FOTOT/ Londra tronditet sërish, shpërthen një bombë në metro, dhjetra të plagosur

15 Shtator 2017, 12:25Bota TEMA
FOTOT/ Londra tronditet sërish, shpërthen një bombë në

20 të plagosur ku disa prej të cilëve kanë lëndime në fytyrë dhe dëme të shumta materiale, është bilanci i një shpërthimi që ndodhi në metronë e Londrës.

Dëshmitarët në vendngjarje flasin për një lëmsh flakësh dhe vrapimin e rrëmujshëm të njerëzve të tmerruar.

Policia gjeti një kovë të mbushur me lëndë plasëse në vagonin e njërit prej trenave në stacionin Parsons Green, ku shërbimet për momentin janë pezulluar.

Mekanizmi i improvizuar shpërthyes nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, por policia po e trajton si episod me sfond terrorist. Ekspertët flasin për një bombë artizanale aspak të sofistikuar.

Udhëtarët janë evakuar me shpejtësi nga zona e mbushur menjëherë nga forca të shumta policore.

Të lënduarit kanë pasur plagë, por edhe djegie në pjesë të fytyrës e në gjymtyrë.

Kryeministrja Theresa May pritet të mbledhë pasdite në një takim urgjent komitetin qeveritar të emergjencave Cobra, ku të diskutohet mbi ngjarjen e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje