare te presesh nga plehrat qe drejtuan vendin ne ato vite…

  4. Bogonica says:

    Eshte,e dhimbeshme per bijen i largohet i jati nga kjo bote dhe goja nuk do t’i thote me “o ba”.Por largimi i prof.Farudim Hoxhes eshte nje rast per te reflektuar,per te gjithe klasen politke shqiptare,per te vleresuar njerezit qe kane kontribute.Kur nje profesor me kontribute te vecanta ne projektimet dhe ndertimet Hidroenergjitike,shkon ne burg pa asnje faj,pa shkelur asnje ligj,mendja te shkon ne dalldisjen e nje pjese te shoqerise shqiptare ne fillim vitet 90-te.Tani qe iku profesori e nderojne,ky eshte paradoksi.Po a do te dale ndonje burre, te cilin e vret ndergjegja, per ato qe i kane shkaktuar atij dhe familjes t’i kerkoje te falur ? Po parate e burgut a do t’ja kthejne familjes?Sot ne cuditemi me c’ka ndodhur ne Shqiperi,pas disa kohesh as nuk do t’i besojne keto qe kane ndodhur e do thone:”Politike e cmendur,Shoqeri e cmendur!”

  5. Albamich says:

    Drietro Agolli ishte nje Sorre
    Faridin Hoxha ishte nje Shqipojne
    Ndersa ? fluturonte mbi liqen
    Sorra ngrohte prapanicen ne parlament
    “Baballaret e Kombit”, Sorren mbas vdekjes e ngriten ne altar
    Per ? Shqiponjen qe populli e mban ne krah
    Ata nuk thane asnje fjal

  6. Bushi says:

    Jame i bindur,se,dhenja e dores nga Farudini, Berishes,ka qene e imponuar nga ineresi i vendit,i cili gjithmon ka qene ne vememdje e tij.Por Berishes nuk i jepet kurre dora,se,dora e Berishes,eshte e lyer me gjakun e shqipetreve te pafajshem,dora me e felliqur,dhe kobezezeqe nuk mund ta kete kushe.Ajo dore dogji gjithe shqiperine menjehere sa erdhi ne fuqi nga UDB-ja,i cili i realizoi plotesisht qellime e tyre.Litari per Berishe eshte pak.Ai do djegur me acid klorhidrik.

  7. Piro says:

    Sinonim I coordinimit perfect te shkences me prodhimit. Nje nga inxhinieret me te afte qe ka pare Europa. Duhet te jemi krenare me punen dhe eksperiencen e tij shkencore. Do te isha I kenaqur sikur HC te Fierzes ti vinin emrin e tij, pasi e meriton plotesisht. I perjetshem kujtimi I tij.

  8. Hidrocentrali says:

    E nderuar zonje, ne radhe te pare ngushellime te sinqerta per humbjen e Gjigantit te Energjitikes Shqiptare, z. Farudin Hoxha. Ndersa ndyresira e shkaterruesi e ketij vendi, sali ram sheqere berisha,i zbatoi me perpikmeri detyrat qe ju caktuan nga agjentura serbe, per shkaterrimin e Shqiperise ne cdo qelize te saj. Gjiganti Farudin, edhe pse e ka takuar s.b, sigurisht qe e ka takuar, per problemet ehidrocentraleve, ashtu sic dhe ta paska thene, nqs vlen per nje gje te mire. Ndersa ju do te benit mire te mos pranonit ngushellimet e atij ndyresires. Familja juaj i ka mbyllur hesapet me ate njeri, por jo vetem ju si familje, por me ate bastard,s.b,shume shpejt dhe vet populli do ta hedhi ne koshin e plerave. Edhe njehere ngushellime te sinqerta zonje.

  9. Ana says:

    Duhet te jesh shume e krenare per babain. Jo te gjithe ne kete jete lene emer dhe gjurme. Ai po. E ka gdhendur emrin e tij ne nje nga veprat me te medha qe ky komb ka ndertuar ne keto 100 vjet. Eshte kremi i kesaj shoqerie, dhe me thene te drejten ka shume pak qe bejne pjese ne te.
    Inxhinier Hoxha, u prehsh ne paqe! Dheu te qofte i lehte!
    Be proud Juli!

  10. Tonini says:

    Patjeter qe ti je dhe duhet te jesh krenare per babain tend,shqiptaret ,qe e njohin jane krenare per te dhe brezin e tij,qe bene pune te medha per kete vend.

  11. pokeristi says:

    Shuarja fizike e Farudin Hoxhes,eshte nje humbje e madhe per Shqiperine e Vogel.
    Kam pasur fatin t’a njoh nga afer Farudinin.Nje figure e shquar ne fushen Hidroteknike,vecanerisht ne fushen Hidroenergjitike.
    Nuk eshte rasti te flasim gjere e gjate per vlerat,talentin,kapacitetin profesional,por nuk mund te heshte e te rije pa folur,kushdo qe e ka njohur sa do pak ate ,per vlerat njeri.
    Optimist,i dashur,gazmor,nevrik,inteligjent,pijetar e kengetar.Atdhetar e patriot me vlera te miredillta intelektuale.
    I cveshur krejtesisht nga ideologjite dhe demagogjite politike partiake.Tek cdo njeri shihte dhe veconte vlerat reale,Me vizion intelektuali demokrat.
    Force e tij promotore,nxitese ,frymezuese,shtytese ish dashuria per njeriun dhe Shqiperine.
    Asnjehere Jaku(keshtu e therisnin shoket e aferm),s’ju afrua partive.Ishin partite ato qe e afronin ate,per te makjuar imazhin e tyre me vlerat e tij.
    Gjithe jeten i sherbeu me dinjitet dhe ndershmeri vendit te tij.
    Familja e tij humbi bashkeshortin,babane,shokun.
    Miqte e te njohurit humben shokun dhe njeriun e mire.
    Shqiperia humbi inxhinierin e talentuar,profesorin,Akademukun,atedhetarin e rrallle intelektual
    Ngushellime familjes

  12. MUZA says:

    Juliana.
    Ngushellimet me te perzemerta Juve dhe gjithe familjes per humbjen e babait tend te nderuar. Te jesh gjithe jeten krenare qe e ke pasur baba.
    Profesor Farudini ishte nje shqipetar-model i patriotit te vertete dhe te ndershem qofte me shpirt e qofte me vepra. Ishte dhe do te mbetet kurora e ndertuesve dhe projektuesve te kombit shqiptar ne fushen e energjitikes dhe nje diamant ne kuroren e gjithe inxhinierise shqipetare. Shkelqimin, inteligjencen, zotesine, kulturen, dashurine per muziken dhe ne vecanti ate popullore nuk e mbulon dhe as e ereson dot asnje qenie e gjalle dhe asnje mal me beton. Kemi pasur fat qe e kemi njohur dhe kemi bashkepunuar.
    Ju paste lene uraten! I ndrihte shpirti dhe u prehte ne paqe!

  13. 424 says:

    NJEREZ TE MEDHEJ,,,,STUDIUES DHE SHKENCETARE TE ZOTE,,,TE TILLE NJEREZ I DUHEN SHQIPERISE,,,JO SHARLATANE DHE INJORANTE SI SALIU,RAMA,META E BASHA..//I SHPREH NGUSHELLIMET FAMILJES,//

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    Keta njerez jane shume te rrall, jane DIAMANT qe ne kohen tone nuk shkelqejne, per arsye te kesaj vetedie te ulte dhe te nje politike aspak netezore e kombetare..!
    Megjithate diamanti ngelet diamant..!
    Ngushellime familjes.

  15. Toni says:

    E dashur bije.Kjo kohe bastardesh ngriti ne piedestal horrat dhe servilat.Shiko menyren si diskutojn,si sillen, si shkateruan gjithcka…I zente nèma e popullit.Akoma po shfrytezojn ato te mira qe u bene ne ate kohe……I PAHARUAR QOFTE KUJTIMI I BABAIT TUAJ,I CILI ME SUGURI VITE ME VONE DO I PERMENDET EMRI PER MIRE!!!

  16. Messerschmidt says:

    ah mor rracedhjere pse lavderoni kot !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Hidrocentralet ne shqiperi i kane bere te gjithe Kinezet!

  17. mmoisiu says:

    Profesor Farudini ka qene kollos i shkencave hidroteknike ,largimi i projektueseve kinez te H/C Fierzes nuk u ndje ne saje te nivelit te
    profesorit si dhe te kolegeve te tij ! Ishim dhe ne inxhinjeret e rinj ne ate kohe ,por larg nivelit te tyre ,ngushellime familjes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje