Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë nga vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi nga Peqini, e cila disa muaj më parë që u dogj në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të nxehtë.
Teksa poston fotot e vogëlushes në facebook Rama bën me dije se ajo është jashtë çdo rreziku dhe gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj.
“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj???”,- shkruan Rama.
Për kurinin e saj jashtë shetit u kujdes vetë kryeministri Edi Rama, i cili pak kohë më parë mundësoi kurimin e saj në Turqi.