"Guxon" lushnjari, vjen në Tiranë dhe përdhunon ish-gruan

16 Shtator 2017, 17:48Kronika TEMA

Edhe pse ishin të ndarë, nuk i kishte ikur ende fiksimi për ish-gruan të riut nga Lushnja, i cili ka lënë qytetin ku jetonte dhe ka ardhur në Tiranë të përndjekë të renë e cila jetonte tashmë në kryeqytet.

Dy ditë më parë, 23-vjeçari me inicialet J.R, ka ndjekur këmba këmbës ish-bashkëshorten dy vjet më të vogël dhe e ka përdhunuar atë në banesën që dyshohet se është e të motrës së vajzës, duke u futur fshehurazi aty.

E reja për të gjitha sa ndodhën i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 4 ku ka ngritur kallëzim për ish-bashkëshortin i cili vazhdon ta përndjekë madje edhe për përdhunimin. Ai është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet kapjen e shtetasit J.R, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, ka dhunuar banesën e shtetases A.H si dhe ka përndjekur e kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me ish bashkëshorten XH.M, vjeç 21, banuese në Tiranë. Nenet 102, 121/a e 112 të Kodit Penal.

1 komente në ““Guxon” lushnjari, vjen në Tiranë dhe përdhunon ish-gruan”

  1. Fiqo says:

    Bravo, tani arestojeni dhe lirojeni prap mbas dy ditesh sa te gjeje nje pistolete dhe t’ja hedhi trute ne ere….keshtu ka qene dhe do te jete ne kete vend MUTI…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje