Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu është dreJtuar me tone të apshpra deputetëve të PD gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, mësohet se Basha u ka thënë deputetëve se tashmë e tutje gjithçka do të funksionojë ndryshe, me një angazhim total për një opozitarizëm të fortë.
“Deputetët do funksionojnë ndryshe. Puna e deputetit është full time, jo me kohë të pjesshme. Duhet disiplinim i punës, për te rritur eficencën dhe opozitarizmin.
Nuk mund të lejohen më angazhime të pjesshme me disa orë.
Deputetët do të angazhohen çdo ditë me kohë të plotë si ligjvënës dhe në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Basha.
Më tej Basha mësohet të këtë thënë se … “Të gjithë deputetët do të jenë aktivë dhe nuk do lejohet asnje i mënjanuar”.