Rama: Do rrisim shpenzimet për mbrojtjen. Ballkani duhet të përfshihet i plotë në NATO (thumbon Serbinë)

16 Shtator 2017, 09:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Komitetit të NATO-s që po mbahet këtë të shtunë në Tiranë, ka deklaruar se Shqipëria do të rrisë kontributin e saj në radhët e Aleancës dhe do të shtojë shpenzimet ushtarake.

“Ne jemi bashkuar në angazhimet e Aleancës në një nivel mbiprofesional. Misionet e Shqipërisë në NATO nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë e lehtë për shkak të resurseve të kufizuara të vendit, por prania jonë do të fuqizohet me shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, ashtu sikurse FA tona do të jenë prezent në çdo front ku do të thirren. Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributin tonë për angazhimet e NATO-s”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka nënvizuar se një tjetër përgjegjësi për Shqipërinë, si vend anëtar i NATO-s, është që Ballkani të shndërrohet në një rajon të paqes dhe stabilitetit.

“Me hyrjen e Malit të Zi në NATO, që Shqipëria e ka mbështetur fuqishëm, Aleanca jonë përveç se Atlantike u bë edhe “Adriatike”. Deti Adriatik është shndërruar në një det të brendshëm për Aleancën, duke i dhënë asaj kontrollin në një aset maritim shumë të rëndësishëm”, ka thënë Rama.

Megjithatë, ka vijuar ai, hartës së NATO-s i mungojnë Bosnje e Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Kosova, të cilat sipas kryeministrit do të kompletojnë organigramën e sigurisë europiane.

“Kjo zonë, ende e papërfshirë në arkitekturën e sigurisë europiane, përbën një territor ku aktorë të tretët shohin vulnerabilitet dhe mundësi për penetrim. Shqipëria ka një interes, por dhe përgjegjësi që kjo pjesë organike e rajonit të shndërrohet në faktor të prosperitetit të tij. Si vend i NATO-s ne jemi përpjekur dhe kemi arritur jo pak në një proces që vazhdon”, ka pohuar Rama.

:Mbështetja e disa proceseve, duke filluar nga konsolidimi i demokracisë së re në Kosovë, inkurajimi i politikave dhe faktorëve euro-atlantikë në Maqedoni dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë janë disa nga drejtimet kryesore ku është përqëndruar politika e jashtme e Shqipërisë:, ka saktësuar më tej Rama.

“Së fundmi Serbia ka dhënë disa sinjale për një qasje të re politike ndaj NATO-s dhe BE-së. Megjithatë, këmbëngulja e serbëve për një formulë tjetër sigurie, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, e ndërlikon perspektivën e një arkitekture të qartë e të qëndrueshme”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, kryetari i Komitetit Ushtarak, gjenerali Petr Pavel ka theksuar se, Aleanca ka sfida shumë të vështira përpara.

“Jemi të sfiduar nga aktorë shtetërorë e jo shtetërorë, forca ushtarake, grupe terroriste dhe sulmet kibernetike. Përgjegjësia jonë mbetet mbrojtja e territorit dhe popullësisë sonë”, ka thënë Pavel.

Gjenerali ka nënvizuar se, strategjia mbrojtëse e Aleancës ka konsistuar në mbajtjen hapur të opsionit të dialogut dhe në përpjekjet për stabilitet. “Aleanca duhet të jetë në gjendje t’u përgjigjet sfidave brenda dhe jashtë kufijve të saj”, ka shtuar Pavel.

2 komente në “Rama: Do rrisim shpenzimet për mbrojtjen. Ballkani duhet të përfshihet i plotë në NATO (thumbon Serbinë)”

  1. Stefan says:

    do rrisim shpenzimet ne avione, anije luftarake, helikoptere, missile, dhe cdo qe kan shtetet e fuqishme, por ka nje problem, skemi ushtare :))))))
    ah ti je ftof ne tajare, populli me 100 mije lek pension ti flet kodra mbas bregu.

  2. tomorri says:

    Stefan ,dukesh qe je shume i vogel ne trup dhe ne mendje por nuk e di pse nuk te pelqen kjo ide e shtimit te shpenzimeve ,shiko se si lehte e lehte shtetet e tjera po rregullojne edhe mirqenjen edhe po rrisin sigurine per mbrojtjen.Stefan: po ta them me hapur ty te mundon ajo kenga e trimave te Sali berishes aty nga viti 92-97 qe thoshte midis te tjerave: “punon bota dhe hame ne” Shko andej nga gardhi i vehapit se tjeter gje nuk di ti tru thare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje