Masakër në SHBA, agresorët hapin zjarr në në Columbia, dhjetëra të plagosur

16 Shtator 2017, 14:24Bota TEMA

 Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Columbia, në Karolinën e Jugut.

Nga të dhënat e para mësohet se disa persona kanë hapur zjarr rreth orës 1 të natës në qendër të qytetit, në një vend  të populluar.

Të plagosurit janë përcjellë menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore ku disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve por nuk jepen të dhëna të tjera në lidhje me motivin e zjarrit dhe as numri i saktë i të plagosurve. Nuk dihet ende arsyet e këtij sulmi të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje