Pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë kundër Skëndërbeut, Flamurtari është rikthyer tek fitorja.
Vlonjatët mposhtën në javën e dytë skuadrën e Lushnjes me rezultatin 3-1, sfidë e cila u zhvillua në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.
Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga tekniku kreyqytatas, Shpëtim Duro, të cilët përmbysën disavantazhin e lushnjarëve dhe arritën që të fitojnë me 10-lojtarë pas daljes me karton të kuq të qëndërmborjtësit Ditmar Bicaj në minutën e 25-të.
Të parët që kaluan në epërsi ishin lushnjarët që realizuan në minutën e 31-të me anë të Gavës.
Por, gazimi i tyre nuk do të zgjaste shumë pasi pas 7-minutash Alves barazposhon rezultatim.
Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit në minutën e 42-të Bushic mposht për herë të dytë portierin e Lushnjes duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.
Në pjesën e dytë Lushnja nuk pati dot forcën e duhur që të reagonte edhe pse ndodhej në epërsi numerike në fushën e lojës.
Në minutën e 77-të Flamurtari shënoi dhe golin e tretë me anë të Mustës pas një aksioni spektakolar duke siguruar tre pikët e para për këtë sezon.
Ndërsa, Lushnja pas dy javëve të para nuk ka arritur ende të marrë pikë.