VIDEO/ Lëvizja e re brenda PD? Rrëfehet Astrit Patozi

16 Shtator 2017, 11:13Politika TEMA

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka folur në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus” për lëvizjen e re brenda PD-së.

Ai foli me emra duke konfirmuar që në lëvizjen e tij do të jenë Topalli, Bregu dhe shumë të pakënaqur të tjerë ndaj Bashës, të cilët futen te i quajturi grupi anti-Basha.

Gjithashtu, ish-deputeti i PD-së,  Patozi ka ndryshuar mendim në lidhje me mospërfshirjen në listën e deputetëve nga kreu i asaj partie, Lulzim Basha, duke u shprehur se është ndjerë i çliruar që nuk ishte pjesë e asaj mbledhjeje ku rrodhën votat.

Kur e mësova në fillim që nuk isha në listën “Basha”, kisha një lloj keqardhjeje, pasi mendoja se isha ende i zoti të qëndroja në fushë.

Me kalimin e kohës, me prezantimin e grupit të PD-së, jam ndjerë i çliruar që nuk isha pjesë e asaj mbledhjeje ku rodhën votat”, tha Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje